LIVE UPDATES

Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje brenda sallës së Gjykatës së Apelit, reagime nga politika dhe institucionet e drejtësisë

8 artikuj për këtë temë.
8 MUAJ ME PARE

Gjyqtari Astrit Kalaja u vra në sallën e gjyqit, reagon Gjykata e Apelit: Të merren masa për rritjen e sigurisë!

Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje brenda sallës së
gjykata e apelit-pamje nga vendngjarja dhe astrit kalaja (viktima)

TIRANË- Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka reaguar pas vrasjes në së gjyqtarit Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit, brenda ambienteve të kësaj gjykate. Në reagimin zyrtar, Gjykata e Apelit e cilëson këtë ngjarje të rëndë si një goditje jo vetëm për komunitetin e drejtësisë, por për të gjithë shoqërinë tonë. Apeli kërkon forcimin e masave të sigurisë në ambientet gjyqësore, ndërsa thekson se drejtësia nuk do të trembet.

REAGIMI I PLOTË

Sot gjyqtari Astrit Kalaja u vra në sallën e gjykimit.

Kjo ngjarje e rëndë është një goditje jo vetëm për komunitetin e drejtësisë, por për të gjithë shoqërinë tonë.

Në emër të kolegëve gjyqtarë dhe të gjithë trupës gjyqësore, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen e kolegut të ndjerë dhe për të gjithë ata që ndjejnë dhimbjen e kësaj humbjeje të rëndë. Zemrat tona janë me ta në këtë moment të dhimbshëm dhe solidariteti ynë është i plotë.

Kjo ngjarje tragjike imponon reflektim të thellë mbi nevojën për të forcuar masat e sigurisë në ambientet gjyqësore, duke garantuar mbrojtjen e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, palëve dhe çdo qytetari që hyn në sallat e drejtësisë. Siguria është parakusht i pandashëm për ushtrimin e pavarur dhe të paanshëm të detyrës gjyqësore. Kërkojmë që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa të menjëhershme për rritjen e nivelit të sigurisë dhe për parandalimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.

Po aq e rëndësishme është ndalimi i gjuhës së urrejtjes, denigrimit dhe kërcënimit ndaj gjyqtarëve dhe sistemit të drejtësisë. Asnjë shprehje armiqësie, asnjë fjalë që nxit dhunë apo paragjykim ndaj personave që përmbushin detyrën e tyre nuk duhet të tolerohet. Gjuha e urrejtjes nuk është shprehje lirie, por një mjet që ushqen intolerancën dhe dëmton besimin e qytetarëve te drejtësia. Është detyrë e çdo institucioni, politikani, media e çdo përfaqësuesi publik dhe qytetari të ruajë gjuhën e respektit dhe të dialogut.

Njëkohësisht, bëjmë apel për reflektim shoqëror, për unitet dhe për respekt ndaj drejtësisë si themel i rendit demokratik.

Në këtë moment të errët, ne gjyqtarët mbetemi të palëkundur në vendosmërinë tonë për të zbatuar ligjin me integritet dhe kurajë. Drejtësia nuk do të trembet. Ne do të vazhdojmë të shërbejmë me dinjitet, paanshmëri dhe besim të plotë se e vërteta dhe ligji janë mburoja më e fortë ndaj çdo akti dhune apo urrejtjeje.

Bashkë në dhimbje, por edhe më të bashkuar se kurrë në përkushtimin tonë për drejtësi.

Një tjetër reagim ka ardhur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja. Krahas ngushëllimeve për familjen dhe të afërmit e gjyqtarit, GJKKO e cilëson humbjen e tij një goditje të rëndë për sistemin gjyqësor dhe shoqërinë shqiptare në tërësi. Një akt kriminal sipas GJKKO, që kërcënon integritetin e funksionit të magjistratit dhe besimin e qytetarëve në shtetin e së drejtës.

REAGIMI I PLOTË

Trupa gjyqësore e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpreh me dhimbje dhe indinjatë të thellë reagimin ndaj ngjarjes tragjike të ndodhur sot, ku humbi jetën në mënyrë të dhunshme gjyqtari i Gjykatës së Apelit, z. Astrit Kalaja.

Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin tonë me familjen, të afërmit dhe kolegët e gjyqtarit Kalaja.

Humbja e një përfaqësuesi të drejtësisë në mënyrë të tillë është një goditje e rëndë për të gjithë sistemin gjyqësor dhe për shoqërinë shqiptare në tërësi.

Ngjarja e sotme është një alarm për gjendjen e sigurisë në të cilën ushtrojnë funksionin magjistratët në Republikën e Shqipërisë. Gjyqtarët janë shtylla të sistemit të drejtësisë dhe garantues të shtetit të së drejtës, ndaj siguria e tyre personale është jo vetëm një detyrim institucional, por një domosdoshmëri për funksionimin normal të sistemit demokratik dhe sundimit të ligjit.

Ky akt kriminal është një kërcënim serioz ndaj pavarësisë së gjyqësorit, integritetit të funksionit të magjistratit dhe besimit të qytetarëve në shtetin e së drejtës. Askush që mban mbi supe përgjegjësinë për të garantuar zbatimin e ligjit nuk duhet të ndjehet i pambrojtur.

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar për vrasjen e gjqytarit Astrit Kalaja, teksa bën thirrje që të gjithë të ndërgjegjësohen e të kontribuojnë për forcimin e sigurisë së magjistrateve në të gjitha aspektet.

REAGIMI I PLOTË:

Prokurori i Përgjithshëm e vlerëson si shumë të rëndë ngjarjen e ndodhur sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, e cila përveç se ka sjellë humbjen e jetës së një njeriu dhe plagosjen e dy të tjerëve, në të njëjtën kohë ka cenuar thelbësisht funksionimin e shtetit ligjor.

Prokurori i Përgjithshmëm i përcjell ngushëllimet familjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe bën thirrje që të gjithë të ndërgjegjësohen e të kontribuojnë për forcimin e sigurisë së magjistrateve në të gjitha aspektet.

Prokurori i Përgjithshëm i ka kërkuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, të kryejë një hetim të shpejtë dhe të plotë të ngjarjes në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

8 MUAJ ME PARE

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Berisha: Dëshmi e kontrollit të rendit nga krimi dhe pasigurisë në vend

Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje brenda sallës së
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Gjykatën e Apelit, Tiranë, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja. Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha shpreh ngushëllime familjes, ndëra dënon aktin e rëndë. Berisha kërkon dënimin e rreptë ligjor për ekzekutorin dhe porositësit e këtij krimi, ndërsa sipas tij, kjo ngjarje është dëshmi e kontrollit të rendit nga krimi dhe pasigurisë së madhe që ekziston sot në vend.

Postimi i Berishës:

Ekzekutohet me armë zjarri gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja.
Mediat njoftojnë se një person i armatosur ka qëlluar me armë zjarri sallen e gjyqit, në detyrë, gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën nga plagët brenda pak kohe.
Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të gjyqtarit të ndjerë Kalaja, dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar dhe kriminal ndaj gjyqtarit në sallen e gjyqit, dëshmi e kontrollit të rendit nga krimi dhe pasigurisë së madhe që ekziston sot në vend.
Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin dhe porositësit e këtij krimi shumë të rëndë.

8 MUAJ ME PARE

Gjykata e Lartë reagton për vrasjen e Astrit Kalajës: Sinjal alarmi për sigurinë e gjyqtarëve

Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje brenda sallës së
gjykata e lartë-astrit kalaja

TIRANË- Gjykata e Lartë ka reaguar lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, në ambientet e sallës së gjyqit në Apelin e Tiranës. Në një reagim zyrtar për mediat, Gjykata e Lartë përcjell ngushëllimet familjen, të afërmit dhe kolegët e gjyqtarit të ndjerë, Astrit Kalaja. Institucioni i drejtësisë shprehet se ngjarja e rëndë është një sinjal alarmi për sigurinë e gjyqtarëve në vend, si dhe mënyrës se si ata ushtrojnë funksionin e tyre. 

Reagimi i Gjykatws sw Lartw:

Trupa gjyqësore e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë shpreh tronditjen dhe dhimbjen e thellë për ngjarjen tragjike që solli humbjen e jetës së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Astrit Kalaja, dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët e tij.

Kjo ngjarje e rëndë është një sinjal alarmi për gjendjen e sigurisë në të cilën ushtrojnë funksionin gjyqtarët e Republikës dhe për gjendjen shqetësuese të infrastrukturës në të cilën funksionojnë shumë prej gjykatave shqiptare.
Në një shtet të së drejtës, gjyqtari duhet të ndjehet i mbrojtur dhe i respektuar në ushtrimin e detyrës së tij, jo vetëm nga pikëpamja fizike e infrastrukturore, por edhe përmes një klime publike të respektit dhe përmbajtjes në gjuhën që përdoret ndaj figurës së tij. Çdo formë denigrimi apo përbuzjeje ndaj gjyqtarit cenon autoritetin e drejtësisë dhe besimin e qytetarëve në shtetin ligjor.

Gjykata e Lartë vlerëson se garantimi i sigurisë fizike e institucionale të gjyqtarëve është një përgjegjësi e drejtpërdrejtë shtetërore, që kërkon veprim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm.
Mbrojtja e gjyqtarëve është mbrojtje e vetë drejtësisë dhe e besimit të publikut tek shteti i së drejtës.

8 MUAJ ME PARE

Krimi në Gjykatën e Apelit, reagon ministrja e Brendshme: Dënoj me forcë këtë akt barbar dhune

Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje brenda sallës së
ministrja e brendshme, Albana koçiu-astrit kalaja

TIRANË- Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka reaguar për vrasjen e gjyqtarit, Astrit Kalaja. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja ka dënuar aktin barbar dhe shpreh ngushëllimet për familjen e gjyqtarit të ndjerë. Në reagim, Koçiu ka sqaruar të sqaroi Policia e Shtetit, nuk kanë asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave e megjithatë ka ndërhyrë në vendngjarje. 

Reagim i ministres së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu:

Thellësisht e tronditur nga lajmi i rëndë i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, dhe plagosja e dy qytetarëve, brenda sallës së gjykatës.

Dënoj me forcë këtë akt barbar dhune dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës, kolegët e tij, duke u uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

Forcat e Policisë së Shtetit – të cilat duhet sqaruar për opinionin publik se në bazë të ligjit nuk kanë asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave – kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.

Autori është ndaluar menjëherë dhe kemi angazhuar ekspertët më të mirë për të kqyrur në bashkëpunim me prokurorët, përmbushjen e detyrave të ligjit nga ana e punonjësve të sigurisë të gjykatës.

8 MUAJ ME PARE

"Gjyqtari që nderoi togën e zezë"! Manja reagon për vrasjen e Astrit Kalasë dhe tregon njohjen me të: Sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetit

Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje brenda sallës së
ulsi manja-astrit kalaja

TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Astrit Kalaja. Manja e ka cilësuar ngjarjen si një akt barbar dhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj shtetit dhe sistemit të drejtësisë. Në një postim në rrjetet sociale, Manja ka rrëfyer edhe njohjen me gjyqtarin, teksa e konsideron një njeri të fjalës dhe qytetar model. Ish-ministri shpreh ngushëllimet për familjen dhe miqtë e ngushtë për gjyqtarin që nderoi togën e zezë, siç thekson Manja.

Postimi:

Një humbje që trondit drejtësinë!

Sot, dora e krimit u ngrit mbi togën e zezë, duke marrë jetën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Astrit Kalaja.
E kam njohur dhe kam punuar me të në ditë të vështira për rendin dhe sigurinë në Shkodër (2002–2005) — ai si gjyqtar, unë si prokuror. Astrit Kalaja ishte, me plot kuptimin e fjalës, një familjar dhe qytetar model, një gjyqtar me integritet të lartë dhe shtetar i përgjegjshëm.
Si ish-koleg dhe Kryetar i Komisionit të Ligjeve, e dënoj me forcë këtë akt barbar, që është sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetit dhe drejtësisë shqiptare.
Vrasja e një gjyqtari në detyrë kërkon ndëshkim shembullor dhe duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për sigurinë e të gjithë punonjësve të drejtësisë përballë dorës së krimit.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e shumtë që Astriti kishte kudo.
U prehtë në paqe njeriu dhe gjyqtari që nderoi togën e zezë!

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da Ulsi Manja (@ulsimanja)

8 MUAJ ME PARE

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Reagon Rama: Agresioni kriminal kërkon përgjigjen më ekstreme ligjore

Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje brenda sallës së
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Rama i ka shprehur ngushëllimet familjes së gjykatësit të ndjerë Astrit Kalaja, ndërsa ka kërkuar masë maksimale ndaj agresorit. Krahas ngushëllimeve, kryeministri shprehet se kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike. Gjithashtu, kreu i qeverisë thekson se kjo ngjarje tragjike është argumenti më i pakundërshtueshëm, për të mbështetur ashpërsimin domethënës në Kodin Penal të dënimit për armëmbajtjen pa leje.

Postimi i plotë i Ramës:

Ngushëllime vëllazërore familjes së gjykatësit të ndjerë Astrit Kalaja dhe u prehtë në paqe  Agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit. Por kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje mes policish private në emër të pavarësisë së gjyqësorit! Ndërkohë, kjo ngjarje tragjike besoj se është argumenti më i pakundërshtueshëm, për të mbështetur ashpërsimin domethënës në Kodin Penal të dënimit për armëmbajtjen pa leje dhe ngushtuar maksimalisht hapësirën për lojra me afatet në dëm të mbrojtjes prej zjarrit të armëve të paligjshme! Lutem gjithashtu që ky moment kaq tronditës të nxisë edhe një reflektim për lehtësinë me të cilën trajtohet rëndom armëmbajtja pa leje në proceset gjyqësore. 

 

8 MUAJ ME PARE

Ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon presidenti Begaj: Atentat makabër ndaj vetë sistemit!

Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje brenda sallës së
bajram begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me vrasjen gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua me armë zjarri brenda në sallën e gjyqit dhe humbi jetën rrugës për në spital. Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shprehet i tronditur nga ngjarja, teksa e cilëson një akt makabër ndaj sistemit tek i cili ka themelet bashkëjetesa dhe paqja sociale. Kreu i shtetit ka bërë thirrje që shoqëria duhet të përbuzë sulmine tmerrshën, ndërs apërfundoi se gjendjet pranë familjarëve dhe kolegëve të të ndjerit për përngjarjen e rëndë.

Postimi i plotë:

"Jam thellësisht i tronditur dhe dënoj me gjuhën më të ashpër aktin e pa tolerueshëm të vrasjes në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja.
Ky sulm i tmerrshëm ndaj gjyqtarit të shquar, por edhe ndaj drejtësisë si të tillë, duhet të përballet nga gjithë shoqëria me përbuzjen dhe mospajtimin më të thellë, sepse ky akt është atentat makabër ndaj vetë sistemit, tek i cili ka themelet bashkëjetesa dhe paqja sociale.
Në emër të shtetit i gjendem pranë familjes së të ndjerit dhe kolegëve të tij të afërt e të largët, si dhe shpreh solidaritetin e plotë të shqiptarëve me dhimbjen e pakufishme për humbjen."

Poll

MOS HUMB