
KOSOVË- Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka arritur të hyjë brenda Manastirit të Banjskës, ku ishte vendosur grupi i armatosur serb së bashku me dhjetëra pelegrinë. Policia ka shoqëruar në rajonin në jug të Mitrovicës 49 pelegrinë, për t’i verifikuar nëse mes tyre mund të ketë persona të infiltruar që kanë lidhje me sulmin e sotëm në Veri të vendit.
Këta pelegrinë ishin në manastir të Banjësk gjatë përleshjes me Policinë e Kosovës.
“Pasi të testohen do të merren masa të nevojshme ndaj pelegrinëve,”- ka thënë një burim për mediat vendase pranë Policisë së Kosovës.
Çfarë ka ndodhur në Kosovë?
Kosova është tronditur mëngjesin e kësaj të diele nga një sulm terrorist, që grupe kriminale që dyshohet se janë të lidhura me Serbinë i kanë bërë punonjësve të policisë në Leposaviq. Si pasojë e sulmit me armë dhe me mjete të tjera shpërthyese mbeti i vrarë reshteri i policisë Afrim Bunjaku, dhe u lënduan dy efektivë të tjerë. Deri tani janë vrarë 3 agresorë. Presidentja Vjosa Osmani ndërpreu vizitën e saj zyrtare në SHBA, ndërsa kryeministri Albin Kurti thirri menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Pas mbledhjes Kurti ka deklaruar se më shumë se 30 persona të armatosur – profesionist ushtarakë dhe policorë serbë – po mbahen të rrethuar në manastirin e Banjskës, mes tyre pretendon se ka edhe forca Wanger. Kurti iu bëri thirrje atyre që të dorëzohen, ndërsa Serbia ende hesht./Zëri.ai