Aktualitet

Aksident me vdekje në 'Katër Rrugët e Shijakut', përplasen dy makina, humb jetën njëri nga drejtuesit

Një makinë tip "Volkswagen" është përplasur me një "Ford", drejtuesi i të cilit një 26-vjeçar ka humbur jetën në vendngjarje.

zh.ll
Aksident me vdekje në 'Katër Rrugët e Shijakut',
foto ilustruese

DURRËS- Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e djeshme në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, në fshatin Pjezë. Një makinë tip "Volkswagen" është përplasur me një "Ford", drejtuesi i të cilit një 26-vjeçar ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë shoferi tjetër, 19-vjeç ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 23:55, në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, fshati Pjezë, automjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin F. R., 19 vjeç, banues në Shijak, është përplasur me automjetin tip Ford me drejtues shtetasin G. K., 26 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Si pasojë, shtetasi G. K. ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërsa shtetasi F. R. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, nën mbikëqyrjen e shërbimeve të Policisë, pasi do të vijojnë veprimet procedurale për aksidentin e ndodhur.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Poll

MOS HUMB