Aktualitet

Zjarr i madh pranë 'Eco Park'! Digjen dhjetëra autobusë të rreshtuar në sektorin Rinia në Durrës

Zjarrfikësit ndodhin në vendit e ngjarjes, të cilët po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit

F.I
Zjarr i madh pranë 'Eco Park'! Digjen dhjetëra autobusë
PAMJE NGA VENDNGJARJA

DURRËS-Një zjarr i madh ka rënë në zonën e Fllakës, ku një numër i madh autobusësh të braktisur janë përfshirë nga flakët në sektorin Rinia. Zjarrfikësit ndodhin në vendit e ngjarjes, të cilët po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit në sektor, ndërsa hetimet vijojnë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15, Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco Park”, ka rënë zjarr në ambientet e parkimit të autobusëve, ku, si pasojë, janë përfshirë nga flakët disa autobusë të vjetër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB