Aktualitet

Mbyllja e Muzeut Kombëtar, Binaj: Po i bëhet dhurata më e mirë fqinjve. Të paktën kemi BB, ujë e drita

Në një vendim të bërë publik pak ditë më parë, thuhet se Muzeu Historik Kombëtar do të qëndrojë i mbyllur deri në vitin 2028

E.K
Mbyllja e Muzeut Kombëtar, Binaj: Po i bëhet dhurata më e
Florian Binaj

TIRANË- Mbyllja e Muzeut Kombëtar për 4 vite, ka kaluar në heshtje nga institucionet e kulturës në vendin tonë, por edhe nga opinioni publik, që e ka kaluar si konsum të një lajmi të zakonshëm dite. Nga institucioni nuk jepet asnjë sqarim për projektin, që i vë drunin një prej institucioneve më të rëndësishme në vend. Por aktori Florian Binaj sjell një seri vendimesh të tjera të ngjashme që janë në vendin tonë, dhe që nuk kanë marrë reagim. Ai sjell në kujtesë mbylljen e muzeut arkeologjik të Durrësit, apo dhënien me koncension të Butrintit.

Postimi i Binajt:

Pas shkatërrimit arkeologjit të Durrësit për të bërë pallate dhe një ndërtimi çeliku. Pas mbylljes së muzeut arkeologjik të Durrësit për restaurim… Pas dhënies së Butrintit një grupi njerëzish që mohojnë trashëgiminë tonë duke na quajtur komb u sajuar në 1912 dhe se rrinim si dele e zgurdullonim sytë kur ndërroheshin qytetet e lashtësisë. Pas mbylljes së Palltait të Pionerëve.

Pas shkatërrimit natën të Teatrit Kombëtar. Pas mbylljes së galerisë së arteve prej 2-3 vitesh. Dhe sot mbyllja e Muzeut Kombëtar për 4 vite, në kohë kur vëmendja ka mbërritur në pikën e vockël në hartë po të madhe në histori është në kulm, i bëhet dhurata më e madhe fqinjëve tanë të cilët kanë përvetësuar në shekikt tokë e trashëgimi tonën si të tyren dhe tashmë të bëjnë ç’të duan me historinë dhe artefaktet.

Por s;ka gjë se ne kemi korsi biçikletash, kemi piramindën ku mund të pish kafe, muze komunizmi, rosa e para te liqeni. Kemi partonazhistë, BBV, kemi internet, kemi ujë dhe drita, që edhe mund të mos i kishim fare, na na na na!

Mbyllja e Muzeut Kombëtar, Binaj: Po i bëhet dhurata më e
Postimi i aktorit

Muzeu Historik Kombëtar do të qëndrojë i mbyllur deri më 15 mars të vitit 2028. Lajmin e ka bërë me dije vetë Muzeu përmes një postimi në rrjetet sociale (i cili u fshi disa ditë më vonë) ku bëri me dije se shkak për mbylljen është bërë rikonstruksioni i tij. Nga 15 marsi 2024 deri më 15 mars 2028, Muzeu do e ketë derën e mbyllur për të gjithë vizitorët dhe turistët.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB