Aktualitet

'Gratë e tjera kyçin gojën'/ U arrestua për abuzim seksual të së miturës, Dervish Hasi: 16-vjeçaren nuk e detyrova

I akuzuari Dervish Hasi tha se 16-vjeçaren nuk e ka detyruar askush të bëjë diçka jashtë vullnetit të saj, ndërsa vajza e mitur tha se ka shkuar me dëshirë me 42-vjeçarin.

D.XH
'Gratë e tjera kyçin gojën'/ U arrestua për
Dervish Hasi

TIRANË- Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me ngjarjen shokuese të mësuar një ditë më parë, ku në Tiranë është arrestuar 42-vjeçari Dervish Hasi, me profesion mjek kirurg, pas dyshimeve se tutoronte një vajzë 16-vjeçare, të cilës i kishte premtuar se do të bëhej gruaja e tij e katërt.

Policia ka tentuar të flasë me tre gratë e Hasit, por asnjëra nuk ka dashur të japë një deklaratë për ngjarjen e rëndë, raporton Report TV. Ndërsa, vetë 42-vjeçari, në pyetjet që i janë bërë është përgjigjur shkurt me “Po” ose “Jo”, duke mos dhënë shumë detaje.

Ai ka thënë përpara hetuesve se vajzën nuk e ka detyruar njeri për asgjë. Vajza e mitur, e pyetur në lidhje me këtë ngjarje ka thënë se ka shkuar me dëshirë me 42-vjeçarin. Për shkak të situatës delikate, 16-vjeçarja pritet që të merret në pyetje sërish, në prani të psikologut.

Familja e vajzës ka thënë se nuk kanë pasur çfarë të bëjnë, pasi e mitura ishte indoktrinuar nga Hasi. Ata thanë se nëse do vepronin, kishin frikën e ndonjë veprimi nga ana e vajzës. Policia për këtë rast nuk ka pasur denoncim të mirfilltë, por vetëm indicie.

Dervish Hasi, 42-vjeçar, besimtar mysliman që ka 3 gra, u arrestua nën akuzën se ka tutoruar një 16-vjeçare, të cilës i ka premtuar se do të bëhej gruaja e tij e katërt./ZËRI/

Poll

MOS HUMB