Aktualitet

I mbijetoi masakrës së Shkodrës/ Zbardhet dëshmia e Erogen Vasos, rrëzon alibinë e Ragip Gilës! Ja çfarë dyshon policia

Ai ka dëshmuar para grupit hetimor se nuk e njeh Ragip Gilën (autori i ngjarjes), dhe nuk ka pasur asnjë konflikt me të. 

zh.ll
I mbijetoi masakrës së Shkodrës/ Zbardhet dëshmia e Erogen
Ragip Gila-Erogen Vaso

SHKODËR- Erogen Vaso (Brajoviç), i cili dyshohet se ishte edhe shënjestra e atentatit të djeshëm në Shkodër, është marrë në pyetje nga oficerët e policisë në ambientet e spitalit të Traumës. Ai ka dëshmuar para grupit hetimor se nuk e njeh Ragip Gilën (autori i ngjarjes), dhe nuk ka pasur asnjë konflikt me të. 

Erogen Vaso: Nuk kam konflikte, jam biznesmen, qytetar i ndershëm dhe kam kontribute në komunitet.

Ndërsa në një reagim nga rrjetet sociale, mbrëmjen e djeshme, Vaso nuk e përmendi në asnjë moment autorin 29-vjeçar. Në reagimin e tij, ai ka shpreh ngushëllimet për dy viktimata, dhe më pas ka vijuar me informacinon në lidhje me aktivitetet në biznese dhe pjesëmarrjen në futboll.

Mirëpo, dëshmia e tij ka rrëzuar alibinë e autorit Ragip Gila. Ky i fundit pretendon se para disa muajsh, Erogen Vaso i ka ndërprerë rrugën me makinë të blinduar dhe e ka sharë, ndërsa deklaroi se Vaso ishte objektivi i tij i vetëm. Ndërkohë, policia dyshon se vrasja është me pagesë.

Ragip Gila: Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të. Erogen Vaso ka ndenjur duke më ka kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam patur personale vetëm me Ergogen Vason dhe doja të qëlloja vetëm atë. Pra kam patur probleme personale me të...

Erogen Vaso Brajoviç, i cili mbijetoi atentatit që ndodhi dje në mes të Shkodrës, ku mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi)

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës, 8 shtator, ku 29-vjeçari Ragip Gila hapi zjarr në një lokal pranë Bashkisë së Shkodër, ku Armando Pali dhe Erogen Brajoviçku ishin duke pirë kafe. Por breshëria e plumbave kapi 5 persona, mes tyre kamarieren 25-vjeçare Meri Kaceri dhe një grua që ndodhej rastësisht në vendngjarje. I vdekur mbeti Armando Pali, punojës i IKMT-së dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër, dhe Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, truproja e Erogen Brajoviç. Ndërsa Erogen Brajoviçku i cili ka qenë shënjestra e atentatit, mbeti i plagosur.  

Ndërkohë, autori 29-vjeçarë u arrestua gjatë një tentativë për t'i ikur policisë, ku u aksidentua në dalje të qytetit dhe më pas u largua me këmbë drejt lumit Kir. Por, pas një ndjekje prej disa minutash ai u kap nga Forcat Shqiponja, ndërsa gjatë arrestimit iu sekuestrua edhe arma e krimit. 

Por kush është Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç?

43-vjeçari rezulton një emër i njohur për autoritetet, pasi në korrik të vitit 2023 emri i tij doli në grupin e Bajrave në Shkodër. Në vitin 2007 ai është akuzuar për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”.

Erogen Vaso është vëllai i të arresuarit Denis Brajoviç (Bajri). 37-vjeçari, një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me akuzën e vrasjes së Gjin Ndojit në vitin 2020 në Shkodër për llogari të Ervis Martinajt. Bajri akuzohet për një sërë veprash penale në fushën e krimeve kundër personit, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për armëmbajtje pa leje.

Denis Bajri u ekstradua nga Dubai në korrik të këtij viti. Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza” pasi akuzohet për vrasjen e Gjin Ndojit. Emri i tij doli në dritë nga përgjimet e zbardhura të aplikacionit "SkyECC", si pjesë e grupit Bajri në Shkodër. Në mesazhet e shkëmbyera mes tyre, kuptohet se autorët e kanë kryer vrasjen për "llogari" të biznesmenit tashmë të zhdukur, Ervis Martinaj. Si shkëmbim, Martinaj do të hiqte qafe Kleant Musabelliun, por fatmirësisht kjo e fundit nuk arriti që të realizohej kurrë./ZËRI

Poll

MOS HUMB