Aktualitet

Vrasja në Ferizaj! Lihet në paraburgim Festim Ramadani dhe bashkëpuntori i tij, Gjykata: E vranë për motive të dobëta

Në vendimin e Gjykatës së Ferizajt thuhet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. 

F.I
Vrasja në Ferizaj! Lihet në paraburgim Festim Ramadani dhe
Festim Ramadani dhe Sadri Sadriu

KOSOVË-Gjykata Themelore në Ferizaj u ka caktuar nga një muaj paraburgim efektivit të Policisë Festim Ramadanit dhe të pandehurit tjetër J.M. për vrasjen e 89-vjeçarit Sadri Sadriut në parkingun e një salle dasmash në Bibaj të Ferizajt. Mediat në Kosovë raportuan se shkaku i vrasjes së të moshuarit, ishte abuzimi me dy motrat e autorit, kur ato ishin vetëm 10 vjeç. Por në vendimin e Gjykatës së Ferizajt thuhet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. 

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, Sahit Krasniqi, ka vlerësuar ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit më datë 16 gusht 2024, rreth orës 19:26, në hyrje të parkingut të sallës së dasmave, në një fshatë të Komunës së Ferizajt, i pandehuri F.R., për motive të ulëta me dashje që ta privoj nga jeta, posa vërejnë të ndjerin se hyn në parkingun e larë cekur të pandehurit secili me automjete të veta ndalën në vendin e ngjarjes, ku i pandehuri J.M., në dorë ka mbajtur një mjetë të fortë dhe është vërsulur në drejtim të të ndjerit, kurse i pandehuri F.R., me armën e zjarrit ka shtënë disa herë në të ndjerin S.S. dhe me atë rast vënë në rrezik edhe personat tjerë të cilët kanë qenë së bashku me të ndjerin, për pasoj i ndjeri ndërron jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Krimi ndodhi gjatë një dasme në fshatin Bibaj në Ferizaj, ku polici qëlloi për vdekje me armë bashkëshortin e tezes së tij, Sadri Sadriun. Mediat në Kosovë raportuan se shkaku i vrasjes së të moshuarit, ishte abuzimi me dy motrat e autorit, kur ato ishin vetëm 10 vjeç. Teksa hetimet për krimin vijojnë, dyshohet se viktima është xhaxhai i bashkëshortit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Hetimet vijojnë./ZËRI

Poll

MOS HUMB