Aktualitet

VIDEO- Nuk pranoi ndarjen! Shqiptari dhunon dhe tenton të përplasë ish-të dashurën në Itali

Ai e ka përndjekur me makinë dhe ka tentuar ta përplasë.

f.t
VIDEO- Nuk pranoi ndarjen! Shqiptari dhunon dhe tenton të
pamje nga ngjarja

ITALI- Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar shqiptar tentoi të shtypte me makinë ish- të dashurën e tij me të cilën ishte në një lidhje prej më pak se një muaji. Ngjarja ndodhi në zonën e këmbësorëve të Viale Aurelio Saffi në Novi Ligure, në provincën e Alessandrias.

Gruaja 43-vjeçare sipas mediave italiane donte la linte shqiptarin, i cili nuk e ka pranuar ndarjen. Ai e ka përndjekur me makinë dhe ka tentuar ta përplasë. Ajo arriti t’i shpëtojë goditjes së makinës, por 49-vjeçari nuk është mjaftuar me kaq. Ai doli nga makina dhe shkoi ta godasë gruan pa mëshirë.

Kalimtarët e rastit kanë arritur të mbajnë atë dhe më pas kanë ardhur në vendngjarje forcat karabiniere të cilat kanë vënë në pranga shqiptarin./ZËRI

Poll

MOS HUMB