
KOSOVË- Aksioni në Veri të Kosovës është ndjekur hap pas hapi nga "Zëri.ai". Megjithatë shifrat zyrtare të viktimave, të plagosurve dhe të arrestuarve janë konfirmuar vetëm nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla. Nga terreni, para gazetarëve, ai ka bërë me dije se 3 persona, pjesë e grupit të zjarrit që qëlloi nga brenda manastirit janë ekzekutuar. Ka 2 të plagosur dhe 6 të arrestuar. Në lidhje me idetitetin e tyre, ministri është treguar i kujdesshëm duke mos dhënë asnjë detaj tjetër. Por që pritet që në orët në vazhdim të zbulohen më shumë detaje.
Çfarë ka ndodhur në Kosovë?
Kosova është tronditur mëngjesin e kësaj të diele nga një sulm terrorist, që grupe kriminale që dyshohet se janë të lidhura me Serbinë i kanë bërë punonjësve të policisë në Leposaviq. Si pasojë e sulmit me armë dhe me mjete të tjera shpërthyese mbeti i vrarë reshteri i policisë Afrim Bunjaku, dhe u lënduan dy efektivë të tjerë. Deri tani janë vrarë 3 agresorë. Presidentja Vjosa Osmani ndërpreu vizitën e saj zyrtare në SHBA, ndërsa kryeministri Albin Kurti thirri menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Pas mbledhjes Kurti ka deklaruar se më shumë se 30 persona të armatosur – profesionist ushtarakë dhe policorë serbë – po mbahen të rrethuar në manastirin e Banjskës, mes tyre pretendon se ka edhe forca Wanger. Kurti iu bëri thirrje atyre që të dorëzohen, ndërsa Serbia ende hesht./Zëri.ai