
BRUKSEL-Me dakordësi të 32 vendeve anëtare, Mark Rutte do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Rutte do të zëvendësojë Jens Stoltenberg Presidenti rumun Klaus Iohannis ka tërhequr kandidaturën e tij për sekretar të përgjithshëm të NATO-s. Këtë e bëri të ditur vetë presidenti gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Lartë të Mbrojtjes.
Stoltenberg, ish-kryeministër norvegjez, u bë sekretar i përgjithshëm i NATO-s në vitin 2014 dhe mandati i tij ishte zgjatur vazhdimisht pasi aleanca nuk arriti të gjente një pasardhës. Por këtë vit, pasi Stoltenberg theksoi se nuk mund të qëndronte më, Rutte fitoi me shpejtësi mbështetjen e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës.
Rutte, një politikan i qendrës së djathtë, ka qenë kryeministër i Holandës për 14 vjet, por tha se do të largohej një vit më parë dhe pritet të zëvendësohet menjëherë pas negociatave të zgjatura të koalicionit për të formuar një qeveri të re holandeze./ZËRI