Aktualitet

Vrasja e Fatbardh Licit/ SPAK mbyll hetimet për Safet e Behar Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon

SPAK ka zbritur dosjen penale në GJKKO dhe ka bërë kërkesë për kalimin e çështjes në seancë gjyqësore.

zh.ll
Vrasja e Fatbardh Licit/ SPAK mbyll hetimet për Safet e Behar Bajrin,
Astmer Bilai, Behar Bajri dhe Safet Bajri

TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet për Safet Bajrin, Behar Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit. SPAK ka zbritur dosjen penale në GJKKO dhe ka bërë kërkesë për kalimin e çështjes në seancë gjyqësore.

Ndërkohë, më 20 nëntor, u lirua nga qeia Eria Ago, ish-e dashura e Safet Bajrit. Gjykata e Posaçme e Apelit zbuti masën nga “arrest në burg” në “arrest ne shtëpi”. Prej muajsh, Eria Ago mbahej në paraburgim në IVEP Pojskë, pasi dyshohej se ndihmoi Bajrin per tu larguar në vrasjen e Fatbardh Licit. 

Por si nisi saga e ngjarjeve në Shkodër?

Saga e vrasjeve në në Shkodër nisi në qershor të 2018 me vrasjen e biznesmenit Mehdi Kavaja. Pas vrasjes së tij, më 15 korrik u vra ish-polici Boran Bërçana dhe bashkëjetuesja e tij, Silva Ndoci.

Më 10 gusht u vra Fatbardh Lici, kunati i biznesmenit Lulzim Kulla. Lici ishte duke pirë kafe në një lokal në lagjen Kiras në Shkodër. Dy persona iu afruan, njëri prej tyre doli nga makina tip "Mercedez Benz" duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim tij. Në zonën e Shkodrës, ai njihej edhe si kunati i Lul Kullës, i njohur si i “forti” i Shkodrës. Por emri i Fatbardh Licit u ka dalë edhe në rastin e arrestimit të disa gjobvënësve në Shkodër. Fatbardh Lici është xhaxhai i Muhamet, Ibrahim dhe të ndjerit Hamza Lici, i cili u vra pak muaj më parë në hyrje të lagjes Dobraç, zonë e njohur si territor i Bajrave.

Po në gusht të atij viti më datë 23 u zhdukën Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, të cilit kishin lidhje familjare, dajë dhe nip. Pas zhdukjes së tyre vetëm 4 ditë më vonë, më 27 gusht u vra Prendush Fusha.

Por, vrasjet nuk u ndalën me aq, më 1 shtator u ekzekutua biznesmeni Arjan Ferracaku, dy muaj më vonë në 14 nëntor, mbeti viktimë Fatos Ferracaku, i cili ishte kushëriri i Arjanit dhe ishte tregtar peshku. Por, pasi viti 2018 u mbyll me 7 vrasje dhe 2 të zhdukur, saga nuk u ndal deri këtu, por ekzekutimet vazhduan deri më 2019. 

Më 24 shkurt Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Asmer Bilalin. Për të tre rëndojnë veprat penale:"vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës F.L, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. 

Sipas SPAK, motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre. Kështu për të marrë hak, Bajrajt dhe Bilalit.

Vrasja e Fatbardh Licit ndodhi më 10 Gusht 2018 teksa ai ishte duke pirë kafe në një lokal në lagjen Kiras në Shkodër. Dy persona iu afruan, njëri prej tyre doli nga makina tip "Mercedez Benz" duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të Fatbardh Licit. Fatbardh Lici është xhaxhai i Muhamet, Ibrahim dhe të ndjerit Hamza Lici, i cili u vra pak muaj më parë në hyrje të lagjes Dobraç, zonë e njohur si territor i Bajrave./ZËRI

Poll

MOS HUMB