
BRITANI E MADHE- Dorian Puka është bërë sërish lajm në "The Telegraph", kësaj here për foton që montoi duke përfshirë politikanin britanik, Nigel Farange. E gjitha nisi pasi media britanike i dedikoi një shkrim shqiptarit 28-vjeçar duke u fokusuar tek jeta e tij luksoze, edhe pse rrezikonte deportimin për në Shqipëri. I menjëherëshëm ishte reagimi i Farage. Puka iu kundërpërgjigj duke postuar një foto të edituar ky shfaqej duke konsumuar një darkë me politikanin britanik.
Pasi u tall një ditë më parë përmes një fotomontazhi me politikanin Nigel Farage sikur po ata drekonin bashkë, i riu nga Lezha ka replikuar përmes një statusi në Instagram me editorin e çështjeve të brendshme në "The Telegraph", gazetarin Charles Hymas, i cili është edhe autori i shkrimit me titullin: Grabitësi shqiptar i dëbuar dy herë nga Anglia qarkullon në Londër me Ferrari.
Në redaksinë “Ti Raporton” ka ardhur ky koment i postuar prej Dorian Pukës në Instagram.

“Charles Hymas. A mendon se mua më bëhet vonë se çfarë ti shkruan për mua? Shkruaj prapë. Mua nuk më bëhet vonë. Thuaj Nigel Farage që të ndalojë kërkesat për një intervistë me mua. Ju nuk jeni në nivelin tim. Mbase kur ti (Charles) do të shkosh në ëestmisnter( Parlamentin Britanik) atëherë do mendohem të ta jap një shans apo jo. Faleminderit,"-shkruan shqiptari, edhe pse me një anglishte të çalë.
Gjithë "fjalimin" e tij e ka shoqëruar me disa emoji që qeshin./ZËRI