Aktualitet

Zjarri në QSUT "djeg" edhe investimet/ Tender sekret 300 mijë euro për të mbuluar dëmet

Në shkurt të këtij viti, titullarët e këtij institucioni kanë vendosur të shpenzojnë 300 mijë euro për riparimin e dëmeve, ndërkohë që ende nuk është zbardhur shkaku i zjarrit dhe nuk është gjendur përgjegjësi.

k.m.
Zjarri në QSUT "djeg" edhe investimet/ Tender sekret 300
Albana Fico

TIRANË- 2 muaj kanë kaluar nga zjarri që përfshiu Urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë. Teksa Prokuroria e Tiranës ka marrë përsipër që të hetojë shkakun e zjarri, e titullarja e institucionit, Albana Fico u largua nga detyra pa shumë zhurmë, pas në institucionin që drejtoi për 3 vite, la një tjetër "vepër". Në shkurt të këtij viti, titullarët e këtij institucioni kanë vendosur të shpenzojnë 300 mijë euro për riparimin e dëmeve, ndërkohë që ende nuk është zbardhur shkaku i zjarrit dhe nuk është gjendur përgjegjësi.

Zjarri në QSUT "djeg" edhe investimet/ Tender sekret 300
Tenderi

Tenderi është dhënë për “ndërhyrje në godinën A2 në QSUT për kthimin në gjëndje pune të shërbimeve shëndetësore”, me fond limit 307 milionë lekë të reja, "pa shpallje paraprake”. Pra gara është mbyllur me argumentin e emergjencës, edhe pse pikërisht në atë godinë është bërë një dëm prej miliona eurosh dhe askush nuk mban përgjegjësi. 

Hetimet për ngjarjen po kryehen nga Prokuroria e Tiranës, ndërkohë që hetuesit kanë marrë dosjen e tenderit për godinën dhe pajisjet mjekësore, janë kryer edhe ekspertizat teknike. Por rezultatet e këtyre të fundit, ende nuk kanë dalë. Por e çuditshmja është fakti që pak ditë pas nisjes së hetimeve, nuk pati asnjë shkarkim, por largim nga detyra të Ficos. Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka sqaruar shkakun për largimin nga detyra të Albana Ficos, e cila prej 3 vitesh ishte në krye të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Teresa". Në një prononcim për mediat, Koçiu u shpreh se largimi i Albana Ficos nuk ka lidhje me hetimet për zjarrin që shkrumboi pak javë më parë në ambientet e Urgjencës. Sipas saj, Fico u zëvendësua si një lëvizje për të pasur impulse të reja. Por nuk tha asnjë fjalë për godinën e shkrumbuar që shkaktoi kaos në sistemin spitalor në Tiranë. 

Godina e djegur u inagurua në Prill të vitit 2023 dhe ndërtimi i saj kushtoi rreth 17 milionë euro. Por, vetëm pak muaj pas inagurimit, investimi u përfshi nga flakët, duke ngritur dyshime për cilësinë e punimeve të kryera. Duke u rrezikuar jetën edhe pacientëve që kishin shkuar për të marrë mjekim./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB