Aktualitet

150 hektarë pisha të djegura, dy avionë “Canadir” vijnë nga Greqia të shuajnë flakët në Pishporo

Deri tani si pasojë e zjarrit llogariten të jenë djegur mbi 150 ha pyll me pisha.

E.K
150 hektarë pisha të djegura, dy avionë “Canadir”
Dy avionë “Canadir” vijnë nga Greqia të shuajnë flakët në Pishporo

PISHPORO- Pas një beteje që po zgjat më shumë se një javë me flakët që kanë përpirë pyllin në Pishporo-Darzezë, dy avionë ‘Canadir’ kanë mbërritur nga Greqia për shuarjen e flakëve.

Ndërhyrja e tyre nga ajri u realizua pas kërkesës së bërë mekanizmit europian të Mbrojtjes Civile të Greqisë, e cila iu përgjigj pozitivisht.

150 hektarë pisha të djegura, dy avionë “Canadir”
Pamje nga puna e zjarrfikesve

Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Fier, Zija Hyka, Darëzeza, mbetet vatra më problematike, mëngjesin e kësaj të hëne. Pranë vatrës së zjarritndodhen tre mjete zjarrfikëse, ndërkohë që ky masiv pyjor shtrihet përgjatë vijës bregdetare.

Deri tani si pasojë e zjarrit llogariten të jenë djegur mbi 150 ha pyll me pisha.

150 hektarë pisha të djegura, dy avionë “Canadir”
Zjarri ka shkrumbuar 150 hektare

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako pranoi dje se Shqipëria nuk ka asnjë helikopter në gatishmëri në raste zjarresh. Në një prononcim për mediat, Çako tha se helikopteri është ende në servis dhe nuk mund të ngrihet në fluturim pa plotësuar orët.

Çako shtoi gjithashtu se është krijuar një perimetër për t’i mbajtur flakët jashtë zonave të banuara./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB