
TIRANË-Kryebashkiaku socialist i Devollit, Eduard Duro është paraqitur sot në GJKKO ku do mbahet seanca paraprake. Duro u mor nën hetim nga SPAK për “shpërdorim detyre” dhe sot ka seancën e radhës në këtë institucion. Kryetari i bashkisë Devoll akuzohet se ka licensuar një pikë karburanti e cila ishte ndërtuar pa leje.
Në dhjetor të vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme dërgoi në GJKKO kërkesën për gjykim për kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro dhe 4 të pandehurit e tjerë, Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija, Gazmend Mali e Vojsava Bregu, të akuzuar për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për pikë e karburantit “Genci Petrol”, e cila sipas SPAK, që prej vitit 2015 kur ka marrë licencimin në shkelje të ligjit e deri më tani, ka realizuar përfitime të padrejta./ZËRI