Bota

Pallati mbretëror shuan aludimet, zbulon si është gjendja shëndetësore e Kate Middleton

Kate planifikon të kthehet në detyrat mbretërore pas Pashkëve.

f.t
Pallati mbretëror shuan aludimet, zbulon si është gjendja
Kate Middleton

BRITANI E MADHE- Teksa thashethemet janë nga më të ndryshmet për gjendjen shëndetësore të Kate Middleton, Kensington Palace ka lëshuar një deklaratë të re. Një zëdhënës i Pallatit u përpoq të qetësonte publikun pasi spekulimet po përhapen në internet pas operacionit të Kate, mungesës së saj të zgjatur dhe diagnostifikimit të Mbretit Karli III me kancer.

“Pallati Kensington e bëri të qartë në janar kohën për rikuperimin e Princeshës dhe ne do të ofrojmë vetëm përditësime të rëndësishme. Kjo direktivë është e vlefshme,"-u shpreh zëdhënësi.

Zyrtarët, megjithatë, shtuan se Princesha e Uellsit vazhdon të jetë “mirë”. Kate planifikon të kthehet në detyrat mbretërore pas Pashkëve. Përditësimi vjen pasi komentuesit mbretërorë kanë bërë thirrje që familja mbretërore të jetë më e hapur. 

Princesha e Uellsit iu nënshtrua një operacioni abdominal, pas thashethemeve me disa skenarë që pretendonin për një sëmundje të rëndë. Pallati mbretëror njoftoi më 17 janar se operacioni i planifikuar ishte një sukses, por nuk dha detaje të mëtejshme. Mirëpo, mbretëresha e ardhshme nuk është parë në publik që kur u shtrua në klinikën ‘Marylebone’ të Londrës. Nga ana tjetër Kensington Palace ka njoftuar se Kate Middleton do të fillojë paraqitjet publike pas festave të Pashkëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB