Aktualitet

Vrasja e policit në veri/ KFOR: Kemi vepruar në koordinim me PK dhe EULEX-in

Ndër të tjera thuhet se KFOR ka qenë në vendin e ngjarjes dhe ka pasur një koordinim me strukturat e Policisë së Kosovës. Po ashtu misioni i NATO-s në Kosovë ka bërë thirrje për uljen e tensioneve dhe dialog mes Prishtinës dhe Beogradit.

E.K
Vrasja e policit në veri/ KFOR: Kemi vepruar në koordinim me PK dhe
Foto ilustruese

KOSOVË- Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka reaguar këtë të martë në lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë. Përmes një deklaratë, KFOR bën me dije se ka qenë i gatshëm për të ndërhyrë nëse kjo do t’i kërkohej.

Ndër të tjera thuhet se KFOR ka qenë në vendin e ngjarjes dhe ka pasur një koordinim me strukturat e Policisë së Kosovës. Po ashtu misioni i NATO-s në Kosovë ka bërë thirrje për uljen e tensioneve dhe dialog mes Prishtinës dhe Beogradit.

KFOR: Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR kanë vepruar në koordinim të ngushtë, si përgjegjësi i parë, dytë dhe tretë. Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të rregullt me të gjithë përgjegjësit, përfshirë EULEX-in, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe organizatat e sigurisë në Kosovë, sikurse edhe Shefin e Stafit të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës më 24 shtator

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, Kosova u trondit nga një sulm në drejtim të punonjësve të policisë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, dhe mbetën të lënduar dy kolegë të tij, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Ishte ora 02:34 e mëngjesit, kur një patrullë e policisë së Kosovës, vuri re se në hyrje të fshatit Banjskë, në urë, ishin vendosur si bllokadë dy kamionë pa targa, duke bllokuar në këtë mënyrë qarkullimin e mjeteve. Me mbërritjen në vendngjarje, efektivët e policisë së Kosovës janë përballur me rezistencë, ku nga disa pozicione të ndryshme ndaj tyre është qëlluar me armë dhe me granata dore, e për pasojë humbi jetën Bunjaku, dhe u lënduan dy kolegët e tij.

Pas ngjarjes mobilizimi i punonjësve të policisë ishte i menjëhershëm, ndërkohë që agresorët gjetën strehim brenda në Manastirin e Banjskës, ku u mbajtën të rrethuar nga policia, e 3 prej tyre u ekzekutuan fizikisht, ndërsa 6 të tjerëve iu vunë prangat.Kosova e ka shpallur ditën e sotme një ditë zie kombëtare në nderim të efektivit Bunjaku, i cili ra në krye të detyrës. Pikëpyetjet mbeten se cili ishte qëllimi i njësisë serbe të armatosur që qëlloi mbi policinë, ndërsa pritet dhe marrja në pyetje e personave të arrestuar brenda në Manastir./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB