LIVE UPDATES

Policia ndalon kandidatin e PD-së në Fier: Vuri stendë pa leje dhe kundërshtoi efektivët bashkiakë! PD: U bë me urdhër politik

➤Kandidati i Partisë Demokratike, Fation Semanjaku është shoqëruar sot nga policia e Fierit pas një incidenti që ndodhi në qendër të qytetit. ➤Ai kishte vendosur një banderolë në sheshin e qendrës së Fierit dhe bashkë me ekipin po shpërndante fletushka tek qytetarët. ➤Por, në një moment ka mbërritur Policia Bashkiake dhe ka kërkuar që kandidati të heqë stendën pasi nuk kishte marrë leje për të. ➤Semanjaku i ka kundërshtuar dhe është përplasur fizikisht me ta. ➤Më pas është shoqëruar në komisariat dhe është lënë i lirë. ➤Partia Demokratike pretendon se e gjitha është bërë me urdhër të Partisë Socialiste për të intimiduar Opozitën.

5 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Shoqërimi i Semanjakut, Bardhi: Fieri nuk intimidohet as nuk impresionohet nga shkelja e ligjit

Policia ndalon kandidatin e PD-së në Fier: Vuri stendë pa leje
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi

FIER- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas shoqërimit nga policia të kandidatit të Partisë Demokratike, Fation Semanjaku. Në reagimin e tij, Bardhi e konsideroi një akt të rëndë dhe me urdhër politik që për qëllim ka intimidimin e Opozitës. Bardhi thotë se Semanjaku është ndaluar nga kryebashkiaku Armando Subashi që të ushtojë veprimtarinë e tij elektorale përmes skemave që janë formë demokratike.

“Jam sot në këtë komunikim në orë të vonë për të dënuar me forcë shoqërimin me dhunë nga policia e Shtetit të kandidatit për deputet të ‘PD-ASHM’ zotit Fatjon Semanjku. Ky akt i paprecedentë është mirëfilltazi një pengim i kandidatëve për të bërë të qetë fushatën në mënyrën e tyre. Kandidati është penguar fillimisht nga banditë me uniformë të të korruptuarit në krye të bashkisë së Fierit, Armando Subashi që të ushtojë veprimtarinë e tij elektorale përmes skemave që janë formë demokratike. Më pas me një urdhër të paligjshëm dhe një ndalimi të paligjshëm nga Policia e Shtetit është shoqëruar me dhunë për të ushtruar të drejtën e tij për të bërë fushatë. Ka vetëm një qëllim të intimidojë kandidatët e opozitës në javën e fundit dhe vendimtare të zgjedhjeve të 11 majit. E vërteta është që asnjë nga kandidatët e PD në Fier as nuk intimidohet as nuk impresionohet nga shkelja e ligjit nga ana e punonjësve të policisë së shtetit,”- tha Bardhi.

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Bardhi përballet me efektivët pas shoqërimit të Semanjakut: Do merrem personalisht!

Policia ndalon kandidatin e PD-së në Fier: Vuri stendë pa leje
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi

FIER- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka qenë në Fier në momentin që është shoqëruar kandidati i Partisë Demokratike, Fation Semanjaku. Në pamjet e mëposhtme shihet se si Bardhi përballet verbalisht me efektivët që e kanë shoqëruar Semanjakun.

“Do merrem personalisht, një nga një, kujtoni ju se intimidoni dot kandidatët e PD?”- dëgjohet të thotë Bardhi.

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Fation Semanjaku, është shoqëruar sot në komisariat nga forcat e Policisë pas një përplasjeje me efektivët e Policisë Bashkiake. Semanjaku kishte vendosur një banderolë elektorale në qendër të Fierit, por efektivët e Policisë Bashkiake kanë shkuar t’ia heqin me argumentin se nuk kishte marrë leje. Semanjaku i ka kundërshtuar dhe është përplasur me ta.

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Momenti kur kandidati i PD-së përplaset me policinë në Fier, efektivët e mbajnë nga krahët

Policia ndalon kandidatin e PD-së në Fier: Vuri stendë pa leje
Përplasja

FIER- Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Fation Semanjaku, është shoqëruar sot në komisariat nga forcat e Policisë pas një përplasjeje me efektivët e Policisë Bashkiake.

Semanjaku kishte vendosur një banderolë elektorale në qendër të Fierit, por efektivët e Policisë Bashkiake kanë shkuar t’ia heqin me argumentin se nuk kishte marrë leje. Semanjaku i ka kundërshtuar dhe është përplasur me ta, gjë që shihet dhe në videon e mëposhtme.

Na pamje dallohet se si efektivët mbajnë nga krahët kandidatin, ndërkohë që sheshi është mbushur me polici.

1 MUAJ ME PARE

Shoqërimi i kandidatit të PD-së në Fier, Policia: Kundërshtoi efektivët, u la i lirë më pas

Policia ndalon kandidatin e PD-së në Fier: Vuri stendë pa leje
Përplasja

FIER- Policia e Fierit ka reaguar pas shoqërimit të kandidatit të Partisë Demokratike, Fation Semanjaku. Në njoftim zyrtar, policia pretendon se shoqërimi ka ndodhur pasi janë njoftuar se Semanjaku kishte vendosur poster në qëndër të qytetit, në kundërshtim me ligjin dhe po kundërshtonte forcat e Policisë Bashkiake për heqjen e këtij posteri. Më pas, është lënë i lirë.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier:

Në lidhje me një lajm të publikuar për shoqërimin në Komisariat të shtetasit F. S. (Kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), sqarojmë se:

Rreth orës 18:50, Drejtori i Policisë Bashkiake ka njoftuar te Salla Operative e DVP Fier se një subjekt politik ka vendosur poster në qëndër të qytetit, në kundërshtim me ligjin dhe po kundërshton forcat e Policisë Bashkiake për heqjen e këtij posteri.

Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, kanë shoqëruar personin që po kundërshtonte policinë bashkiake, kanditatin për deputet të Partisë Demokratike, shtetasin F. S., i cili është lënë i lirë menjëherë.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier siguron subjektet politike dhe qytetarët se shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar e goditur paligjshmëritë si dhe për të garantuar rendin e sigurinë.

1 MUAJ ME PARE

Ndalohet nga policia kandidati i PD-së në Fier

Policia ndalon kandidatin e PD-së në Fier: Vuri stendë pa leje
Fation Semanjaku

FIER- Fation Semanjaku, një prej kandidatëve të Partisë Demokratike në Fier, është ndaluar nga policia. Sipas raportimeve, Semanjaku ka vendosur tendë elektorale pa leje në sheshin në qendër të Fierit. Ndaj dhe autoritetet e kanë ndaluar.

Megjithatë, deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen.

Fation Semanjaku ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku kishte ndërtuar jetën e tij, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Poll

MOS HUMB