Aktualitet

Vrasja e Valter Fjerzës në Shkodër/ Arrestohet 22-vjeçari, akuzohet se mbështeti autorin

Mësohet se në pranga është vendosur Aleksandër Mëhilli.

F.I
Vrasja e Valter Fjerzës në Shkodër/ Arrestohet 22-vjeçari,
Valter Fierza

SHKODËR-Policia vendore e Shkodrës ka arrestuar një 22-vjeçar të dyshuar dhe akuzuar si mbështetës të autorit të vrasjes së Valter Fierzës, ngjarje e ndodhur në shtator të vitit 2023. Mësohet se në pranga është vendosur Aleksandër Mëhilli. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një mjet prerës (thikë) që 22-vjeçari e kishte me vete.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në inteligjencën policore për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet në rrugë në fshatin Dobraç, menjëherë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan punën dhe si rezultat kapën e ndaluan shtetasin A. M., 22 vjeç (Aleksandër Mëhilli), banues në fshatin  Hot i Ri”. 22-vjeçari ishte shpallur në kërkim i dyshuar si bashkëpunëtor  në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 21 shtator 2023, në fshatin Hot i Ri, ku për shkak të një konflikti të çastit, jashtë një lokali, mbeti i vrarë me armë zjarri Valter Fjerza.

Sherri për parkimin dyshohet se ka qenë shkak i vrasjes së 33-vjeçarit Valter Fierza në fshatin Hot i Ri. I gjithë konflikti nisi mes vëllait të viktimës Kolë Fierza dhe autorit të dyshuar të vrasjes. Debati nisi në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga. Pas debatit është afruar më një automjet Valter Fierza, e pikërisht në atë moment Klodian Mëhilli e ka qëlluar me automatik duke e lënë të vdekur në vend. 

Më 5 Mars të këtij viti u dorëzua në Policinë e Shkodrës i dyshuari si autor i krimit, Klodian Mhilli, 24 vjeç. Një ditë pas ngjarjes së rëndë u arrestua vëllai i autorit, Paulo Mhilli. Ndërsa ende janë në kërkim kushërinjtë Klodian Mhlillit, Aleksandër, Luçiano Mhilli si dhe Enton Dushaj. Ky i fundit u arrestua më 8 Shtator të këtij viti. Kurse Luçiano Mhilli, vëllai i autorit të dyshuar, u kap më 25 Shtator nga policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB