Aktualitet

Iu bë atentat para shkollës në Lezhë, lihet në burg Agron Puka, zbardhet DËSHMIA

Mësohet se para togave të zeza, Puka ka deklaruar se ka qëlluar për vetëmbrojtje.

E.K
Iu bë atentat para shkollës në Lezhë, lihet në burg
Pamje nga vendi i ngjarjes

LEZHË- Gjykata e Lezhës ka lënë në burg pa afat Agron Pukën, 54-vjeçarin, i cili i shpëtoi një atentati ndaj tij disa ditë më parë në Rrilë të Lezhës. Ai u njoh me masën e sigurisë në spitalin e Traumës ku po merr ndihmë mjekësore. Sipas autoriteteve, Puka iu është kundërpërgjigjur me armë zjarri autorëve pas të shtënave. Mësohet se para togave të zeza, Puka ka deklaruar se ka qëlluar për vetëmbrojtje.

Agron Puka u qëllua me breshëri plumbash sapo la fëmijët në shkollë, në Rrilë të Lezhës. Të shtënat bënë që të pezullohej mësimi në shkollën 9-vjeçare ‘Marash Gjoni’, pasi nxënësit dhe mësuesit u bënë dëshmitarë të atentatit që iu rrezikoi jetën. Puka mori një plumb në shpatull dhe për këtë shkak iu nënshtrua dhe një ndërhyrjeje kirurgjikale. Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB