
SHBA- Autoritetet amerikane po hetojnë një "kërcënim" nga ish-drejtori i FBI-së, James Comey. Gjithë çfarë ai bëri ishte një postim në Instagram që u konsiderua si një "sulm" ndaj Donald Trump. Në atë postim - i cili tani është fshirë - Comey ndau një foto që tregonte guacka që formonin mesazhin "86 47" në rërë.
Numri i parë përdoret kur dikush dëshiron të shprehë dëshirën për t'u larguar, i dyti i referohet Donald Trump, presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara.
"Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, sapo bëri thirrje që Presidenti Trump të vritet", shkroi Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Christie Noem, në X. Sipas saj, shërbimet sekrete po e hetojnë këtë kërcënim dhe do të reagojnë "sipas nevojës".
Nga ana e tij, Comey, i cili u shkarkua në vitin 2017 nga Donald Trump, tha se nuk e kuptoi lidhjen që ata bënë me dhunën.
"Postova një foto të disa guackave që pashë sot ndërsa ecja në plazh. Nuk e kuptova që disa njerëz i shoqërojnë këto shifra me dhunën. Nuk e kuptova, por unë kundërshtoj të gjitha format e dhunës dhe kështu e hoqa postimin,"-tha ai.
Por nuk e sqaroi kuptimin e numrave./ZËRI