Aktualitet

U kap në “shtëpi bari” në Londër, arrestohet 23-vjeçari shqiptar: Kisha borxhe bixhozi!

Gjatë aksionit, efektivët e Policisë gjetën 140 bimë të shpërndara në 3 dhoma më 2 tetor, së bashku me pajisjet e rritjes së bimëve. 

k.m.
U kap në “shtëpi bari” në Londër, arrestohet
John Hyseni

BRITANI E MADHE- Një emigrant ilegal, i cili u gjet duke u kujdesur për një fermë kanabisi me një vlerë rruge prej rreth 140,000 £, është vendosur në pranga. Shqiptari, John Hyseni, 23 vjeç, u lejua të jetonte në shtëpinë në Firewood Gardens, Gateshead, por me një kusht: të kujdesej për bimët e kanabisit.

Gjatë aksionit, sipas BBC, efektivët e Policisë gjetën 140 bimë të shpërndara në 3 dhoma më 2 tetor, së bashku me pajisjet e rritjes së bimëve. Hyseni, shkoi në Angli me gomone 2 vite më parë dhe para gjykatës pranoi se prodhonte kanabis duke u dënuar me 1 vit e 4 muaj. 

Prokurorja Antonia Adie tha se oficerët kishin marrë një informacion se shtëpia, në zonën Lobley Hill të qytetit, po përdorej për të rritur kanabis. Ajo tha se matësi i energjisë elektrike i pronës ishte modifikuar dhe se Hyseni kështu kishte pasur një avantazh të rëndësishëm.

Por avokatja mbrojtëse, Charlie Thompson tha se Hyseni ishte në fund të zinxhirit të bandave të drogës dhe në fakt ishte thjesht një kopshtar, i cili e bëri punën e tij për të mbledhur "para xhepi". 

"Ai erdhi në Angli me gomone në vitin 2022. Ai u detyrua që të ikte nga Shqiëpria për shkak se kishte shumë borxhe në vendet ku luhen lojra fati,"-tha Thompson.

Ai fillimisht punoi në ndërtim në Londër, por humbi punën dhe shtëpinë kur iu refuzua azili. Kështu që mik i dha mundësinë për të gjetur strehë dhe u detyra që të pranonte.

"Ai e pranon se nuk ka fituar asgjë nga ardhja në Mbretërinë e Bashkuar dhe se duhet të ishte përballur me problemet e tij në Shqipëri, sesa të ikte prej tyre,"-shtoi avokatja duke theksuar se tani klienti i saj kishte marrë një mësim të mirë. 

Megjithatë gjykatësi vendosi se pasi të kryente dënimin, Hyseni do të deportohet në Shqipëri./ZËRI

Poll

MOS HUMB