
PRISHTINË- Sulmi në veri të Kosovës, ku kanë mbetur të vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues serbë, është raportuar edhe nga mediat ndërkombëtare. Duke nisur nga Associated Press, BBC, Reuters dhe të tjera media të mëdha, kanë raportuar përplasjen me armë zjarri që ende vazhdon në Veri të Kosovës.
Më tej, Reutres shkruan: Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm Xhelal Svecla fajësuan për sulmin ndaj policisë në fshat dhe sulmin ndaj manastirit. Sulmi nisi që në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku grupi qëlloi me armë zjarri një patrullë policie. Nga sulmi humbi jetën efektivi i Policisë së Shtetit, Afrim Bunjaku, ndërsa të plagosur mbetën 2 persona të tjerë.
Çfarë ka ndodhur në Kosovë?
Kosova është tronditur mëngjesin e kësaj të diele nga një sulm terrorist, që grupe kriminale që dyshohet se janë të lidhura me Serbinë i kanë bërë punonjësve të policisë në Leposaviq. Si pasojë e sulmit me armë dhe me mjete të tjera shpërthyese mbeti i vrarë reshteri i policisë Afrim Bunjaku, dhe u lënduan dy efektivë të tjerë. Deri tani janë vrarë 7 agresorë. Presidentja Vjosa Osmani ndërpreu vizitën e saj zyrtare në SHBA, ndërsa kryeministri Albin Kurti thirri menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Pas mbledhjes Kurti ka deklaruar se më shumë se 30 persona të armatosur – profesionist ushtarakë dhe policorë serbë – po mbahen të rrethuar në manastirin e Banjskës, mes tyre pretendon se ka edhe forca ëanger. Kurti iu bëri thirrje atyre që të dorëzohen, ndërsa Serbia ende hesht./Zëri.ai