Aktualitet

Qeni që leh, një person i maskuar dhe pastaj shpërthimi. Momenti i vendosjes së tritolit në banesën e gjyqtarit

Policia ka mundur që të sigurojë pamjet e vendosjes së lëndës plasëse, por nuk ka rënë ende në gjurmët e autorit

E.K
Qeni që leh, një person i maskuar dhe pastaj shpërthimi. Momenti
Momenti i vendosjes se tritolit

SHKODËR- ZËRI ka siguruar pamjet e momentit të vendosjes dhe shpërthimit të tritolit në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Stërkaj. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërkohë që kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë skenën, nga shfaqja e personit të maskuar, te vendosja e lëndës plasëse, dhe më pas momenti i shpërthimit, që është ndjerë në të gjithë zonën.

Në momentin e shpërthimit të lëndës plasëse, e gjithë familja e gjyqtarit ka qenë në banesë, ndërsa janë shfaqur të tronditur nga ngjarja. KLGJ dënoi dje sulmin ndaj gjyqtarit, ndërsa sot pritet që Sterkaj të vendoset në mbrojtje.

Vetë gjyqtari gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, është shprehur se nuk ka ndonjë çështje specifike në ngarkim, që mund të kenë çuar në vendosjen e lëndës plasëse.

Sterkaj dhe gruaja e tij, kanë mohuar që të kenë konflikte, përveç atyre që mund të lidhen me detyrën e gjyqtarit të Shkodrës.

Grupi hetimor do të marrë në duar të gjitha çështjet aktuale të cilat gjykon gjyqtari, pasi më herët ai ka qenë një nga gjyqtarët më të njohur të asaj gjykate për shkak se gjykonte të mitur, duke u bërë edhe një prej emrave më të zëshëm për sa iu përket kategorisë së fëmijëve për të mos i dënuar ashpër për aktet e tyre.

Sulmi ndaj gjyqtarit u dënua dhe nga ministrat Taulant Balla dhe Ulsi Manja, ndërsa opozita përmes Gazment Bardhit, kërkoi zbardhjen sa më parë të ngjarjes.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB