
PRISHTINË- Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, pas disa orëve ka arritur që të futet brenda Manastirit të Banjskës, ku ndodhet grupi kriminal serbë i armatosur. Aksioni ende vazhdon dhe pritet që të përfundojë shumë shpejt. Nga raportimet e deritanishme, në manastir është gjetur një sasi e madhe e armatimit. Deri më tani ka një të arrestuar nga grupi i armatosur, i cili është identifikuar me inicialet B.S., i lindur në vitin 1992, nga Mitrovica e Veriut, pjesëtar i Mbrojtjes Civile.

Por ka edhe të vrarë, burime të ndryshme pretendojnë se janë 8 viktima, ndërsa të tjerë për më pak. Ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.
Çfarë ka ndodhur në Kosovë?
Kosova është tronditur mëngjesin e kësaj të diele nga një sulm terrorist, që grupe kriminale që dyshohet se janë të lidhura me Serbinë i kanë bërë punonjësve të policisë në Leposaviq. Si pasojë e sulmit me armë dhe me mjete të tjera shpërthyese mbeti i vrarë reshteri i policisë Afrim Bunjaku, dhe u lënduan dy efektivë të tjerë. Deri tani janë vrarë 7 agresorë. Presidentja Vjosa Osmani ndërpreu vizitën e saj zyrtare në SHBA, ndërsa kryeministri Albin Kurti thirri menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Pas mbledhjes Kurti ka deklaruar se më shumë se 30 persona të armatosur – profesionist ushtarakë dhe policorë serbë – po mbahen të rrethuar në manastirin e Banjskës, mes tyre pretendon se ka edhe forca ëanger. Kurti iu bëri thirrje atyre që të dorëzohen, ndërsa Serbia ende hesht./Zëri.ai