Aktualitet

“Ishte çun me nam”, flet i afërmi i Fatjon Dervishit

Arben Meta zbulon se viktima prej vitesh jetonte së bashku me familjen e tij në Gjermani, ku ka edhe tashmë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij

E.K
“Ishte çun me nam”, flet i afërmi i Fatjon Dervishit
Arben Meta, kushëriri i viktimës

SUKTH- Një i afërm i 38-vjeçarit, Fatjon Dervishi, i cili u ekzekutua në mesnatë në zonën e Sukthit, ka qenë dëshmitar i krismës së armës që i morën jetën kushëririt të tij. I afërmi i Dervishit, Arben Meta, teksa ka folur për mediat pas ngjarjes ka treguar se ishte në vendin e tij të punës si roje nate në momentin që ka dëgjuar të shtënat. Ai ka deklaruar se Dervishi ishte një person i qetë dhe pa konflikte, ndërsa prej vitesh jetonte dhe punonte në Gjermani, ku aktualisht ndodhet dhe familja e tij.

“E njoh që fëmijë, ishte çun me nam, punonte në Gjermani, vinte në Shqipëri, ikte prap. Ishte djali i urtë, jam kushëriri i tij. I dëgjova krismat. Lashë punën dhe ika. Ai ishte i martuar, ka dy fëmijë, i ka jashtë. Ishte djalë me norma, vetëm babain kishte në Shqipëri.

I vëllai i tij është arrestuar për drogë jashtë. Djalin që ishte me të në makinë nuk e njoh. Ishte në një lokal në Sukth, nuk di të ketë konflikte me njeri”, tha kushëriri. Pikërisht e shkuara e vëllait të tij është momentalisht edhe pista kryesore e hetimeve, në të cilën është përqëndruar policia, pasi për vetë 38-vjeçarin nuk ka pasur asnjë rast skedimi.

I vëllai i Fatjon Dervishit disa vite më parë dyshohet se ka ekzekutuar një peson nga Lezha, vrasja ka ndodhur jashtë Shqipërisë. Sa i takon vrasjes, Dervishi po kthehej në banesën e tij me një mik, në momentin që i është zënë pritë dhe makina në të cilën udhëtonte është qëlluar me breshëri arme.

Për fat të mirë, miku i Dervishit nuk ka pësuar lëndim nga ngjarja, ndërkohë që në polici ka dëshmuar se nuk i ka njohur autorët. Pas ngjarjes, duke përfituar dhe nga orari i vonë, si dhe errësira në rrugë, autorët janë larguar të pashqetësuar, e madje nuk është raportuar as ndonjë makinë e djegur sicc ndodh rëndom në raste të tilla./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB