
VARSHAVË- Kryeministri i Polonisë Mateusz Moraviecki paralajmëroi presidentin ukrainas, Volodymir Zelenskyy, se do të ketë pasoja në rast se do të ketë komente fyese ndaj polakëve. Kjo vjen pasi Polonia po tenton të qetësojë tensionet që ekzistojnë mes dy popujve, që janë në mosmarrëëveshje të vazhdueshme në lidhje me importin e grurit ukrainas.
Fjalimi që Zelenskyy mbajti në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në SHBA ka tensionuar më tej raportet mes Kievit dhe Varshavës. Në fjalimin e tij, Zelenskyy tregoi përpjekjet e Kievit që të mbajë hapur rrugët tokësore për eksportimin e grurit në mes të një bllokade ruse të Detit të Zi.
Ai kritikoi atë që e quajti “teatri politik” që rrethon importet e grurit, duke thënë se kjo lloj politike ndihmon pa dashje Moskën.
Polonia vendosi që të mos japë më asnjë armatim ndaj Ukrainas pas këtij fjalimi, duke u shprehur se fjalët e Zelenskyy-t ishin aspak të duhura./Zëri.ai/