Aktualitet

Arratisja e të arrestuarit nga komisariati në Elbasan, pezullohen nga detyra tre efektivë policie

Në njoftim, AMP bën me dije se të tre janë të dyshuar për "Shpërdorim i detyre.”

F.m
Arratisja e të arrestuarit nga komisariati në Elbasan, pezullohen nga
Foto Ilustruese

ELBASAN- Tre punonjës policie janë pezulluar nga detyra me vendim të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Në njoftim, AMP bën me dije se të tre janë të dyshuar për "Shpërdorim i detyre.” Më konkretisht janë pezulluar:

Nënkomisar A. ZH., 35 vjeç, me detyrë Specialist për Rendin, në Komisariatin e Policisë Elbasan;

⁠Inspektor P. B., 54 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist Informacioni, në Komisariatin e Policisë Elbasan;

⁠Inspektor J. GJ., 60 vjeç, me detyrë Ndihmës specialist për ruajtjen e dhomave të sigurisë, në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Të tre kanë lejuar që tu arratisej B. Z., i cili ishte arrestuar në flagrancë, si person i dyshuar për një vepër penale.

Njoftimi:

AMP pezullon 3 punonjës policie në Elbasan. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë të karakterit ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj tre punonjësve të policisë në Komisariatin e Policisë Elbasan, të dyshuar për "Shpërdorim i detyrës", e konkretisht;

- Nënkomisar A. ZH., 35 vjeç, me detyrë Specialist për Rendin, në Komisariatin e Policisë Elbasan;

- ⁠Inspektor P. B., 54 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist Informacioni, në Komisariatin e Policisë Elbasan;

- ⁠Inspektor J. GJ., 60 vjeç, me detyrë Ndihmës specialist për ruajtjen e dhomave të sigurisë, në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Caktimi i masave të sigurisë për punonjësit e policisë të sipërcituar është bërë i mundur, pasi nga hetimet e zhvilluara lidhur me ngjarjen e datës 03.06.2025, janë administruar prova dhe fakte se këta punonjës policie, me anë të mosveprimit dhe në shkelje të dispozitave të parashikuara në aktet ligjore e nënligjore që normojnë punën në Policinë e Shtetit, nuk kanë marrë masat e nevojshme për trajtimin dhe sigurimin e personave të ndaluar/shoqëruar në ambientet e policisë, duke sjellë si pasojë arratisjen e shtetasit B. Z., i cili ishte arrestuar në flagrancë, si person i dyshuar për një vepër penale.

Poll

MOS HUMB