Aktualitet

Aksident në Burrel, mjeti përplas 4 këmbësorë, vdes një prej tyre, dy në gjendje të rëndë

Në gjendje të rëndë shëndetësore janë edhe mbesa e 74-vjeçarit të ndjerë, si dhe shoferi i mjeteve të Bashkisë Përparim Nikaj.

E.K F.T
Aksident në Burrel, mjeti përplas 4 këmbësorë, vdes
Pamje nga vendngjarja

BURREL- Një i vdekur dhe tre të plagosur, dy prej të cilëve rëndë është bilanci i një aksidenti të rëndë të regjistruar mesditën e kësaj të hëne në Burrel. Automjeti tip “Mercedez Benz”, i cili drejtohej nga Ylber Xhepavdia humbi kontrollin dhe përplasi 4 këmbësorët. Pas aksidentit ai u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, por u kap pak minuta më vonë.

Fillimisht të katër u dërguan me urgjencë në spital, por fatkeqësisht Veli Bunga, 74 vjeç nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra duke ndërruar jetë. Rëndë janë dhe mbesa e viktimës dhe Përparim Nikaj, të cilët ndodhën në kujdes intensiv.

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë. Bashkë me 28-vjeçarin, është shoqëruar në polici dhe një tjetër person, i cili dyshohet se ka ndihmuar Ylber Xhepavdinë të largohet. Policia po heton shkaqet e aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Aksidentoi 4 këmbësorë dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, lokalizohet, kapet dhe arrestohet 28-vjeçari. Shoqërohet në Komisariat dhe një shtetas tjetër, i cili me mjetin e tij, ndihmoi të largonte nga vendi i aksidentit 28-vjeçarin. Në vijim të informaciont paraprak, ku në vendin e quajtur ‘ish grumbullimi’, në Burrel, shtetasi Y.Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, aksidentoi 4 shtetas (këmbësorë), dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, si rezultat i veprimeve hetimore dhe intensive të kryera nga shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe shërbimet e Policisë Rrëshen, u bë i mundur lokalizimi i vendodhjes, kapja dhe arrestimi i drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasit Y.Xh., 28 vjeç, banues në Mat. Gjithashtu, u bë shoqërimi në Komisariat i shtetasit A.B., i cili me automjetin e tij, ndihmoi të largonte nga vendi i aksidentit shtetasin Y.Xh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB