Aktualitet

‘Masakra e Lushnjes’/ Refuzohet kërkesa për marrjen si dëshmitarë të miqve të Laert Haxhisë

Seanca e radhës do të mbahet më 29 shkurt.

f.t
‘Masakra e Lushnjes’/ Refuzohet kërkesa për marrjen si
Laert Haxhiu

TIRANË-Gjykata ka refuzuar kërkesën e avokatëve së Leart Haxhisë për marrjen në pyetje si dëshmitar të Orges Bilbilit e Kaloshit, të dy miq të Haxhisë.  Seanca e radhës do të mbahet më 29 shkurt, ku do të njoftohen tre dëshmitar të mbrojtjes.

Laert Haxhiu është duke u gjykuar ne mungesë. Aktualisht ai ndodhet i prangosur në Greqi, në burgun e Koridhalos. Nga qelia ka rrëfyer se Aldo Bare (Alfred Shkurti) që ndodhet pas hekurave në Shqipëri dhe po vuan dënimin me burgim të përjetshëm ka paguar 1 milion euro për ‘kokën’ e tij. 

Ndërkohë Prokuroria e Posaçme ka rënë në gjurmët e kanalit "Sky ECC", i cili përdorej nga Laert Haxhiu. Kjo e dhënë në duart e hetuesve ka bërë që të rinisë marrja në pyetje e "ushtarëve" të tij. I pari që është marrë në pyetje është bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan (Marjus) Tafani. Kjo pasi në rrëfimin e tij për Prokurorinë e Elbasanit, ai ka dëshmuar për 6 vrasje të ndodhura në bashkëpunim, me të paktën 15 persona të tjerë. Tashmë që dosja i ka kaluar SPAK, të gjithë personat e përmendur dhe përfshirë do të japin dëshmitë e tyre nga e para.

“Masakra e Lushnjes”, ngjarje e ndodhur në shtator të vitt 2017. Shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, por të vdekur mbetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Laert Haxhiu akuzohet nga autoritetet shqiptare për 16 vepra të ndryshme penale, që përfshijnë vrasje, atentate, plagosje, grabitje e shumë të tjera, të kryera në formën e grupit kriminal. Dosja u zbërthye pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Marjus Tafani. Laert Haxhiu u arrestua në Selanik të Greqisë dhe është në pritje të vendimit të gjykatës greke, nëse do të ekstradohet në Shqipëri./ZËRI

Poll

MOS HUMB