Bota

“Janë nis me të vra”/ Vjosa Osmani merr tjetër mesazh, kërcënohet me vdekje

Mesazhi është bërë publik në të gjitha mediat e Kosovës.

k.m.
“Janë nis me të vra”/ Vjosa Osmani merr tjetër
Vjosa Osmani

PRISHTINË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar sërish përmes një mesazhi të dërguar në adresën elektronike zyrtare të Presidencës. Edhe në këtë mesazh, presidentja kërcënohet me vdekje. Mesazhi është bërë publik në të gjitha mediat e Kosovës.

“Janë nis me të vra ku** dhe shpihunat e Serbisë, polici shka janë me armë të kontrabanduara,”- shkruhet në mesazhin kërcënues.

“Janë nis me të vra”/ Vjosa Osmani merr tjetër

Edhe ky rast pritet të dërgohet për t'u hetuar nga Prokuroria e Kosovës, nga e cila pritet që të ndërmerren veprimet e nevojshnme.

Edhe disa javë më parë presidentja Vjosa Osmani ishte kërcënuar, sërish përmes adresës së saj zyrtare.

“Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuese ordinere ti ha ropt tvraj”, ishte shkruar në mesazhin e mëhershëm kërcënues.

Prokuroria Speciale e Kosovës ditë më parë ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet për rastin dhe se po hetohet për kapjen e autorit./ZËRI

Poll

MOS HUMB