
TIRANË- Përdorimi i lëndës narkotike të hashashit për të përgjumur foshnjat ka qenë një prej problemeve më të mëdha që ka pasur shoqëria shqiptare në vitet '50. Këtë e vërteton një dokument që ka publikuar Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në vendin tonë. Bëhet fjalë për një dokument të lëshuar nga qarkorja e Ministrisë së Shëndetësisë, më 16 prill 1947, që dëshmon se problematika ishte e përhapur në të gjithë vendin dhe për pasojë kërkohej marrja e masave.
"Një ndër veset shumë të këqija të vendit tonë në lidhje me rritjen e foshnjave është dhënia e hashashit. Fuqia dehëse e të cilit përdoret për të qetësuar fëmijë që qajnë. Shitja e tij ushtrohet lirisht në treg, veçanërisht ndër pazar. Duke qenë se është një narkotik i fuqishëm dhe shumë i rrezikshëm për organizmin merrni masat e duhura për përdorimin e tij,"-shkruhej në dokument.
DOKUMENTI I PLOTË: