
TIRANË- Klodian Shahini, Henerigert Mitri, Pëllumb Gjoka, Elton Zalla (kultivues kanabisi) dhe persona të tjerë të paidenfikuar janë identifikuar nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë marrë marrë me lojrat e fatit në Lezhë. Në dosjen e SPAK, sqarohet se Klodian Shahini, shefi i Sektorit kundër Trafiqeve të Paligjshme i është vënë në dispozicion Elson Reçit për t'ju përgjigjur për çdo kërkesë. Në bisedat mes tyre, Reçi i dërgonte foto targa makinash (AA075MG, AA448ZZ, AA481XY, AB799AB, AB207RD, AA448PN, AA994JY, AB871AU, ABl66AS, AA361 UT, AB765BK), pa i shkruar asnjë tekst, e Klodiani ia verifikonte.
Nga ana e tij, Henerigert Mitri si drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës, edhe pse e dinte, nuk ka marrë asnjë masë për të ndaluar aktivitetin e lojrave të fatit në "Bar Kafe Medusa". Këtë "nder" e bënte për llogari të Pëllumb Gjokës (i arrestuar gjithashtu nga SPAK). Edhe pse Mitri e dinte që aty vazhdonte aktiviteti i lojërave të fatit, sërish ka lejuar Pëllumb Gjokën që të vazhdonte i qetë angazhimin e tij kriminal. Siguria është dhënë nga vetë Gjoka, pasi ky i fundit ka biseduar me Oltian Bistrin për kolegun e tij, Mitrin. Por kishte bërë një gabim.
Pellumb Gjoka komunikon me Oltian Bistrin dhe ky i fundit i shkruan, ...Pa i thene Gertit shkuan ata? Ca thua! Me dere te fshehte e kishe aty? I hapen problem Gertit? Po si vajten pa i thene? Drejtor tjetri!.
Aksioni është bërë në lokalin "Medusa" dhe kishin arrestuar Ermando Permargjetën.
Por sipas bisedës së tyre, zbulohet edhe që Henerigert Mitri i përmendur si "Gerti drejtor", nuk duhet të kishte marrë përsipër mbulimin e ngjarjes pa marrë dakordësinë e eprorëve. Biseda lë të kuptohet se në lidhje me Pëllumb Gjokën, Henerigerti ka qenë i detyruar t'i përgjigjet pasi ka qenë dakordësuar më parë. Madje e orienton biznesmenin se ku duhet që të japë ryshfet.
"Pellumb Gjoka para OJtian Bistrit, ne oren 12.34 komunikon me Henerigert Mitri, me te cilin Jene takim dhe Henerigerti nderkohe ne bisede shpjegon ngjarjen dhe i permend emrin e oficerit te Drejtorise Hetimore Gentjan Ndoji, i cili ka mbajtur procesverbalin e kapjes ne flagrance date 31.01.2020, ora 20:30. Henerigerti i shpjegon edhe per takimet qe ka patur. Ne vazhdim ne oren 16.03, Pellumb Gjoka komunikon serish me shtetasin OJtian Bistri, i cili i thote Pellumbit qe nuk ka fare te beje tani pasi pajisjet jane kapur dhe se Henerigerti te cilit i referohet me "Gerti" nuk duhet t'i kishte dhene siguri Pellumbit ne zhvillimin e ketij aktiviteti nese nuk ka patur dakordesine e eproreve. OJtiani i tregon se do perpiqet per t'i gjetur nje zgjidhje. Ne oren l 8.07, Henerigert Mitri i shkruan Pellumb Gjokes dhe i tregon se ka mberritur ne Tirane, sipas takimit te Jene ne oren 13:34, dhe i tregon se gjyqtari (zbulohet se është Artan Hajredinaj)qe do shqyrtoje masen e sigurimit per shtetasin Ermando Permargjeta, do jete nje Tropojan dhe se eshte burre i mire. Henerigerti tregon, se i ka thene dikujt qe te takohet me Pellumbin. Me date 04.02.2020, Henerigert Mitri i shkruan Pellumb Gjokes dhe i tregon lidhur me nje bisede qe ka patur me nje te njohur, me te cilin ka shprehur opinione per dike."
Permargjeta është liruar me datë 19.02.2020, pas 15 ditëve burg.
"Me date 23.04.2020, Henerigert Mitri, komunikon me Pellumb Gjoken dhe dyshohet se lidhet me biseden e dates 09.03.2020, ku Henerigerti shfaq pakenaqesi qe "shoku" i Pellumbit nuk i ka thene faleminderit per punen qe i ka mbaruar Henerigerti. Me date 06.07.2020, Henerigert Mitri komunikon me Pellumb Gjoken dhe diskuton rreth nje shume IO mije euro ne muaj per nje person, mete cilin do e lidhe Henerigerti. Me date 13.07.2021, prokurori i yeshtjes Erjon Shehaj, ne diskutimet perfundimtare te yeshtjes penale Nr. l 05/2020 ka kerkuar deklarimin fajtor per Ermando Permargjeta per vepren penale "Moskallezimi i krimit" dhe denimin e tij me 1 muaj burg, ne aplikim te nenit 406 te Kodit te Procedures Penale, te denohet me 20 dite burgim. Erjon Shehaj eshte caktuar prokuror çeshtje me vendim te drejtuesit te Prokurorise Lezhe date 15.05.2020 pas kerkeses per heqje dore te Sabri Kastratit me date 13.02.2020. Me date 14.09.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe me vendim Nr.274/474, ka vendosur denimin e Edmond Permargjetes per vepren penale "Moskallezimi i krimit" parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal, me 2 muaj burgim, ne aplikim te nenit 59 te Kodit te Procedures Penale, denimin me 4 muaj sherbim prove."
Por Mitri duket se nuk është marrë vetëm me lojrat e fatit, pasi rezulton se ka mbuluar edhe kultivimin e kanabisit në zonë. Edhe për parcelat, ka pasur dijeni por nuk ka vepruar, ose nëse e ka bërë, ka qenë selektiv duket mos i "dëmtuar" ata që e paguanin. Në biseda i permend edhe Arben Ndokën, për të cilin shprehet se në atë zonë vite më parë ka kultivuar edhe Arben Ndoka cannabis.
Mitri i dërgonte në "SkyECC" koordinatat Klodian Shahinit duke e njoftuar se në ato zona janë bashkëpunëtorët e tij. Në rastet kur kishte aksion, lajmëronte Shahinin për t'i çuar fjalë "personave' që të digjnin bimët. Në këto ngjarje Klodiani dhe Mitri ishin në një linjë mendimi, por shqetësimi ka nisur kur Henerigerti ikën nga DVP Lezhë. Atëherë, menjëherë njofton kultivuesit që të gjejnë kontate të reja për të qenë të sigurtë.
Dje, me urdhër të drejtorit të Policië së Shtetit u përjashtuan nga radhët e Policisë./ZËRI