Aktualitet

Detyra larg vendbanimit mohon të drejtën për të votuar, gazetarja: KQZ nuk foli për të përjashtuarit

Gazetarët shpërndahen në zona të caktuara të Shqipërisë për të informuar publikun në kohë reale për pjesëmarrjen në votime, por vetë nuk mund të votojnë.

F.I
Detyra larg vendbanimit mohon të drejtën për të votuar,
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Katër ditë nga zgjedhjet dhe shqiptarët do tu drejtohet kutive të votimit, por disa prej tyre nuk kanë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e votës.

Gazetarja Kristi Gongo ka ngritur një shqetësim që ashtu si për shumë kolegë, përsëritet çdo herë pas zgjedhjeve lokale apo parlamentare. Për shkak të rëndësisë së ditës së raportimit, gazetarët shpërndahen në zona të caktuara të Shqipërisë për të informuar publikun në kohë reale për pjesëmarrjen në votime, por vetë nuk mund të votojnë.

Gongo sjell shembullin e Kosovës dhe kërkon që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ta ndjekë atë. Sipas saj për ata që për një arsye apo për një tjetër nuk votonin dot në qendrën ku kishin emrin në listën e votimit, nuk ju mohohej kjo e drejtë, por kishin në dispozicion një qëndër të veçantë për çdo njësi.

“Unë jam e vetëdijshme për rëndësinë e votës dhe në brendësi të njohjes së sistemit, por e pamundur të ushtroj të drejtën e votës. Teksa për herë të parë mundësohet vota e diasporës, unë e shumë kolegë të mi, përjashtohemi nga e drejta e votës për shkak se nuk do jemi në qendrën e votimit të caktuar në ditën e votimit, duke qenë se mbulojmë zona zgjedhore larg vendbanimit. E afërt ishte data e zgjedhjeve në Kosovë, nga ku vëzhgova një përvojë të shkëlqyer votimi, edhe për ata që për një arsye apo për një tjetër nuk votonin dot në qendrën ku kishin emrin në listën e votimit, nuk ju mohohej kjo e drejtë, por kishin në dispozicion një qëndër të veçantë për çdo njësi. E keqardhur që në Shqipëri, edhe pse u bënë ndryshime në Kodin Zgjedhor, nuk foli njeri për të përjashtuarit e votës. Modeli i votimit me kusht i Kosovës kaq afër dhe kaq larg nesh”, shkruan gazetarja Kristi Gongo.

Poll

MOS HUMB