LIVE UPDATES

17 ditë LUFTË! Irani shënjestron Dubain-Trump paralajmëron NATO-n: I kërkova ndihmë për naftën, refuzoi

➤Në ditën 17-të të konfliktit SHBA-Izrael ndaj Iranit sulmet vijojnë në Lindjen e Mesme. ➤Irani ndërmorri një sulm me dronë në aeroportin e Dubait, ku një depo karburanti u përfshi nga zjarri.➤ Ngushtica e Hormuzit, ngelet problemi kyç i konfliktit, ku Trump i kërkoi Kinës dhe aleatëve të SHBA-së të ndihmojnë me ndërprerjet në ngushticë për kalimin e naftës. ➤Trump paralajmëroi se NATO përballet me një të ardhme "shumë të keqe" nëse aleatët nuk arrijnë të ndihmojnë.➤ Çmimet e naftës vijonë të rriten, ku nafta bruto Brent kaloi 105 dollarë për fuçi. ➤Nga ana tjetër Izraeli njoftoi operacione tokësore “të kufizuara” në Libanin jugor.

3 artikuj për këtë temë.
2 MUAJ ME PARE

"Kriza" e Hormuzit! Europa i mbyll 'derën' Donald Trump

17 ditë LUFTË! Irani shënjestron Dubain-Trump paralajmëron
foto ilustruese

SHBA- Donald Trump ka paralajmëruar se e ardhmja e NATO-s mund të jetë “shumë e keqe” nëse aleatët nuk kontribuojnë për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë. Pas deklaratave të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, kanë reaguar vendet anëtare të NATO-s.

“Ne nuk kishim pse t’i ndihmonim me Ukrainën. Ukraina është mijëra kilometra larg nesh… Por ne i ndihmuam. Tani do të shohim nëse ata do të na ndihmojnë ne. Unë kam thënë prej kohësh se ne do të jemi aty për ta, por ata mund të mos jenë aty për ne. Dhe nuk jam i sigurt se do të ishin", u shpreh Trump.

Por vendet e huaja kanë reaguar me kujdes ndaj kërkesës së Trump. Në mandatin e tij të parë në detyrë dhe që nga rikthimi në presidencë, Trump i ka tronditur aleatët e NATO-s duke shprehur skepticizëm në lidhje me vlerën e aleancës së pasluftës, duke i kritikuar ata për atë që ai e quan shpenzime të ulëta për mbrojtjen dhe duke kërcënuar se do të tërheqë SHBA-në.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme Kaja Kallas ka theksuar se NATO nuk mund të ndërhyjë në hapjen e ngushticës së Hormuzit, pasi është jashtë juridiksionit të Aleancës, dhe nuk ka vende që janë pjesë e NATO-s të cilat ndodhen në Ngushticën e Hormuzit. 

"Ne kemi qenë në kontakt me NATO-n më parë, por kjo është vërtet jashtë zonës së ndërhyrjes së NATO-s. Kjo është arsyeja pse kemi Operacionin Aspides, dhe ka shtete anëtare të gatshme të kontribuojnë, si në 'koalicionin e të gatshëmve' ashtu edhe në vetë operacionin, por është një zonë jashtë territorit të NATO-s. Nuk ka vende të NATO-s në Ngushticën e Hormuzit", tha Kallas." tha ajo.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së tha të hënën se kishte folur me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, rreth mënyrës së zhbllokimit të ngushticës.

"Është në interesin tonë ta mbajmë të hapur Ngushticën e Hormuzit dhe për këtë arsye po diskutojmë edhe se çfarë mund të bëjmë në këtë drejtim nga ana evropiane", tha shtoi Kallas.

Reagim ka ardhur nga Gjermania

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, përjashtoi për momentin pjesëmarrjen e Gjermanisë në operacionet për sigurimin e kësaj zone strategjike. Në emisionin televiziv “Bericht aus Berlin”, ai deklaroi se Berlini nuk do të përfshihet në konflikt.

“Ne nuk do të marrim pjesë në këtë konflikt,” tha Wadephul, duke shtuar se Gjermania pret të informohet kur objektivat e SHBA-së dhe Izraelit të jenë arritur dhe më pas do të ishte e gatshme të kontribuojë në përpjekjet diplomatike. Sipas tij, siguria në Ngushticën e Hormuzit dhe në "Detin e Kuq" mund të arrihet vetëm përmes negociatave.

Britania e Madhe po shqyrton pjesëmarrjen

Ministri britanik i Energjisë, Ed Miliband, tha se Britania e Madhe po shqyrton pjesëmarrjen në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit. I pyetur nëse Britania e Madhe mendon të dërgojë anije për kërkimin e minave detare ose dronë detarë në rrugën ujore strategjikisht shumë e rëndësishme të Hormuzit për të siguruar qarkullimin e anijeve, Miliband tha për televizionim “Sky News” vetëm se qeveria britanike është në kontakt me aleatët e saj.

Kryeministri britanik Keir Starmer, në një koferencë për shtyp këtë të hënë, është shprehur se Britania po punon me aleatët e saj mbi një plan kolektiv për të rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe për të rivendosur lirinë e lundrimit në Lindjen e Mesme.

“Ne kemi vepruar tashmë së bashku me vendet e tjera për të çliruar rezervat e naftës në rast emergjence në një nivel krejtësisht të paprecedentë, por në fund të fundit, duhet ta rihapim Ngushticën e Hormuzit për të siguruar stabilitetin në treg. Kjo nuk është një detyrë e thjeshtë. Pra, ne po punojmë me të gjithë aleatët tanë, përfshirë partnerët tanë evropianë, për të hartuar një plan kolektiv të qëndrueshëm që mund të rivendosë lirinë e lundrimit në rajon sa më shpejt të jetë e mundur dhe të lehtësojë ndikimet ekonomike”, u shpreh ai.

Italia është vendi i fundit evropian (pas Mbretërisë së Bashkuar , Gjermanisë dhe Greqisë ) që reagon me kujdes ndaj kërkesës së Donald Trump që aleatët të ndihmojnë në hapjen e ngushticës së Hormuzit. Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, u tha gazetarëve në Bruksel se Italia mbështet përforcimin e misioneve detare të BE-së në Detin e Kuq.

Por ai shtoi: “Megjithatë, nuk mendoj se këto misione mund të zgjerohen për të përfshirë ngushticën e Hormuzit , veçanërisht pasi ato janë misione kundër piraterisë dhe mbrojtëse.”

Zëvendëskryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, tha se vendi i tij nuk do t’i nënshtrohej “shantazhit” nga SHBA-ja për t’u bashkuar me luftën, duke thënë: “Me satelitë, me komunikime, ne jemi shumë të lumtur të jemi të dobishëm. Por mos na kërkoni trupa dhe makineri.”

Kina ka thënë vetëm se mbajtja e Ngushticës hapur është e rëndësishme për tregtinë ndërkombëtare, me Ministrinë e Punëve të Jashtme që ka kërkuar ndërprerjen e armiqësive. Presidenti Trump pritet të vizitojë Kinën në fund të muajit, por ka sugjeruar se udhëtimi mund të anulohet, varësisht nga vendimi i Pekinit për vendosjen e anijeve luftarake.

Koreja e Jugut tha se po e shqyrtonte kërkesën e Trump, por Japonia është e detyruar nga ligjet që kufizojnë në mënyrë strikte vendosjet ushtarake jashtë vendit. Tokio ka sugjeruar që operacionet në Ngushticën e Hormuzit mund të mos kalojnë miratimin ligjor.

"Nuk kemi marrë asnjë vendim në lidhje me dërgimin e anijeve shoqëruese. Po vazhdojmë të shqyrtojmë se çfarë mund të bëjë Japonia në mënyrë të pavarur dhe çfarë mund të bëhet brenda kuadrit ligjor", tha kryeministri Sanae Takaichi para parlamentit.

Australia tha se nuk i është kërkuar të kontribuojë dhe nuk do të dërgojë anije.

Mbërmjen e djeshme, duke folur nga bordi i avionit presidencial Air Force One, Trump tha se është në bisedime me “rreth shtatë vende” për të patrulluar dhe “policuar” Ngushticën e Hormuzit. “Do ta mbaj mend kush ndihmon dhe kush jo”, theksoi ai, duke paralajmëruar NATO-n nëse do të refuzonte mbështetjen.

Rëndësia dhe psë është kaq strategjike Ngushtica e Hormuzit? Ngushtica e Hormuzit është një kalim shumë i ngushtë detar që lidh Gjirin Persik me oqeanin. Përmes tij kalojnë anije që transportojnë naftë nga vendet prodhuese të Lindjes së Mesme drejt Europës, Azisë dhe Amerikës. Rreth 20% e gjithë naftës së botës kalon çdo ditë nga kjo ngushticë./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Irani nuk bën hapa pas: Trump le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

17 ditë LUFTË! Irani shënjestron Dubain-Trump paralajmëron
Ali Mohammad Naini

IRAN-Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë detare të Iranit janë shkatërruar. Naini u shpreh se Ngushtica e Hormuzit është nën kontrollin e plotë të Iranit.

“Ngushtica e Hormuzit është nën kontrollin e plotë të Iranit, dhe çdo agresion do të përballet me një përgjigje vendimtare. A nuk tha Trump se marina e Iranit është shkatërruar? Nëse po, le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik nëse guxon.”-tha ai në një raport të publikuar nga agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve, Tasnim.

Zëdhënësi i IRGC-së tha se Irani ka lëshuar tashmë rreth 700 raketa dhe 3 mijë e 600 dronë kundër objektivave “amerikane dhe sioniste” që nga fillimi i luftës. Ai paralajmëroi gjithashtu se armë edhe më të fuqishme mbeten ende të papërdorura, duke shtuar se Irani do të vazhdojë sulmet derisa të besojë se është rikthyer fuqia parandaluese./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Trump paralajmëron NATO-n: Do të ketë pasoja shumë të këqija nëse s'ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës

17 ditë LUFTË! Irani shënjestron Dubain-Trump paralajmëron
Donald Trump

SHBA-Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi se po fliste me “rreth shtatë” vende për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin global të naftës. Ai shtoi se "do të jetë interesante të shihet" se cilat vende i ndihmojnë SHBA-të me atë që ai e quajti "një përpjekje shumë të vogël".

Trump përmendi veçanërisht Kinën, duke theksuar se Pekini është shumë i varur nga furnizimet me naftë që kalojnë përmes kësaj rruge detare. Megjithëse nuk përmendi vendet e tjera me të cilat ka kontaktuar, presidenti amerikan iu referua NATO-s dhe shteteve të tjera që, sipas tij, duhet të “mbrojnë territorin e tyre”.

Më herët, në një intervistë për Financial Times, Trump tha se është “plotësisht e përshtatshme” që vendet që përfitojnë nga Ngushtica e Hormuzit të ndihmojnë për rihapjen dhe sigurimin e saj.

Ai paralajmëroi se nëse nuk do të ketë reagim nga vendet e tjera, kjo mund të jetë “shumë e keqe për të ardhmen e NATO-s”, duke shtuar se SHBA-të kanë qenë “shumë të sjellshme” me aleatët europianë.

“Ne nuk kishim pse t’i ndihmonim me Ukrainën. Ukraina është mijëra kilometra larg nesh… Por ne i ndihmuam. Tani do të shohim nëse ata do të na ndihmojnë ne. Unë kam thënë prej kohësh se ne do të jemi aty për ta, por ata mund të mos jenë aty për ne. Dhe nuk jam i sigurt se do të ishin,"-u shpreh Trump./ZËRI

Poll

MOS HUMB