
SHKUP – Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani, i pranishëm në punimet e Samitit të OSBE-së në Shkup, ka replikuar me ministrin rus për Punët e Jashtme, Sergei Lavrov. Replika e Hasanit, erdhi, pasi numri një i diplomacisë ruse deklaroi se OSBE ishte një organizatë në buzë të greminës dhe se Perëndimi po vriste shanset që ta ringjallë këtë organizatë.
Në fjalën e tij, Hasani u shpreh se në fakt, kërcënimi më i madh për paqen sot në botë është Rusia, me luftën e saj në Ukrainë. Ai shtoi se kjo luftë ka pasur pasoja edhe mbi qytetarët, por edhe te të gjitha institucionet demokratike në rruzull.
"Unë kam një lidhje shumë të fortë me OSBE-në. Një pjesë e rëndësishme e karrierës sime është e lidhur me këtë organizatë. Unë mund të dëshmoj vlerën dhe forcën e saj, si dhe kufizimet e saj. Unë besoj se mënyra se si OSBE-ja i përgjigjet sfidave me të cilat përballet sot do të përcaktojë të ardhmen e saj. Por, për të përballuar të ardhmen, së pari duhet të njohim burimin e sfidës me të cilën përballemi sot. Kërcënimi më i madh për sigurinë tonë sot, në të vërtetë për të gjithë arkitekturën tonë të sigurisë, duke përfshirë edhe këtë organizatë, është Rusia dhe lufta e saj e paligjshme e agresionit kundër Ukrainës", tha Hasani.
Më tej, ministri shqiptar Igli Hasani akuzoi Rusinë, se duke përdorur mekanizmat që ka në dorë, ka provuar që ta dobësojë OSBE-në. Ai shtoi se ngjarjet në Kosovë janë një provë se Rusia mund të dojë të shkëpusë vëmendjen përkohësisht nga lufta në Ukrainë.
'Kjo luftë tragjike ka pasur pasoja dramatike për OSBE-në, në të tre dimensionet. Duke keqpërdorur mekanizmin unik të bashkëpunimit tonë – konsensusin – dhe duke e bllokuar atë për të gjitha vendimet e rëndësishme, Rusia ka synuar të dobësojë dhe paralizojë organizatën tonë.
Të njëjtin mesazh deformues dëgjuam pak minuta më parë. Të njëjtat fjalë si në vitet 1956, 1968, 2008, 2014, 2022. Pastaj ata dërgojnë tanket e tyre. Ndërkohë, konflikte dhe kriza të tjera, sfera e kërcënimeve transnacionale, terrorizmi, krimi i organizuar, ekstremizmi i dhunshëm dhe krimi kibernetik, si dhe efektet negative të ndryshimeve klimatike në siguri, vazhdojnë të shkaktojnë vuajtje dhe vështirësi për shumë nga 1 miliardë njerëz që mbulon ombrella e OSBE-së. Ato shkaktojnë një dëm të madh edhe për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, veçanërisht për gratë dhe fëmijët.
Zhvillimet në Afganistan, ose në Lindjen e Mesme, theksojnë sërisht domosdoshmërinë e angazhimit të zgjeruar të OSBE-së me partnerët e saj aziatikë dhe mesdhetarë për bashkëpunim. Të gjitha këto sfida kërkojnë një organizatë të fortë! Në Ballkanin Perëndimor, në rajonin tonë në tërësi dhe në shumë nga vendet tona individuale, ne e dimë se çfarë impakti pozitiv mund të ketë një OSBE e fortë. Ne e dimë gjithashtu se sot nevojitet edhe një herë një OSBE e fortë. Sepse pavarësisht progresit të dekadave të kaluara, kërcënimet e vjetra që kanë pllakosur historinë e rajonit tonë po ngrenë sërish kokën. Dhe përsëri, pas këtyre përpjekjeve për të nxitur telashe në Ballkanin Perëndimor mund të dallojmë të njëjtën dorë që po përpiqet të dobësojë OSBE-në. Ngjarjet në Kosovë janë provë e qartë e përpjekjes për të tërhequr vëmendjen nga lufta në Ukrainë, duke nxitur konfliktin në Ballkanin Perëndimor. Ne po bëjmë çmos për t'iu kundërvënë këtyre kërcënimeve së bashku me aleatët dhe partnerët tanë. Shqipëria vazhdon të punojë fort dhe në mënyrë proaktive për një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe paqësor. Ne mbetemi garantues të orientimit evropian të rajonit tonë, i sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë", u shpreh Hasani.
Ministri shqiptar i Jashtëm Igli Hasani, ndodhet në Shkup, në kuadër të punimeve të Samitit të OSBE-së. Në Samitin e OSBE-së janë të pranishëm një sërë liderësh nga gjithë bota. Për habinë e të gjithëve, në të ka marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Në momentin që ai mori fjalën, shumë diplomatë kanë bojkotuar Samitin.
Lavrov bojkotohet në OSBE, përmendi edhe Kosovën
Ka shkaktuar jo pak pakënaqësi në mbledhjen e sotme në OSBE, prania e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Ai tha se perspektivat e organizatës (OSBE) janë të paqarta dhe kujtoi se organizata u shkatërrua në vitin 1999.
“Vendet e NATO-s dhe BE-së shkatërruan dimensionin ushtarako-politik të OSBE-së. Në vitin 1999, NATO kreu një agresion brutal të pamaskuar kundër Jugosllavisë, një anëtare e OSBE-së dhe OKB-së. Dhe në vitin 2008, në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe parimin e paprekshmërisë së kufijve në Evropë nga Akti Final i Helsinkit, Serbisë iu grabit Kosova pa asnjë referendum”, tha Lavrov.
Ai kujtoi se për pak më shumë se një vit, Akti Final i Helsinkit do të mbushë 50 vite. “Në këtë drejtim, me keqardhje themi se OSBE-ja e mirëpret këtë përvjetor në një gjendje të dhimbshme dhe perspektivat e saj janë të paqarta. Le të pranojmë që organizata është në buzë të humnerës” – tha ministri rus.
lavrov speaks at the OSCE; only a small portion of those present leaves the room.
— Jürgen Nauditt ???????????????? (@jurgen_nauditt) November 30, 2023
Why don't they arrest him there? Is there really not enough evidence?
Ah, I forgot, the trade is in full swing.
Yes, he's not charged - so what? pic.twitter.com/JderZfrGTo
Ai deklaroi se sanksionet që Perëndimi i vendosi Rusisë janë të pabesueshme. "Në përpjekje për të shkatërruar ekonominë ruse, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë kanë vendosur mijëra sanksione ndaj Rusisë, duke i dhënë fund bashkëpunimit të gjerë praktik midis Lindjes dhe Perëndimit në rajonin tonë, dikur të përbashkët", tha ai. Lavrov shtoi se të krijohet përshtypja se BE-ja ka braktisur qëllimet e krijuesve të saj për të përmirësuar mirëqenien e vendeve anëtare dhe është kthyer, kryesisht përmes përpjekjeve të burokracisë së Brukselit, në një projekt agresiv gjeopolitik. Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të caktuara pjesëmarrëse në samitin e 30-të të OSBE-së sot në Shkup bojkotuan fjalimin e shefit të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov.
Lavrov has arrived to the OSCE meeting in Skopje, North Macedonia.
— Saint Javelin (@saintjavelin) November 30, 2023
Idk why they decided to invite russia to OSCE since russia is most definitely not promoting security and cooperation. pic.twitter.com/IxFYmcCME6
Ata u ngritën dhe u larguan nga salla e konferencave menjëherë pasi kryetari i OSBE-së, pritësi i samitit, shefi i diplomacisë të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, njoftoi fjalimin e Lavrov.
Në rrjetet sociale është shfaqur një video e realizuar nga një diplomat rus i pranishëm në sallë, ku shihet se Lavrov nuk përshëndeti askënd rrugës për në ndenjësen e tij dhe as ndonjë nga kolegët e tij nuk i afrohej. Lavrov ka përshëndetur vetëm ministrin e Punëve të Jashtme të San Marinos, Luca Beccari, i cili, sipas protokollit, është ulur në të djathtë të delegacionit të Federatës Ruse. Vendi në të majtë ishte i rezervuar për delegacionin rumun, i cili ishte bosh në momentin e mbërritjes së Lavrov.
Vizita e Lavrov në Shkup shkakton reagime
Vizita në Shkup e numrit një të diplomacisë ruse ka shkaktuar reagime të shumta. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Joseph Borrell dhe Sekretari i Shtetit Amerikan, Anthony Blinken kanë qenë të pranishëm të dy në Shkup, por se ata janë larguar pak përpara se në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut të shkelte ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. Asnjëri prej tyre nuk ka dashur ta takojë Lavrovin.
Borrell deklaroi se vizita e Lavrov shërben mjaft mirë, që Rusia ta dëgjojë dhe ta kuptojë se përse është izoluar. “Lavrov duhet të dëgjojë edhe një herë se përse Rusia dënohet dhe izolohet. Do të jetë një rast i mirë për të, të dëgjojë drejtpërdrejt nga pjesëmarrësit në këtë takim se pse Rusia është dënuar dhe izoluar. Atëherë do të jetë në gjendje të kthehet në Kremlin dhe t’i raportojë shefit të Kremlinit se BE-ja dhe OSBE-ja mbesin të bashkuara në dënimin e agresionit rus”, tha Joseph Borell, shef i diplomacisë së BE-së.
Vizitën e Lavrov e komentoi edhe ish-diplomati Vasko Naumovski në një intervistë për Alsat. Sipas tij, vetë natyra e OSBE-së është multilaterale dhe s’mund të lihen jashtë aktorët e mëdhenj. “Diplomacia jonë u vu para sfidës që ta ketë ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në këtë takim, mes të tjerash edhe sepse u vendos në pikëpyetje edhe zgjedhja e kryesuesit të ardhshëm i kësaj organizate dhe në mënyrë plotësuese ky hap i diplomacisë tonë nuk është bërë pa koordinim me SHBA-në dhe vendet e tjera anëtare të NATO-s”, u shpreh Vasko Naumovski, ish-diplomat. Shumë diplomatë bojkotuan fjalimin e ministrit rus, Lavrov.
Çfarë ndodhi me avionin e Sergei Lavrov?
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka mbërritur këtë të enjte në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në Samitin e OSBE-së. Pjesëmarrja e Lavrov në Samit ka qenë e pasigurt deri në momentin e fundit, për shkak të kufizimeve në fluturimet e avionëve rusë në hapësirën europiane, por edhe kufizimeve personave ndaj ministrit të Kremlinit.
Vendet pritëse, Maqedonia e Veriut dhe Greqia e hapën hapësirën ajrore të tyre, ndërsa Bullgaria refuzoi. Kjo, për shkak të prezencës të Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova në bordin e avionit. Për pasojë, avioni devijoi, duke zgjatur udhëtimin në rreth 4000 km, duke bërë që udhëtimi të zgjatet më tepër se 5 orë. Nga prezenca e Lavrov në Samitin e OSBE-së, vende si Estonia, Letonia, Lituania dhe Ukraina bojkotuan Samitin.
Në Maqedoninë e Veriut po mbahet Samiti i OSBE-së, ku do të marrin pjesë rreth 1 mijë delegatë nga 57 vende anëtare dhe partnere./Zëri.ai/