Erkid Kazazin e nxorri zbuluar babai i tij: Plagosjen e bëri djali im

DURRËS- Erkid Kazazin e ka nxjerrë zbuluar babai i tij, Eqerem Kazazi. Mësohet se ai ka rrëfyer në biseda me mesazhe, me të afërm dhe bashkëpunëtorë të policisë, se plagosjen në Fllakë të Durrësit e kishte bërë djali i tij, për t’i marrë hakun. E gjitha ndodhi pasi Arbër Gorgea, 36 vjeç, kishte debatuar pak ditë më parë me Eqerem Kazazin dhe e kishte qëlluar me grushte.
Eqerem Kazazi është thirrur dhe në polici ku ka pranuar sherrin që ka pasur me 36-vjeçarin. Për rrjedhojë, një natë më parë, Erkid Kazazi i zuri pritë Gorgeas në aksin rrugor “Katër Rrugët e Fllakës–Katund Sukth”, duke e qëlluar me armë zjarri. Ai ishte në makinë me dy fëmijë të mitur, të cilët kanë shpëtuar mrekullisht./ZËRI
Zbardhet plagosja në Fllakë, Erkid Kazazi qëlloi Arbër Gorgean

DURRËS- Është zbardhur plagosja e Arbër Gorgeas, ngjarje e ndodhur një natë më parë në Durrës, në zonën e Fllakës. Autori i ngjarjes mësohet se është Erkid Kazazi, ish-kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Kavajë. Ngjarja ka nisur fillimisht si një konflikt mes Arbër Gorgeas dhe babait të 30-vjeçarit, Eqerem Kazazi. Pas një debati për motive të dobëta, 36-vjeçari ka goditur me grushte Eqerem Kazazin.
Për rrjedhojë, Erkid Kazazi ka dashur të ballafaqohet me Gorgean dhe i ka zënë pritë në zonën e Fllakës në Durrës. Ai ka qëlluar me armë zjarri drejt makinës me të cilën 36-vjeçari po udhëtonte bashkë me dy fëmijë të mitur. Policia në njoftimin zyrtar bën me dije se fëmijët kanë shpëtuar mrekullisht. Gorgea është paraqitur në polici dhe ka kërkuar ndihmë. Efektivët e kanë dërguar në spial ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore./ZËRI
Erkid Kazazin e nxorri zbuluar babai i tij: Plagosjen e bëri djali im

TIRANË- Erkid Kazazin e ka nxjerrë zbuluar babai i tij, Eqerem Kazazi. Mësohet se ai ka rrëfyern ë biseda me mesazhe, me të afërm dhe bashkëpunëtorë të policisë se plagosjen në Fllakë të Durrësit e kishte bërë djali i tij, për t’i marrë hakun.
E gjitha ndodhi pasi Arbër Gorgea, 36 vjeç, kishte debatuar pak ditë më parë me Eqerem Kazazin dhe e kishte qëlluar me grushte. Eqerem Kazazi është thirrur dhe në polici ku ka pranuar sherrin që ka pasur me 36-vjeçarin.
Për rrjedhojë, një natë më parë, Erkid Kazazi i zuri pritë në aksin rrugor “Katër Rrugët e Fllakës–Katund Sukth”, duke e qëlluar me armë zjarri. Gorgea ishte në makinë me dy fëmijë të mitur, të cilët kanë shpëtuar mrekullisht.
Nga ngacmimi i gruas së Sajmir Kurtit, dëshmia për Lul Berishën tek plagosja në Pllajë, historia e konflikteve të Eqerem dhe Erkid Kazazit

TIRANË- Erkid Kazazi, 30 vjeç, personi që është shpallur në kërkim për plagosjen e Arbër Gorgeas nuk është një emër i panjohur për Policinë e Shtetit. Ai ka qenë i angazhuar edhe në strukturat e Partisë Demokratike, por në jetën e tij nuk kanë munguar as konfliktet në të cilat janë përdorur armë zjarri.
Viti 2016, ngacmimi i një gruaje që shkaktoi tre të plagosur

Të shtënat me armë zjarri tronditën Kavajën më 18 qershor të vitit 2016, kur ish-drejtori i Zyrës së Punës në këtë qytet, Saimir Kurti, ka plagosur me armë zjarri tre persona, para Bashkisë së qytetit.
Saimir Kurti pati një debat të ashpër me Eqerem Kazazin, 48 vjeç, i cili rezulton të jetë babai i Erkid Kazazit, që në atë kohë ishte kreu i Forumit Rinor Të Partisë Demokratike në Kavajë. Pas konfliktit, Kurti ka marrë armën dhe më pas ka qëlluar ndaj Kazazit, duke plagosur edhe dy persona të tjerë, djalin e tij, Erkid Kazazi, 21 vjeç në atë kohë dhe Dritan Xhixhon, 46 vjeç, i cili ndodhej rastësisht aty pasi shiste fara.
Shkaku i ngjarjes
Gjatë marrjes në pyetje, palët janë konfliktuar me njëri-tjetrin për shkak të një parkimi. Bashkëshortja e Saimir Kurtit ka parkuar makinën pranë lokalit të Kazazit e kjo është bërë shkak që babë e bir të përplasen me të, pasi nuk e kanë lejuar që ajo të vendoste makinën pranë lokalit të tyre. Në këtë moment, gruaja e Kurtit ka marrë të shoqin në telefon, i cili ka mbërritur në vendngjarje e është përplasur fizikisht me Kazazët.
“I kërkuam gruas së Saimir Kurtit që të mos e parkonte makinën para lokalit tonë, sepse e bënte shpesh. Debatuam me të deri sa erdhi Saimir Kurti dhe na qëlloi,”- kanë thënë Eqerem Kazazi dhe djali i tij.
“Përveçse nuk e lejuan të parkonte, ata më ngacmuan gruan. Isha i detyruar të mbroja nderin tim, por nuk qëllova për t’i plagosur,”- ka deklaruar Kurti.
Dyshime pati edhe për faktin që sherri nisi pas debatit rreth lirimit të Elvis Roshit nga paraburgimi dhe lënia e tij në “arrest shtëpie”, por nuk u vërtetua asnjëherë.
Eqerem Kazazi dhe dëshmia e rremë për Lulzim Berishën
Edhe Eqerem Kazazi, njësoj si djali i tij, nuk ka një të kaluar të qetë. Ai është një person me precedentë penalë në Itali, por figurë e njohur edhe për blutë e Kavajës dhe të Durrësit.
Ai ka qenë dëshmitar në procesin gjyqësor të “Bandës së Lul Berishës”, por u vu në pranga pasi ndryshoi dëshminë e tij. Në vitin 2010, Eqerem Kazazi u ndalua sapo kapërceu dyert e gjykatës, pasi u verifikua dëshmia që ka dhënë ndaj 16 të akuzuarve si anëtarë të bandës ishte e rremë. Ai deklaroi se nuk kshte njohje me Lulzim Berishën, ndërkohë që në dy deponimet e dhëna më herët në prokurori kishte dëshmuar të kundërtën.
Kazazi u mor i pandehur në gjykatën e Tiranës, ndërsa në dhjetor të 2012 çështja kundër tij u pushua për shkak të amnistisë së shpallur nga parlamenti.
Kazazi ka qenë thirrur në gjykatë edhe si dëshmitar në vrasjen e shtetasit Marsel Sotiri.
Në vitin 2006, Kazazi ka pranuar njohjen me Lulëzim Berishën nëpërmjet një mikut të vëllait të tij si dhe ka deklaruar se i ka shitur makinën "Golf 2", Ermir Dervishit për 2 milionë lekë të vjetra. I njëjti mjet rezulton të jetë përdorur në atentatin e parë ndaj Marsel Sotirit, ku ai mbeti i plagosur dhe u vranë shokët e tij Viron Curri e Arjan Paja.
Plagosja në Pllajë

Vitet kanë kaluar, por telashet nuk kanë qëndruar larg familjes Kazazi. Për arsye që nuk janë zbardhur ende, Arbër Gorgea është përplasur me Eqerem Kazazin, të cilin edhe e ka goditur me grushte. Për pasojë, i biri, Erkid Kazazi kishte marrë përsipër ballafaqimin me 36-vjeçarin, por në këtë këtë rast ka rrezikuar dhe jetën e dy fëmijëve të mitur që udhëtonin në makinë me Gorgean.
Ai ka qëlluar në drejtim të mjetit, por plumbat kanë kapur vetëm Gorgean. 36-vjeçari u paraqit me këmbët e tij në komisariatin e policisë dhe kërkoi ndihmë. Efektivët e dërguan në spital, ku dhe ndodhet ende, nën kujdesin e mjekëve. Në njoftim, policia bën me dije se të miturit nuk kanë mbetur të plagosur, ndërsa Kazazi është shpallur në kërkim.
DETAJE nga plagosja në Durrës/ Kazazi qëlloi me armë drejt makinës ku ndodhej 36-vjeçari me dy fëmijët e mitur

DURRËS- Arbër Gorgea është qëlluar me armë zjarri nga Erkid Kazazi në momentin që po udhëtonte me dy fëmijë të mitur, 14 dhe 15 vjeç. Ngjarja ndodhi një na të më parë në zonën e Fllakës në Durrës. Gorgea kishte debatuar më herët me babanë e 30-vjeçarit Erkid Kazazi, Eqerem Kazazi, të cilin dhe e ka qëlluar me grusht. Për pasojë, i biri kishte marrë përsipër ballafaqimin me 36-vjeçarin, por në këtë këtë rast ka rrezikuar dhe jetën e dy fëmijëve të mitur. Në njoftim, policia bën me dije se të miturit nuk kanë mbetur të plagosur. Edhe vetë 36-vjeçari ndodhet në spital, ndërsa Kazazi është shpallur në kërkim. Kazazi është një emër i njohur për Policinë e Shtetit. Ai ka qenë dhe kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Kavajë.
Njoftimi i policisë DVP Durrës
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 36-vjeçar. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë vijuar veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 30.05.2025, në aksin rrugor “Katër Rrugët e Fllakës–Katund Sukth”, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Si rezultat, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit K. K., 30 vjeç, banues në Kavajë dhe vijon puna për kapjen e tij. Nga hetimet paraprake rezulton se rreth orës 19:30, të datës 30.05.2025, në vendin e quajtur “Fllakë e Egër”, shtetasi K. K., duke lëvizur me automjetin tip “Ford Focus”, ka qëlluar me armë zjarri të dyshuar pistoletë, gjatë një parakalimi, drejt automjetit tip “Lancia”, në të cilin ndodhej shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës. Si pasojë, shtetasi A. G. mbeti i plagosur, ndërsa dy të miturit 14 e 15-vjeç që udhëtonin me të nuk kanë pësuar lëndime. Nga hetimet ka rezultuar se disa ditë më parë, shtetasi A. G., ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të shtetasit K. K., i cili ka pësuar dëmtime fizike jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.
Zbardhet plagosja në Fllakë! Ish-kreu i FRPD-së në Kavajë qëlloi me armë zjarri 36-vjeçarin që i grushtoi të atin

DURRËS- Është zbardhur plagosja e Arbër Gorgeas, ngjarje e ndodhur një natë më parë në Durrës, në zonën e Fllakës. Autori i ngjarjes mësohet se është Erkid Kazazi, ish-kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Kavajë. Ai mësohet se është përplasur me Gorgean në zonën e Durrës, pasi 36-vjeçari ka goditur me gruushte babain e tij, Eqerem Kazai. Ngjarja ka ndodhur pas një debati për motive të dobëta.
Për rrjedhojë, djali ka shkuar të ballafaqohet me 36-vjeçarin, porn ë debat e dipër e ka qëlluar atë me armë zjarri duke e lënë të plagosur. Më pas, është larguar nga vendngjarja. Gorgea u paraqit me këmbët e tij në komisariatin e policisë dhe kërkoi ndihmë. Efektivët e dërguan në spital, ku dhe ndodhet ende, nën kujdesin e mjekëve.
-
Plagosje me armë zjarri në Durrës!
30 Maj, 20:30