
Me siguri është lënduar egoja e liderit të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, pasi pak orë pas botimit të gazetës Novaya Gazeta, sipas së cilës ai vuante nga pankreatiti në pesë vitet e fundit, ai postoi një video nga palestra si për të treguar se është në “top formë”. Kadyrov dëshiron të përgënjeshtrojë botimin, sipas të cilit shëndeti i tij po përkeqësohet me shpejtësi dhe se Putin po kërkon për zëvendësuesin e tij.
Novaya Gazeta Europe, një gazetë e pavarur ruse, publikoi dje një raport që thoshte se Kadyrov ishte diagnostikuar në vitin 2019 me pankreatit nekrotizues dhe është i pashërueshëm. Në bazë të raportit, Kremlini ka marrë tashmë masat e tij duke kërkuar tashmë pasardhësin e tij. Megjithatë, 47-vjeçari Kadyrov shfrytëzoi rastin për t'u treguar bashkëqytetarëve të tij, por edhe komunitetit ndërkombëtar, se është në gjendje të mirë shëndetësore me videon që ka postuar në rrjetet sociale.
Kadyrov apparently took offense that he had been shamed for being overweight and decided to go to the gym at night
— NEXTA (@nexta_tv) April 23, 2024
He published a video from the gym to a song about a "Chechen eagle" who "rushes into battle".
This is what the head of Chechnya is trying to convince everyone that… https://t.co/7h5CpjE3TG pic.twitter.com/ynxZ2frkt5
"Një ditë e gjatë përfundoi me stërvitje dhe optimizëm. Mos harroni se kujdesi për shëndetin tuaj është një investim në të ardhmen tuaj," thotë Kadyrov në mesazhin që shoqëron videon.
Sipas gazetës ruse Novaya Gazeta, e cila u themelua nga gazetari fitues i çmimit Nobel për Paqe, Dmitry Muratov, gjendja e Kadyrov është e pakthyeshme dhe për këtë arsye, qeveria e Moskës po harton një plan se si të ruajë stabilitetin në Çeçeni kur lideri i saj do të të mos jetë më.
Raporti i gazetës ruse citon burime të afërta me Putinin dhe mjekë në klinikën e Kremlinit ku dyshohet se presidenti çeçen u trajtua vjeshtën e kaluar. Më pas pati zëra të parë se Ramzan Kadyrov po përballej me një problem serioz shëndetësor. Ndihmësit thanë se lideri çeçen kishte shkuar në spital për të parë dajën e sëmurë dhe kishin postuar foto të vizitës. Mirëpo, gazeta Novaya Gazeta shkruan se ky ishte një pretekst për të mbetur i fshehur se ai vetë ishte shtruar në spital.
Shëndeti i Kadyrov filloi të përkeqësohej me shpejtësi në pranverën e vitit 2022, tha gazeta, duke bërë që ai të anulonte disa paraqitje televizive. Në shtator të vitit 2023, gazeta ruse raportoi se Kadyrov ishte shtruar në spital në Moskë për rreth një muaj për shkak të dështimit akut të mushkërive pas një mbidoze të pilulave të gjumit që ai supozohej se kishte marrë për të lehtësuar dhimbjen./ZËRI