Bota

Vritet gazetari në Meksikë

Trupi i Ismael Villagómez u gjet i pajetë në automjetin që ai përdorte si shofer profesionist për një kompani transporti dixhital.

k.m.
Vritet gazetari në Meksikë
pamje nga vendngjarja

MEKSIKË- Një tjetër gazetar është vrarë në Meksikë. Fotoreoporteri është qëlluar për vdekje me armë zjarri teksa ndodhej në makinë. Ngjarja ka ndohur në qytetin kufitar meksikan të njohur si të dhunshëm të Ciudad Juarez. The Guardian shkruan se 5 gazetarë të tjerë janë vrarë në Meksikë që nga fillimi i vitit.

Trupi i Ismael Villagómez u gjet i pajetë në automjetin që ai përdorte si shofer profesionist për një kompani transporti dixhital. Policia po punon për zbardhejn e rrethanave të ngjarjes, ndërsa hetuesit nuk e kanë përjashtuar mundësinë që Villagomez të jetë vrarë për shkak të punës së tij si gazetar. 

Më shumë se 150 gazetarë janë vrarë në vend që nga viti 2000, ndërsa 28 të tjerë janë zhdukur, sipas të njëjtës organizatë joqeveritare. Viti 2022 ishte viti më vdekjeprurës për punonjësit e medias, me të paktën 13 vrasje të gazetarëve të regjistruara nga qeveria.

Poll

MOS HUMB