Bota

Analiza e “Telegraph”: Si e "zhyti" Rama homologun Starmer!

Sir Tony ende fluturon rregullisht për t’i ofruar këshillat e tij kryeministrit Edi Rama.

k.m.
Analiza e “Telegraph”: Si e "zhyti" Rama homologun
Sir Keir Starmer dhe Edi Rama

BRITANI E MADHE- Edi Rama e modelon partinë e tij sipas Laburistëve të Rinj dhe e konsideron Sir Tony Blair si një këshilltar të tij të ngushtë. Por kjo nuk e ndaloi Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë 201 cm të gjatë, që të refuzonte Sir Keir Starmer për të dërguar në Shqipëri azilkërkuesit e refuzuar.

“Disa vende na kanë pyetur nëse jemi të hapur për këtë dhe ne kemi thënë jo,”- tha Rama në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e vendit, Tiranë. Ai kishte rënë dakord të ngrinte vetëm dy qendra kthimi për Italinë për shkak të marrëdhënieve shumë të ngushta me vendin fqinjë. Ishte lloji i qortimit televiziv që komentatorët e Sir Tony-t do të kishin kërkuar me dëshpërim ta shmangnin, duke shpërqendruar vëmendjen nga ajo që supozohej të ishte një festim i një goditjeje të përbashkët kundër bandave të kontrabandës së njerëzve. Në të vërtetë, ekziston një element misteri se si mesazhi nuk i arriti Sir Keir-it përpara vizitës së tij të parë në vend.

Sir Tony ende fluturon rregullisht për t’i ofruar këshillat e tij kryeministrit Edi Rama. Njësoj si Alastair Campbell. Secili prej tyre mund ta ketë paralajmëruar Kryeministrin se nuk do të ishte e mençur të informonte "GB News" për planet e tij të “qendrën e azilkërkuesëve” pak para nisjes. Ndoshta Rama, i cili është shumë i fuqishëm, tani është thjesht në një nivel pushteti saqë nuk i duhet t’i ndjekë fjalët e tij me shumë kujdes, pavarësisht se cili udhëheqës evropian qëndron diku poshtë në krah të tij.

Të dielën, ish-basketbollisti profesionist fitoi një mandat të katërt si kryeministër, duke zgjeruar rekordin e tij si udhëheqësi më jetëgjatë i Shqipërisë që nga rënia e komunizmit në fillim të viteve 1990. Partia e tij Socialiste siguroi 52 përqind të votave kundrejt vetëm 34 përqind të Partisë Demokratike, të udhëhequr nga Sali Berisha, ish-kryeministri 80-vjeçar.

Në samitet e liderëve botërorë, zoti Rama përshëndetet ngrohtësisht nga zyrtarët evropianë dhe amerikanë, të cilët e shohin atë si një forcë stabilizuese në rajonin ende të brishtë të Ballkanit. Si i ri, ai studioi art në Paris. Si kryeministër, ai ka thelluar përpjekjet e Shqipërisë për t'u shkëputur nga orbita e Rusisë dhe për t'u integruar me Evropën demokratike dhe kozmopolite.

Afër fillimit të mandatit të tij në vitin 2013, ai postoi një selfie përkrah Campbell, duke festuar statusin e Shqipërisë si kandidate për anëtarësim në BE. Problemet e vazhdueshme me korrupsionin dhe ngurrimi i shteteve anëtare për të hapur klubin e kanë lënë pas dore anëtarësimin e plotë; por qëllimi i tij tani është viti 2030. Ai shpreson se kjo kauzë do të ketë një mbështetëse... në formën e Giorgia Melonit.

Në janar, ai u ul në gjunjë për t'i dhuruar kryeministres italiane një shall të bardhë në ditëlindjen e saj të 48-të. Lideri rebel me atlete të bardha e ka quajtur znj. Meloni një “motër të vogël” të Shqipërisë, duke lavdëruar “karizmën e saj”. Tani është një komb pro-tregut, socialisht demokratik - dhe, gjithnjë e më shumë, një destinacion turistik. Riviera Shqiptare tani tërheq më shumë se 10 milionë vizitorë të huaj në vit, duke u rritur me 35 për qind nga viti 2022 deri në vitin 2023.

Tashmë, duke qëndruar më i gjatë se kurrë, kryeministri shqiptar është i vendosur t’i thellojë këto avantazhe edhe më tej. Sir Keir, i cili me gjatësi 1.78 m ishte më i vogël se homologu i tij, mund të mos jetë vizitori i fundit që do të zhytet publikisht.../ZËRI

Marrë dhe përkthyer nga Telegraph.co.uk

Poll

MOS HUMB