LIVE UPDATES

Opozita i jep fund rezistencës! Miratohet përbërja e komisioneve të reja parlamentare

➤Kuvendi është mbledhur këtë të mërkurë për të konstituuar komisionet parlamentare, me opozitën që pas rezistencës disa ditore ka dorëzuar emrat e saj për drejtuesit dhe nënkryetarët. ➤Demokratët i dorëzuan emrat e anëtarëve të komisioneve të martën duke iu përgjigjur kështu thirrjeve të vazhdueshme të socialistëve për konstituimin e plotë të Kuvendit. ➤Seanca e sotme nisi e qetë me demokratët që morën fjalë duke kërkuar përsëritjen e seancës ku u votua qeveria e re, e cila pa debat dhe me tensione u mbyll në vetëm 30 minuta. ➤Deputeti i PD, Belind Këlliçi e cilësoi seancën e 18 shtatorit si njollë turpi për Kuvendin dhe Partinë Socialiste. Ai i kërkoi kryeparlamentarit Niko Peleshi që të rregullojë procesverbalin e seancës së kaluar plenare.

7 artikuj për këtë temë.
8 MUAJ ME PARE

"PD do t’i rikthehet 'mosbindjes civile'"/ Nga kandidati për Tiranën te data e protestës, ja çfarë deklaroi Berisha

Opozita i jep fund rezistencës! Miratohet përbërja e komisioneve
sali berisha

TIRANË- Kryetari i demokratëve, Sali Berisha, është ndalur në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të Parlamentetit, pasi përfundimit të seancës plenare. Berisha ka deklaruar se pas një kohe relativisht të gjatë, PD do të rikthehet te protestat. Lideri demokrat shtoi se 'narko diktatura' siç ai e quan, nuk ikën më vota dhe protestat mund të jenë rruga e vetme, megjithatë nuk ka ende një datë se kur mund të rinisin.  

“Narko-qeveria dhe programi i saj u votua në errësirë të plotë. Rruga e vetme mbetet vendosmëria qytetare, protestat kundër këtij grupi mafioz. Sapo ta kem datën, do ta komunikoj”, u shpreh Berisha pas daljes nga Kuvendi.

Gjithashtu, Berisha nuk u shpëtoi pyetjes së gazetarëve në lidhje me zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës. Ndërsa lidhur me një emër potencial përballë Ogerta Manastirliut, ai tha se PD ka jo një, por disa kandidatë. 

“Opozita ka jo një, por disa kandidatë të pakrahasueshëm me korbën e korrupsionit. Ka dy taktika, por ka dy qëndrime. Taktika e bojkotit, qe kërkon lëvizje guerile.”, tha ai.

Në seancën e sotme plenare u miratua lista e anëtarëve të 11 komisioneve të përhershme parlamentare ku 94 deputetë votuan pro, 1 kundër dhe ndërsa abstenuan demokratët Luçiano Boçi, Gent Stazimiri dhe Elda Hoti. Po ashtu, edhe procesverbali i seancës së kaluar është miratuar vetëm me votat e mazhorancës pasi opozita nuk ka pranuar të votojë pro për shkak të kundërshtive./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Seanca e prezantimit të programit nuk përsëritet! Kuvendi miraton përbërjen e komisioneve, si bëhet ndarja?

  Opozita i jep fund rezistencës! Miratohet përbërja e komisioneve

kuvendi

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë miratoi këtë të mërkurë përbërjen e anëtarëve të komisioneve parlamentare dhe  procesverbalin e seancës së parë të legjislaturës XI, ku u prezantua programi i qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 11 majit. 

Miratimi u bë vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita votoi kundër, ndërsa kërkoi përsëritjen e kësaj seanca, e cila  zgjati vetëm 25 minuta. Gjatë përplasjeve të vazhdueshme në seancë, kryedemokrati Sali Berisha iu drejtua kryeparlamentarit Niko Peleshi dhe kërkoi prej tij ripërsëritjen e seancës. Sipas tij, deputetët duhet të kenë ë mundësi të mbajnë diskutimet e tyre.

Gjithashtu u miratua edhe përbërja e anëtarëve të komisioneve, me 94 vota pro. Në seancën plenare të 16 shtatorit, Kuvendi miratoi ndryshimet e propozuara nga mazhoranca në rregulloren e parlamentit, me 79 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim. Vendimi u kundërshtua nga opozital, e cila dërgoi padi edhe në kushtetuese. 

Lista e 11 komisioneve të përhershme të Kuvendit:

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën

Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale

Ja si bëhet ndarja në komisionet parlamentare:

• Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat

1. Milva Ekonomi Kryetare
2. Erion Braçe Nënkryetar
3. Zamira Sinaj Sekretare
4. Admir Kadeli
5. Adi Qose
6. Elton Korreshi
7. Antoneta Dhima

Zëvendësues

1. Aulona Bylykbashi
2. Ceno Klosi
3. Ermal Pacaj

• Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

1. Ulsi Manja Kryetar
2. Damian Gjiknuri Nënkryetar
3. Aurora Mara Sekretare
4. Ermal Pacaj
5. Olsi Komici
6. Zegjine Caushi
7. Erjona Ismaili
8. Aulona Bylykbashi

Zëvendësues

1. Bledi Como
2. Xhenis Cela
3. Erjo Mile

• Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen

1. Bledar Çuçi Kryetar
2. Olta Xhaçka Nënkryetare
3. Ilirjan Pendavinji Sekretar
4. Hysen Buzali
5. Agron Malaj
6. Bujar Rexha
7. Aurora Mara

Zëvendësues

1. Romina Kuko
2. Arkend Balla
3. Ardit Bido
4. Brunilda Mersini

• Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet

1. Evis Kushi Nënkryetare
2. Hatixhe Konomi Sekretare
3. Ogerta Manasterliu
4. Alma Selami
5. Ana Nako
6. Lindita Nikolla
7. Zamira Sinaj

Zëvendësues

1. Etleva Budini
2. Erjo Mile

• Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale;

1. Eduard Shalsi Nënkryetar
2. Enriketa Jaho Sekretare
3. Vasil Llajo
4. Brunilda Mersini
5. Ani Dyrmishi
6. Asfloral Haxhiu
7. Hysen Buzali

Zëvendësues

1. Olta Xhacka
2. Ilir Pendavinji
3. Loer Kume
4. Klodiana Spahiu

• Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm

1. Anila Denaj Kryetare
2. Ceno Klosi Nënkryetar
3. Ilva Gjuzi Sekretare
4. Klevis Jahaj
5. Ornaldo Rakipi
6. Vullnet Sinaj
7. Besa Spaho

Zëvendësues

1. Bora Muzhaqi
2. Hatixhe Konomi
3. Antoneta Dhima

• Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

1. Iris Luarasi Nënkryetare
2. Ardit Bido Sekretar
3. Ramion Kurti
4. Etleva Budini
5. Kiduina Zaka
6. Piro Dhima
7. Arbjan Mazniku

Zëvendësues

1. Sara Mila
2. Alma Selami

• Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural

1. Blendi Klosi Kryetar
2. Fadil Nasufi Nënkryetar
3. Saimir Hasalla Sekretar
4. Agron Gaxho
5. Genti Lakollari
6. Tërmet Peçi
7. Ornaldo Rakipi

Zëvendësues

1. Ana Nako
2. Kiduina Zaka
3. Ilirian Pendavinji

• Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën

1. Erion Malaj Nënkryetar
2. Arkend Balla Sekretar
3. Xhenis Çela
4. Loer Kume
5. Skënder Pashaj
6. Klodiana Spahiu
7. Ramion Kurti

Zëvendësues

1. Admir Kadeli
2. Evis Kushi
3. Marjana Koceku

• Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme

1. Igli Hasani Kryetar
2. Bora Muzhaqi Nënkryetar
3. Marjana Koçeku Sekretar
4. Sara Mila
5. Ervin Hoxha
6. Romina Kuko
7. Taulant Balla
8. Klodiana Spahiu

Zëvendësues

1. Iris Luarasi
2. Skënder Pashaj
3. Vasil Llajo

• Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale

1. Fatmir Xhafaj Kryetar
2. Ermal Elezi Nënkryetar
3. Aulona Bylykbashi Sekretar
4. Bledi Çomo
5. Erjo Mile
6. Onid Bejleri
7. Erjona Ismaili

Zëvendësues

1. Erjon Malaj
2. Saimir Hasalla/ZËRI

8 MUAJ ME PARE

"Një nga turpet më të mëdha në historinë e Shqipërisë"/ Berisha kërkesë Peleshit: Rikthe seancën

Opozita i jep fund rezistencës! Miratohet përbërja e komisioneve
sali berisha

TIRANË- Në Kuvend po mbahet seanca e radhës, ku pritet miratimi i kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve të përhershme parlamentare, ndërsa nuk kanë munguar tensionet e debatet mes palëve. Kreu i demokratëve Sali Berisha ka kërkuar mbajtjen e seancës së kaluar që zgjati vetëm 25 minuta, ku programi qeversisës i kabinetit të ri u votua pa debat. Berisha e qujti seancën si një nga turpet më të mëdha të bëra në historinë e Shqipërisë. 

“Akti i vetëm që kjo seancë mund të bëjë për atë proces verbal është ta hedhë në koshin e plehrave. Do mbetet në arkivat e këtij shteti si procesverbali më i turpshëm, turp që do të mbulojë ata që zhvilluan atë seancë. Nuk mund t’ia bëje vendit këtë zoti Peleshi. Pse një grusht të papërgjegjshmish që kanë turp nga vetja kërkojnë të kalojnë programin pa transparencë e votim. Rikthe seancën, të mos e kthejë Kushtetuesja por ta kthejë Kuvendi. Kush ka frikë nga vetja lë t’ja mbathi e të ikë”, tha Berisha. 

Seanca e 18 shtatorit mbaroi brenda vetëm 25 minutash, ku qeveria e re mori votëbesimin mes kaosit dhe tensioneve të shkaktuara nga opozita./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

PD mban 1 minutë heshtje për deputetin Abdi Baleta, mazhoranca e refuzon

Opozita i jep fund rezistencës! Miratohet përbërja e komisioneve
opozita mban 1 minute heshtje

TIRANË- Seanca e sotme në Kuvend, ku do të votohet përbërja e re e komisioneve parlamentare, ka nisur me pretendimin e deputetëve të opozitës, se Niko Peleshi i mohoi qytetarëve që të dëgjonin programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme.

Gjatë seancës, deputeti i opozitës Besart Xhaferri kërkoi që të mbahej një minutë heshtje për nder të ish-deputetit të ndjerë të PD-së, Abdi Baleta, i cili u nda nga jetë gjashtë ditë më parë.

Teksa Xhaferri propozoi minutën e heshtjes, u ndalua nga kryeparlamentari Niko peleshi që i kujtoi se ishin mbledhur për çështje tjetër në rend dite, mbi procedurën dhe procesverbali.

Deputeti demokrat nuk u tërhoq nga propozimi dhe deputetët e opozitës u ngritën në këmbë duke mbajtur një minutë heshtje, kurse grupi i mazhorancës e refuzoi, duke mos u ngritur.

“Duket se sa vlerë ka jeta për juve. As për deputetin Azem Hajdari nuk mbajtët një minutë heshtje”, tha Xhaferri.

Pas minutës së heshtjes ndërhyri kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili vuri në dukje ndaj deputetëve të PD-së se kjo nuk ishte kërkuar sipas rregullores për një minutë heshtje ndaj ish-deputetit Baleta.

“Dihet se sa e keni respektuar ju zotin Abdi Baleta. Por kjo duhet të ishte bërë sipas procedurave me një propozim dhe me një marrëveshje të përbashkët siç kemi bërë herë të tjera. Ne nuk jemi kundër, të propozohet dhe të mbahet”, tha Balla mes të tjerash.

Kryeparlamentari Peleshi e miratoi duke u shprehur se ka dakordësi që pas propozimit të PD-së të mbahet një minutë heshtje nga Parlamenti në fund të procedurës së votimit dhe seancës plenare./ZËRI 

8 MUAJ ME PARE

VD- Korreshi vjen me "dhurata" në Kuvend, sjell burrin e “Diellës”: Do i kërkojmë dorën Ramës!

Opozita i jep fund rezistencës! Miratohet përbërja e komisioneve
Saimir Korreshi

TIRANË- Seanca plenare në kuvend ka nisur me tension e debate mes palëve, ndërs në ambientet e jashtme të Parlamentit, deputeti demokrat Saimir Korreshi ka 'dhuruar' shfaqje. Ai ka  zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’u paraqitur sot në seancën plenare në Kuvend, teksa nuk munguan ironitë. Korreshi kishte sjellë me vete një tru kompjuteri të cilit i kishte vendosur një kollare dhe duke e prezantuar si bashkëshortin e ministres "Diella", ndërsa thotë se “do i kërkojmë dorën Ramës”. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

“Është bashkëshorti i Diellës. Emrin e ka Diell, Dell për Diell. Meqë ka 15 vite që nuk funksionon ta provojmë me Diellën një herë. Kam ardhur me pajë me vete që të kërkojmë dorën e Diellës Është bllok bateria që Diella të mos vijë vërdallë kot por ta ketë me vete”, tha ai.

Më pas ai ka edhe një tjetër ‘dhuratë’ për Diellën, teksa ka dërguar edhe një bateri të jashtme.

“Tani qejfi u ka të gjithëve të kenë një ministër kështu. Kjo është dhuratë specifike, një bateri e jashtme që ta ketë Diella kur të ikin dritat”, u shpreh Korreshi./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

LISTA E PLOTË- “Bie” rezistenca e PD-së, çon në Kuvend emrat e anëtarëve të Komisioneve Parlamentare

Opozita i jep fund rezistencës! Miratohet përbërja e komisioneve
GRUPI PARLAMENTAR I PD

TIRANË- Pavarësisht pretendimeve se mazhoranca po mbyt zërin e tyre në Kuvend, opozita ka çuar në seancën e sotme emrat e anëtarëve të rinj të Komisineve Parlamentare. Emrat do të miratohen në seancën e sotme që ka nisur në Kuvend, ku në rendin e ditës është projektvendimi “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit” si dhe projektvendimi “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”.

LISTA E PLOTË E PROPOZIMEVE TË OPOZITËS

1. Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet

Kryetar:

LUCIANO BOÇI

Anëtarë:

LUAN BAÇI

KASTRIOT PIROLI

BRUNILDA HAXHIU

Anëtarë Zëvendësues:

LEDINA ALOLLI

ERISA XHIXHO

2. Komisioni për Kulturën, Turizimin dhe Diasporën

Kryetar:

INA ZHUPA

Anëtarë:

AGRON GJEKMARKAJ

JOZEFINA TOPALLI

DENISA VATA

Anëtarë Zëvendësues:

KLODJANA ÇAPJA

BESART XHAFERRI

3. Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale

Kryetar:

BARDH SPAHIA

Anëtarë:

ZIJA ISMAILI

MANJOLA LUKU

MESILA DODA

ERISA XHIXHO

Anëtarë Zëvendësues:

TRITAN SHEHU

KLIT HOTI

4. Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

Kryetar:

JORIDA TABAKU

Anëtarë:

GAZMENT BARDHI

EDI PALOKA

GRETA BARDELI

Anëtarë Zëvendësues:

ELDA HOTI

ARJAN NDOJA

5. Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Zv.kryetar:

ENNO BOZDO

Anëtarë:

BUJAR LESKAJ

LEDINA ALOLLI

IGLI CARA

BESART XHAFERRI

Anëtarë Zëvendësues:

FLAMUR HOXHA

LUAN BAÇI

EDMOND HAXHINASTO

6. Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Zv.kryetar:

OERD BYLYKBASHI

Anëtarë:

GENT STRAZIMIRI

SAIMIR KORRESHI

ARJAN NDOJA

TEDI BLUSHI

Anëtarë Zëvendësues:

GRETA BARDELI

GJIN GJONI

7. Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes

Zv.kryetar:

KLEVIS BALLIU

Anëtarë:

FLAMUR NOKA

ISUF ÇELAJ

FATMIR MEDIU

Anëtarë Zëvendësues:

KASTRIOT PIROLI

FIDEL KREKA

8. Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm

Zv.kryetar:

BLEND HIMÇI

Anëtarë:

KLIT HOTI

FIDEL KREKA

KLODJANA ÇAPJA

Anëtarë Zëvendësues:

BELIND KËLLIÇI

ARTAN LUKU

9. Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural

Zv.kryetar:

XHELAL MZIU

Anëtarë:

RAMADAN LIKAJ

FLAMUR HOXHA

BLEDION NALLBATI

ARTAN LUKU

Anëtarë Zëvendësues:

IGLI CARA

SAIMIR KORRESHI

10. Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme

Zv.kryetar:

ALBANA VOKSHI

Anëtarë:

TRITAN SHEHU

TOMOR ALIZOTI

EDMOND HAXHINASTO

VANGJEL DULE

Anëtarë Zëvendësues:

MESILA DODA

IGLI CARA

BRUNILDA HAXHIU

11. Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale

Zv.kryetar:

IVI KASO

Anëtarë:

BELIND KËLLIÇI

ELDA HOTI

GJIN GJONI

Anëtarë Zëvendësues:

FATMIR MEDIU

GENT STRAZIMIRI

8 MUAJ ME PARE

Përbërja e komisioneve, Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare! PD 'u bind' dhe dorëzoi emrat

Opozita i jep fund rezistencës! Miratohet përbërja e komisioneve
kuvendi

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 për seancën e radhës plenare, pas asaj të 18 shtatorit, ku qeveria e re u votëbesua brenda vetëm 25 minutave, për shkak të kaosit të krijuar nga opozita. Në rend dite parashikohet votimi i kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve parlamentare. Komisionet kanë mbetur jo funksionale për shkak të mungesës së përfaqësuesve të opozitës, dhe deri më tani janë miratuar vetëm kryetarët dhe nënkryetarët e propozuar nga PS.

Pas një periudhe ngërçi, Partia Demokratike njoftoi dje se ka dorëzuar zyrtarisht emrat për drejtimin e katër komisioneve që i takojnë asaj. PD kishte caktuar më herët drejtuesit dhe nënkryetarët për komisionet përkatëse, përfshirë edhe ata që drejtohen nga mazhoranca, por kishte refuzuar t’i depozitonte në Kuvend për shkak të kundërshtimeve ndaj rregullores së re parlamentare. 

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm pak para se të nisë seanca, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Gjatë mbledhjes u shqyrtua lista me emrat e propozuar për anëtarë dhe anëtarë zëvendësues të komisioneve, të paraqitur nga tre grupet parlamentare të opozitës. Ndërkohë, Partia Socialiste kishte dorëzuar propozimet e saj në mbledhjen e mëparshme të Konferencës. Listat u kaluan për miratim në seancën plenare, ku do të votohet për përbërjen e plotë të komisioneve të përhershme parlamentare.

Komisionet nën drejtimin e PS:

Milva Ekonomi - Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat - Eno Bozdo (nënkryetar)
Ulsi Manja - Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike - Oerd Bylykbashi (nënkryetar)
Bledi Çuçi - Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes - Klevis Balliu (nënkryetar)
Anila Denaj - Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm - Bledi Himci  (nënkryetar)
Blendi Klosi - Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural - Xhelal Mziu (nënkryetar)
Igli Hasani - Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme - Albana Vokshi (nënkryetare)
Fatmir Xhafaj - Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale - Ivi Kaso (nënkryetar)

Komisionet nën drejtimin e PD:

Luçiano Boci (kreyetar), Evis Kushi (PS) Nënkryetare - Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet 
Bardh Spahia (kreyetar), Eduard Shalsi (PS) Nënkryetar - Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Jorida Tabaku (kreyetar), Iris Luarasi (PS) Nënkryetare - Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik 
Ina Zhupa (kreyetar), Erjon Malaj (PS) Nënkryetar - Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën /ZËRI

Poll

MOS HUMB