LEZHË- Detaje të tjera janë zbuluar rreth dinamikës së ngjarjes për përplasjen me armë zjarri mbrëmjen e 1 shkurtit në Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur Sokol Daci. Shënjestra e atentatit, Merando Nikulaj, dyshohet gjithashtu se është plagosur, por ëshë larguar nga vendngjarja dhe deri tani nuk dihet asnjë informacion për të.
Ngjarja ndodhi në një berberahane në atë zonë, ku mësohet se autorët kishin dijeni se shënjestra, Merando Nikulaj, ndodhej aty brenda. Ashtu siç u raportua edhe më herët, nga kqëqyrja e pamjeve të, rezulton se autorët janë afruar pranë berberhanes me dy automjete të ndryshme. Burime për Neës24 bëjnë me dije se dy prej autorëve të maskuar dhe me shkopinj bejsbolli, kanë hyrë në sallon, duke çuar më pas në një shkëmbim të fortë zjarri.
Në vendngjarja ka qenë i pranishëm një efektiv policie, 24-vjeçari Besart Kovaçi, i cili sipas hetuesve ka qëlluar i pari me armë zjarri për t'i neutralizuar. Në këtë moment, pasi kanë dëgjuar të shtënat, autorët e tjerë që qëndronin në dy mjetet kanë qëlluar me mbi 30 plumba kallashnikovi në drejtim të sallonit.
Lidhur me këtë ngjarja, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 2 nga të dyshuarit, Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka dhe Kevin Ndoka, nën akuzën e tentativës së vrasjes. Po për të njëjtën ngjarje është shpallur në kërkim edhe 21-vjeçari Merando Nikulaj, i cili dyshohet se ka mbetur i plagosur në këmbë, pasi teksa është larguar nga vendngjarja, është kapur nga kamera e sigurisë duke ecur me vështirësi. Ai dyshohet po ashtu të ketë qëlluar me armë zjarri nga brenda berberhanes. Gjithashtu, është ndaluar edhe efektivi Besart Kovaçi për shpërdorim detyre dhe moskallëim krimi.
Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e 1 shkurtit, ku breshëri plumbash u gjukatën drejt berberhanses së Sokol Dacit. Ky i fundit ndodhej brenda ambjentit kur u sulmua dhe si pasojë ka marrë tre plumba: një në shpatull, një në bark dhe një në këmbë, ndërsa objektivi Merando Nikulaj është larguar pa gjurmë.
Por, çfarë i lidh 3 autorët dhe Nikulajn? Konflikti mes tyre ka nisur që në verë. Mësohet se Merando Nikulaj bashkë me kushëririn e tij janë konfliktuar me njëri-tjetrin, pranë zonës së plazhit ku kanë edhe hotelin. Dy djemtë e Nikulajve i kanë përplasur motorin djemve të fisit Ndoka, ku mësohet se janë konfrontuar fizikisht, me shkopa bejsbolli dhe sende të tjera të forta. Merando Nikulaj është çuar në gjyq lidhur me sherrin që ka pasur me djemtë e fisit Ndoka./ZËRI

