Bota

Roth: Jam kureshtar ta shoh çfarë jusfikimi do të ketë Vuçiç për sulmin në Veri

Reagime edhe nga Gjermania.

k.m.
Roth: Jam kureshtar ta shoh çfarë jusfikimi do të ketë
Michael Roth

BERLIN- Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut Gjerman, Michael Roth, ka reaguar për sulmin brutal në veri, ku u vra një polic i Kosovës. Në rrjetet e tij sociale, ai fajëson Serbinë për sulmin e ndodhur, ndërsa shton se pret justifikimin që ka për të dhënë për ngjarjen presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

”Dhuna brutale thjesht nuk mbaron kurrë. Tani ka vdekur një polic i Kosovës. Bandat serbe (me mbështetje të drejtpërdrejtë nga Beogradi) ndoshta janë përsëri përgjegjëse për këtë. Jam kurioz të shoh se çfarë justifikimi do të ketë Vuçiç,”-ka bërë me dije ai. Ndërkohë përfaqësuesi i Qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin është nisur drejt Kosovës.

Çfarë ka ndodhur në Kosovë?

Kosova është tronditur mëngjesin e kësaj të diele nga një sulm terrorist, që grupe kriminale që dyshohet se janë të lidhura me Serbinë i kanë bërë punonjësve të policisë në Leposaviq. Si pasojë e sulmit me armë dhe me mjete të tjera shpërthyese mbeti i vrarë reshteri i policisë Afrim Bunjaku, dhe u lënduan dy efektivë të tjerë. Deri tani janë vrarë 3 agresorë. Presidentja Vjosa Osmani ndërpreu vizitën e saj zyrtare në SHBA, ndërsa kryeministri Albin Kurti thirri menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Pas mbledhjes Kurti ka deklaruar se më shumë se 30 persona të armatosur – profesionist ushtarakë dhe policorë serbë – po mbahen të rrethuar në manastirin e Banjskës, mes tyre pretendon se ka edhe forca wanger. Kurti iu bëri thirrje atyre që të dorëzohen, ndërsa Serbia ende hesht./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB