LIVE UPDATES

Tërmeti vret të paktën 144 persona në Mianmar, Junta ushtarake kërkon ndihmë! Viktima edhe në Tajlandë

➤ Mianmari u godit nga dy tërmete shkatërruese mëngjesin e sotëm. ➤ Lëkundja e parë ishte 7.7 e shkallës Rihter, dhe më pas u regjistrua goditja e dytë me përmasa 6.4 të shkallës Rihter. ➤ Një udhëheqës ushtarak i Mianmarit thotë se të paktën 144 persona kanë vdekur dhe 732 janë plagosur. ➤ Ndërkohë ekipet e shpëtimit janë në terren dhe po kërkojnë njerëzit e mbetur nën rrënoja. Junta ushtarake në pushtet ka bërë një thirrje të rrallë për ndihmë ndërkombëtare ➤ Ndërkohë, në Tajlandë, 7 persona humbën jetën kur një ndërtesë e lartë u shemb. Ekipet e shpëtimit në Bangkok vazhdojnë për të gjetur 81 punëtorët e firmës ndërtimit që kanë mbetur nën rrënoja. ➤ Tërmetet u ndjenë edhe në Indi, Kinë dhe në Tajlandë, ndërsa një rrokaqiell u shemb në Bangkok. ➤ Qeveria tajlandeze mban një mbledhje urgjente dhe pritet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Bangkok.

5 artikuj për këtë temë.
2 MUAJ ME PARE

U trondit sot nga tërmet, çfarë dimë për Mianmarin?


Tërmeti vret të paktën 144 persona në Mianmar, Junta
Harta

NEPXHIDOU- Mianmari, i njohur më parë si Burma, fitoi pavarësinë nga Britania e Madhe në vitin 1948, por historia e vendit që prej asaj kohë është shënuar nga trazira dhe konflikte.

Fuqia: Ushtria mori drejtimin e vendit që prej vitit 2021, 10 vjet pasi ra dakord t'ia dorëzonte kontrollin një qeverie civile. Që atëherë, junta ka goditur ashpër disidencët, duke ekzekutuar aktivistë të demokracisë dhe duke burgosur gazetarë.

Kryeqyteti: Nepxhidou është kryeqyteti i vendit, ndërsa qyteti më i madh është Yangon, një qendër tregtare dhe ish-kryeqytet.

Popullsia: 57.2 milionë banorë.

Sipas BBC, qeveria e Unitetit Kombëtar (NUG) u formua në prill 2021, nga grupe që kundërshtojnë juntën ushtarake aktualisht nën kontrollin e Mianmarit, menjëherë pas grushtit të shtetit ushtarak në shkurt të atij viti. Ushtria birmaneze, e njohur si Tatmadaë, rrëzoi qeverinë e zgjedhur të udhëhequr nga Aung San Suu Kyi, pikërisht në momentin që ishte gati të fillonte mandatin e dytë 5-vjeçar.

Aung San Suu Kyi u burgos dhe u shpall fajtore për akuza të shumta korrupsioni.

Një shtypje e ashpër e protestave pro-demokracisë shtyu shumë të rinj të iknin në zonat etnike, ku morën armët kundër ushtrisë. Shumë u bashkuan me krahun e armatosur të NUG-së, Forcën e Mbrojtjes Popullore (PDF). Duke punuar me grupet e armatosura etnike, ato janë bërë një forcë e madhe, duke kontrolluar tani pjesën më të madhe të vendit jashtë qyteteve kryesore.

Disa grupe më të vogla lokale në Mianmar qendrore e quajnë veten gjithashtu pjesë të "PDF", megjithëse jo të gjithë janë nën komandën e NUG - edhe nëse luftojnë në të njëjtën anë. NUG është ende duke luftuar për të fituar njohjen ndërkombëtare dhe thotë se financohet kryesisht nga njerëzit e Mianmarit brenda dhe jashtë vendit./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Tërmeti në Mianmar, të paktën 144 të vdekur dhe mbi 700 të plagosur

Tërmeti vret të paktën 144 persona në Mianmar, Junta
Pamje nga rrënojat

NEPXHIDOU- Të paktën 144 persona kanë ndërruar jetë nga tërmeti që lëkundit Mianmarin dhe Tajlandën. Ndërkohë që më shumë se 732 persona kanë mbetur të plagosur. Sipas mediave vendase, dhjetra mijëra persona mendohet se kanë mbetur nën rrënoja dhe po punohet për t'i nxjerrë të gjallë.

Por për shkak të ndërtesave të rrënuara, dyshohet se numri i të vdekurve dhe të plagosurve është shumë më i lartë. Kështu tha për televizionin kombëtar, udhëheqësi i juntës ushtarake të Mianmarit, Min Aung Hlaing.

"Pas tërmetit hapëm rrugët për ndihmën ndërkombëtare",- tha ai. Po sipas tij, kanë më pak se 6 orë për të vepruar, pasi parashikohet se njerëzit e mbetur nën rrënoja mund të mbijetojnë në kushte të tilla vetëm për pak kohë. Kështu, janë në aksion për të shpëtuar sa më shumë të mbijetuar duke kërkuar ndihmë edhe nga ndërkombëtarët.

Një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.7, i ndjekur 12 minuta më vonë nga një goditje e dytë prej 6.4 rihter, goditi qendrën e Mianmarit, ku dyshohet se do të ketë një katastrofë, me rrezikun e 'mijëra vdekjeve'. Epiqendra, sipas institutit gjeozizmik amerikan, ishte pranë Saigang-ut./ZËRI

 

2 MUAJ ME PARE

Tërmeti në Azi! 144 persona humbën jetën në Mianmar, 8 në Tajlandë, priten deri në 10 mijë viktima

Tërmeti vret të paktën 144 persona në Mianmar, Junta
PAMJE NGA VENDNGJARJA

MIANMAR-Të paktën 144 njerëz në Mianmar janë vrarë dhe 732 janë plagosur nga tërmeti i madh që goditi vendin. Ndërkohë është konfirmuar vdekja e 8 personave në Bangkok, në kantierin e ndërtimit të pallatit që u shemb si pasojë e tërmetit, raporton The Guardian. 

Instituti Gjeologjik i SHBA (US Geological Survey) ka lëshuar një alarm të kuq për viktima dhe dëme pas tërmetit me magnitudë 7.7 në Myanmar.  Sipas informacionit në faqen zyrtare, "është e mundur që të ketë shumë viktima dhe dëme të mëdha, dhe katastrofa të jetë shumë e madhe. Agjencia njofton gjithashtu se "është shumë e mundshme që të jenë mijëra të vdekurit".

Ndërkohë komisionerja Evropiane për Përgatitjen, Menaxhimin e Krizave Hadja Lahbib tha se po monitorohet situata dhe se është aktivizuar sistemi evropian i vëzhgimit satelitor Copernicus për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Përmes fotove dhe videove- Çfarë la pas tërmeti në Myanmar dhe Tajlandë, rrënoja dhe rrugë të çara

Tërmeti vret të paktën 144 persona në Mianmar, Junta
PAMJE NGA NGJARJA

AZI-Ndërtesa të larta që shemben, rrënoja dhe rrugë të çara, këto janë pamjet që vijnë nga Myanmar dhe Tajlanda pas tërmetit me magnitudë 7.7 të shkallës Rihter që goditi vendin. Videot e postuara në rrjet nga të dy vendet tregojnë banorët e frikësuar, duke vrapuar nga kullat e banimit që lëkunden ndërsa pluhuri mbulon qytetin e ngarkuar. 

Postimet në mediat sociale tregojnë ndërtesa të shembura në qytetin e Mandalay dhe forcat që po shpëtojnë banorët e mbetur nën rrënoja. Dramatike është edhe videoja e shembjes së “urës historike Ava apo Sagaing”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Instituti Gjeologjik i SHBA (US Geological Survey) ka lëshuar një alarm të kuq për viktima dhe dëme pas tërmetit me magnitudë 7.7 në Myanmar.  Sipas informacionit në faqen zyrtare, "është e mundur që të ketë shumë viktima dhe dëme të mëdha, dhe katastrofa të jetë shumë e madhe. Agjencia njofton gjithashtu se "është shumë e mundshme që tw jenw mijëra të vdekurit"./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Tërmet 7.7 Rihter në Myanmar, lëkundje dhe në Tajlandë! PAMJET- Ndërtesa të shembura dhe rrugë të çara, një viktimë

Tërmeti vret të paktën 144 persona në Mianmar, Junta
Pamje nga vendngjarja

AZI-Një tërmet me magnitudë 7.7 ka goditur Myanmar, raporton Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Lëkundjet u ndjenë në Kinë dhe Tajlandë, ndërsa pamjet në mediat sociale tregojnë njerëz që evakuojnë ndërtesat në Bangkok dhe mblidhen në rrugë. Instituti Kombëtar i Mjekësisë Emergjente i Tajlandës ka thënë se të paktën një person ka humbur jetën pasi një objekt në ndërtim e sipër në Bangkok u shemb tërmeti i fortë.

Po ashtu raportohet se 43 persona kanë mbetur të bllokuar në një tjetër ndërtesë, ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur. Sipas USGS, epiqendra e tërmetit ishte 16 km (10 milje) në veriperëndim të qytetit Birman të Sagaing, pranë qytetit Mandalay. Kjo është një zonë rreth 100 km në veri të kryeqytetit Naypyidaw. 


Tërmeti vret të paktën 144 persona në Mianmar, Junta

Tërmeti vret të paktën 144 persona në Mianmar, Junta

Tërmeti vret të paktën 144 persona në Mianmar, Junta

Tërmeti vret të paktën 144 persona në Mianmar, Junta

Disa banorë raportuan se uji doli nga pishinat për shkak të lëkundjeve të fuqishme, ndërsa disa godina të larta dridheshin për disa sekonda. Autoritetet në rajon po ndjekin situatën me kujdes, duke vlerësuar ndikimin e tërmetit dhe duke paralajmëruar qytetarët për mundësinë e pasgoditjeve. Qytetarët janë këshilluar të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë për të shmangur rreziqet e mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB