Bota

“Nuk iu gjet ujë në mushkëri”, si vdiq manjati britanik dhe të ftuarit e tij në jahtin Bayesian?

Sipas gazetës italiane La Repubblica, autopsitë e kryera në trupat e 4 prej viktimave të tragjedisë kanë treguar deri më tani se nuk kishte ujë në mushkëri

I.F
“Nuk iu gjet ujë në mushkëri”, si vdiq manjati
Bayesian

PALERMO- Katër nga shtatë viktimat që vdiqën në rrënojat e superjahtit Bayesian mund të kenë ndërruar jetë pasi atyre iu mbaroi ajri në kabiinë dhe vendi është mbushur me dioksid karboni, sipas autopsive.

7 persona humbën jetën kur jahti prej 30 milionë paund në pronësi të manjatit të teknologjisë Mike Lynch u fundos pranë Palermos muajin e kaluar pasi u godit nga një stuhi e fortë. Në mesin e viktimave ishte manjati 59-vjeçar dhe vajza e tij 18-vjeçare Hannah, e cila do të fillonte studimet në Universitetin e Oksfordit këtë muaj. Në mesin e viktimave ishin 4 nga të ftuarit e tij, përfshirë dhe një anëtar të ekuipazhit që u gjet i vdekur në orët e para pas tragjedisë.

Operacioni për gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të 6 personave që vdiqën të bllokuar brenda Bayesian zgjati disa ditë. Përfundimisht, pesë nga trupat, përfshirë Lynch dhe të mysafirëve të tij, u gjetën në një kabinë, ndërsa Hannah Lynch u gjet në një kabinë ngjitur.

Sipas gazetës italiane La Repubblica, autopsitë e kryera në trupat e 4 prej viktimave të tragjedisë kanë treguar deri më tani se nuk kishte ujë në mushkëri, duke rritur mundësinë e frikshme që ata të ishin të vetëdijshëm kur u fundos jahti. Kryetari i Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer, 70 vjeç, gruaja e tij Judy, si dhe avokati i Nju Jorkut, Chris Morvillo dhe partnerja e tij Neda, nuk kishin shenja lëndimi, raportojnë mediat italiane.

Një botim i La Repubblica raporton se, gjatë autopsisë, nuk u gjet ujë në mushkëritë e Jonathan dhe Judy Blumer, as në stomakun dhe trakenë e tyre. E njëjta gjë vlen edhe për çiftin Morvilos, autopsia e të cilëve u krye të hënën e kaluar. Gazeta thekson se disa analiza janë ende në pritje.

Por çfarë nënkuptojnë këto gjetje të “mbytjes së thatë” në këtë fazë të parë të autopsisë? Sipas shkrimit të gazetës italiane, skenari më i mundshëm është se katër personat, të cilët u gjetën me Mike Lynch në një kabinë në anën e majtë të varkës, vdiqën pasi konsumuan oksigjenin në tubat e ajrit që ishte krijuar gjatë fundosjes së varkës.

Teoria e hedhur nga gazeta, bazuar në provat për natën e mbytjes tashmë të njohura, është si vijon: Angela Barcares, gruaja e Lynch, që zotëronte jahtin luksoz, u zgjua nga moti i keq dhe u ngjit nga kabina e saj në kuvertë, ku ishin tashmë 9 nga 10 anëtarët e ekuipazhit. Bayesian-i po tundej në stuhi, objektet binin dhe thyheshin, dhe gruaja, duke kuptuar rëndësinë e situatës, u përpoq të zbriste në kabina për të paralajmëruar burrin dhe vajzën e saj. Teksa po tentonte të shkonte tek ta këmbët i ishin prerë nga xhami i thyer në dysheme. Uji hyri në Bayesian dhe ajo nuk mundi të arrij kabinën.

Gruaja e tij u shpëtua nga anijet e rojes bregdetare, e plagosur dhe në gjendje shoku.

"E ashtuquajtura "mbytje e thatë" është një pjesë e provës që mbështet hipotezën se gjashtë të gjeturit në rrënojat ishin zgjuar, ndoshta nga zërat e gruas së Lynch, por nuk ishin në gjendje të arrinin në kuvertë pasi u bllokuan në kabina”, thuhet në raport.

Brenda këtyre kabinave, xhepi i ajrit që ishte krijuar u bë gjithnjë e më toksik për shkak të rritjes së dioksidit të karbonit, duke bërë që katër të ftuarit e tij të vdisnin para se kabina të përmbytej me ujë.

Autopsitë e trupave të Lynch, vajzës së tij dhe kuzhinierit të Bayesian janë planifikuar për nesër, të premte. /ZËRI

Poll

MOS HUMB