Aktualitet

Plagosi me thikë gruan për shkak të xhelozisë, burg për Jakup Shahun: Nuk doja ta qëlloja shpirtin tim

Autori Jakup Shahu dëshmoi i përlotur se qëlloi me thikë në gjaknxehtësi e sipër.

f.t
Plagosi me thikë gruan për shkak të xhelozisë, burg për
Jakup Shahu

TIRANË-Gjykata e Tiranës ka vendosur 'arrest me burg' për Jakup Shahun, i arrestuar pak ditë më parë për masakrimin me thikë të bashkëshortes, Edlira Shahu 46 vjeçe. Sipas prokurorit të çështjes, i dyshuari mbasi e goditi tre herë me thikë gruan, i deklaroi së bijës “ ja ku e ke nënën”. Edlira Shahu vijon të jetë gjendje të rëndë në spital, për shkak të tre plagëve, njëra prej tyre në qafë. Autori Jakup Shahu dëshmoi i përlotur se e qëlloi me thikë në gjaknxehtësi e sipër.

“Nuk doja ta qëlloja shpirtin tim, nuk di si veprova por u nxeha. E qëllova në debat e sipër”, tha i dyshuari i cili shpërtheu në lot në sallën e gjyqit.

Ngjarja ndodhi në 23 maj, ku 52-vjeçari Jakup Shahu, masakroi me thikë bashkëshorten e tij, Edlira Shahu, 46 vjeçe, e cila u dërgua në gjendje të rëndë në spital. Shahu rezulton që të jetë një person me rekorde të mëparshme penale, i dënuar për vrasje./ZËRI

Poll

MOS HUMB