Aktualitet

Zjarr në qendrën e azil-kërkuesve në Tiranë, evakuohen personat

Fatmirësisht si pasojë e flakëve ka pasur vetëm dëme materiale.

F.I
Zjarr në qendrën e azil-kërkuesve në Tiranë, evakuohen
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Mëngjesin e sotëm është përfshirë nga zjarri qendra e azil-kërkuesve në Babrru. Fatmirësisht si pasojë e flakëve ka pasur vetëm dëme materiale. Policia njofton se personat të cilët ndodheshin brenda qendrës janë evakuuar në kohë. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndije elektrike.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.01.2025, rreth orës 08:40, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në qendrën azil-kërkues në Babrru.

Shërbimet e Policisë kanë evakuuar në kohë personat brenda qendrës.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës u bë e mundur fikja e zjarrit. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit./ZËRI

Poll

MOS HUMB