LIVE UPDATES

Zgjedhjet/ Edhe 8 ditë FUSHATË, Rama-emigrantëve: Votoni! Berisha mobilizon strukturat: Punë 16 orë në ditë!

➤ 8 ditë kanë mbetur nga kjo fushatë elektorale, e cila do të finalizohet ditën e zgjedhjeve më 11 maj. ➤ Kryeministri Edi Rama ka mbyllur fushatën në Gjirokastër dhe Sarandë. ➤ Në fjalën e tij, Rama ka ironizuar kontratën për lobimin e PD, ndërsa edhe kërkoi nga emigrantët në Greqi që të shkojnë dhe të marrin e nisin vetë zarfat e votimit. ➤ Kryedemokrati Sali Berisha ishte sot për fushatën përmbyllëse në Gramsh, Fier dhe Vlorë. ➤ Ndërsa na ndajnë 8 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Sali Berisha iu është drejtuar me një mesazh drejtuesve politikë të qarqeve, kandidatëve për deputetë dhe të gjithë strukturave të PD duke kërkuar punë dhe fushatë intensive. ➤ Edhe partitë e tjera vazhdojnë me turin e tyre nëpër Shqipëri.

12 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Rama ironizon kandidatët e opozitës: Ju të minoritetit...doni një 'çyryk' të ketë rrypin e pantallonave të Dules?

Zgjedhjet/ Edhe 8 ditë FUSHATË, Rama-emigrantëve: Votoni! Berisha
Edi Rama

SARANDË- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka kërkuar që në 11 maj votat të shkojnë për forcën politike që ai përfaqëson. Teksa zhvillonte fjalimin përmbyllës në Sarandë, Rama bëri dhe një krahasim mes kandidatëve të tij dhe atyre të opozitës. Një vëmendje të veçantë nga Saranda i dha edhe kandidatëve nga minoriteti.

"Atyre të minoritetit grek u them më të zgjuar që merr frymë në territorin e Shqipërisë ua kemi bërë deputet atje, nëse duan një më të zgjuar se veten ja ku e kanë, nëse duan një çyryk të ketë rrypin e pantallonave të Vangjel Dules, e dinë vetë pastaj...,”-tha Rama ndër të tjera në fjalën e tij.

Ndërkohë na ndajnë vetëm 8 ditë nga zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj, ku do të zgjidhet kryeministri që do të qeverisë për 4 vitet e ardhshme. Dy partitë kryesore, ajo Socialiste dhe Demokratike kanë përveshur mëngët dhe po organizojnë takime elektorale në çdo qytet të vendit./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

"O Zot, vër dorë se i shashtisi"/ Lapsusi i Berishës nxit debatin Balluku-Bardhi, demokrati: BelaMafia!

Zgjedhjet/ Edhe 8 ditë FUSHATË, Rama-emigrantëve: Votoni! Berisha
Belinda Balluku dhe Gazment Bardhi

FIER- Fjalimi dhe një lapsus i bërë nga kryedemokrati Sali Berisha në mbylljen e fushatës në qarkun e Fierit, ka sjellë një tjetër përplasje të drejtuesëve politike të partive më të mëdha në vend. Teksa përmbylli fushatën elektorale në Fier, Berisha premtoi statusin e naftëtarëve, por në vend të kësaj të fundit tha "minatorëve".

"Ne vendosim statusin e minatorit për çdo qytetar të këtij qarku që ka punuar me naftë...,"-u shpreh Berisha në fjalimin e tij. Ky lapsus, menjëherë u shpërnda në rrjetet sociale nga drejtuesja politike e qarkut të Fierit për Partinë Socialiste, Belinda Balluku. Kjo e fundit në rrjetet e saj sociale nuk e kurseu ironinë. 

"O Zot, vër dorë, se shastisi edhe ata 200 veta që i kanë ngelur! Çfarë do na dëgjojnë veshët akoma! Këtej nga qarku i Fierit, kjo quhet Estrada e Ballshit,"-shkruan zv.kryeministrja. Por përgjigjen e mori nga "homologu" i saj, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Fieri, Gazment Bardhi. Ky i fundit, e cilësoi me nofkën "belamafia", duke i përmendur burgun e grave që është ndërtuar në Pogradec.

Zgjedhjet/ Edhe 8 ditë FUSHATË, Rama-emigrantëve: Votoni! Berisha

"Qenka shastisur Ms. BelaMafia nga fjalimi i Sali Berishës në Fier! O Belinda, po ti ke shastisur një SPAK të tërë dhe na bën si e virgjër nga firma. Ç’nuk ka gjetur SPAK nëpër telefona për Ms. BelaMafian dhe kjo shastiset pse ne do të trajtojmë njësoj me status si minatorët, dhe naftëtarët! Sa për aperitiv fundjave këto: 50 milionë euro të avulluar tek Tuneli i Llogarasë; 180 milionë euro të djegura për shitblerjen e energjisë; 45 milionë euro të djegura me “Tigri 1” dhe “Tigri 2”; 70 milion euro korrupsion për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në Tiranë. Ms. BelaMafia, lëre Zotin rehat sonte. Thirre në ndihmë, kur të të vijë radha për të zënë qelinë në burgun e grave në Pojskë!,"-i replikoi Bardhi./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Berisha në Vlorë: Jam zotuar para Ismail Qemalit, Ramën do e largoj nga Shqipëria

Zgjedhjet/ Edhe 8 ditë FUSHATË, Rama-emigrantëve: Votoni! Berisha
Sali Berisha

VLORË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi takimin përmbyllës elektoral me qytetarët e Vlorës. Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin përmbyllës në Vlorës, Berisha theksoi nevojën për të shfrytëzuar potencialet e jashtëzakonshme turistike dhe historike të Vlorës, duke mos i kursyer akuzat për abuzimet dhe mashtrimet e qeverisë aktuale. Por po ashtu, ndër të tjera, në fjalën e tij para mbështetësve të opozitës, Berisha "zbuloi" premtimin që kishte bërë Ismail Qemalit.

"Ora e historisë u fton ju të qëndroni. Edi Rama të ardhme nuk ka. Tani do u rrëfej një gjë. Jam këtu në këtë shesh, kur erdha në Vlorë, që nisa lëvizjen, unë para Ismail Qemalit kam bërë një betim. Jam betuar para tij se këtë tradhtar do e largoj nga Shqipëria. Do e çoj në Beograd. Do e bëj këtë për Ismail Qemalin. Do e bëj këtë për cdo shqiptar. Do e bëj këtë për Vlorën. Do e bëj këtë për Shqipërinë. Edi Rama, je në rreth të kuq. Fundi të pret. Edi Rama, nuk mund të luash ti me fatin e Shqipërisë. Nuk luan dot ti me lirinë e shqiptarëve, me dinjitetin e tyre, me të ardhmen e tyre. Rroftë Vlora, rroftë Shqipëria,"-tha ndër të tjera në fjalën e tij Berisha.

Ndërkohë na ndajnë vetëm 8 ditë nga zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj, ku do të zgjidhet kryeministri që do të qeverisë për 4 vitet e ardhshme. Dy partitë kryesore, ajo Socialiste dhe Demokratike kanë përveshur mëngët dhe po organizojnë takime elektorale në çdo qytet të vendit./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

'Fara e keqe që polli ndjesë pastë LSI-ja!’ Lapaj i përgjigjet Ramës: Ti s’do jesh më kryeministër!

Zgjedhjet/ Edhe 8 ditë FUSHATË, Rama-emigrantëve: Votoni! Berisha
Adriatik Lapaj dhe Edi Rama

TIRANË- Një tjetër përballje virtuale ka ndodhur mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj. Gjatë një takimi në Gjirokastër, Rama i përmendi edhe njëherë partitë e reja që kërkojnë mandate në Kuvendin e Shqipërisë. Madje, i cilësoi si "fara të keqe" të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. 

“I keni dëgjuar ata, gjoja partitë e reja çfarë thonë. Po na ra ne rasti, do shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Ju kujton ndonjë gjë? Ata që merren me bujqësi e dinë shumë mirë se çfarë është fara e keqe. Është ajo farë e keqe që polli të ndjerën LSI dhe ju e dini se çfarë kemi hequr me atë farë të keqe. Sot ajo farë e keqe nuk duhet lënë të mbijë e të marrë tokat e politikës shqiptare. Sepse nuk ka asnjë ofertë të re, por të njëjtën gjuhë të kënetës. Po sharjet e kënetës, po akuzat e kënetës. Ndryshe nga këneta, ka vetëm një gjë, këneta ka një buf të lodhur të mbaruar që i fiken llampat në çdo 5 fjali, kurse ata kanë ca djem të rinj në moshë, se në tru janë të gjithë bufa të vegjël,”- u shpreh Rama duke dhënë mesazhin se ka dëshirë që votat të jenë të fokusuara në dy pole të mëdha. 

Lapaj nga mjeti i tij, i ka kthyer një përgjigje kreut të qeverisë, duke i përsëritur edhe njëherë premtimin që ai ka bërë gjatë gjithë fushatës. 

“Përveçse i pangopur, është edhe mosmirënjohës. Pasi u bë kryeministër, duke bashkuar votat me LSI-në, e pasi i shpërbleu me 20% të vendeve të punës në administratë, duke e trajtuar administratën si ta kishte plaçkë të vetën, e pasi i bëri ministra, kryetar Kuvendi e deri President të vendit, tashmë bën sikur ka zbritur nga një planet tjetër dhe nuk ka qenë ky autor i atyre gjërave. Zoti Rama, nëse do jetë në dorën tonë, nëpërmjet votave të qytetarëve, krijimi i kësaj qeverie që vjen, ti nuk do jesh kryeministri i këtij vendi! Ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga ky model politik!,”- përfundon Lapaj./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet/ Sa e ndjeni mungesën e Veliajt? Elisa Spiropali: Keqardhje e madhe

Zgjedhjet/ Edhe 8 ditë FUSHATË, Rama-emigrantëve: Votoni! Berisha
Elisa Spiropali

TIRANË- Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ka folur për arrestimin e kryebashkiakut të kryeqytetit, Erion Veliaj. Në një prononcim të dhënë për "Kjo Javë", Spiropali është shprehur se ndjen keqardhje për arrestimin e tij. Por sa i përket mungesës së tij në kohën e një fushate elektorale, Spiropali shtoi se socialistët mbeten të bashkuar.

PJESË NGA INTERVISTA:

Sa e ndjeni mungsën e Veliaj?

Spiropali: Pa diskutim që Erioni është me kontribute të spikatur në PS, sidomos në qarkun e Tiranës. Nuk mund të thuash ndryshe dhe kush thotë ndryshe nuk është i sinqertë. Uroj që të provojë pafajësinë e tij. Keqardhje e madhe si një njeri që ka punuar me të. Presim që organet e drejtësisë të bëjnë drejtësi, në kuptimin që të respektojnë procedurat ligjore dhe siç e kemi shprehur në vijimësi, ne besojmë për një drejtësi të pavarur, kemi investuar për një drejtësi të pavarur. Pandëshkueshmëria ka pësuar një zmbrapsje fatale dhe është pa kthim.

A e ka dëmtuar fushatën mungesa e Veliajt?

Spiropali: Nuk mund të bëjmë llogari dhe parashikime të tilla. Ajo që mund të them është se po punojmë si ekipi dhe ndërtojmë strategjitë tona elektorale. Ne flasim përmes punëve tona dhe ndryshimet që kanë ndodhur në Tiranë, falë mbështetjes së Edi Ramës dhe punës së Bashkisë.

Erion Veliaj u vendos në pranga më 10 Shkurt. Që prej asaj dite, Veliaj është mbajtur në qelinë e paraburgimit me kërkesë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi mbi të rëndojnë disa vepra penale. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash 'OJF'. Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar vila në Qerret, ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 890 mijë euro në blerje veshjesh dhe bizhush online. Veliaj është lënë në masën "arrest me burg", ndërsa Xoxa në "detyrim paraqitje", ndërsa për 6 biznesmenët që dyshohen se kanë bashkëpunuar me Veliajn janë lënë në "arrest shtëpie" dhe "detyrim paraqitje."/ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Vota e diasporës, Rama thirrje emigrantëve: Në Greqi u bë një mishmash, shkoni merreni vetë në postë zarfet!

Zgjedhjet/ Edhe 8 ditë FUSHATË, Rama-emigrantëve: Votoni! Berisha
Edi Rama

TIRANË- Për herë të parë, kryeministri Edi Rama ka adresuar problematikat me votën e Diasporës. Në fjalën e tij, gjatë një takimi përmbyllës për fushatën në qarkun e Gjirokastrës, kryesocialisti Edi Rama bëri një thirrje për të gjithë emigrantët shqiptarë në Greqi. Rama kërkoi prej tyre që të shkojë vetë personalisht dhe të marrin fletën e votimit për ta dorëzuar në kohë para datës 8 maj, ditë kur zarfet do të fillojnë që të sillen në Shqipëri. Për numrin një të qeverisë, kjo është zgjidhja e vetme.

“Këtu përfitoj nga rasti, duke shpresuar dhe besuar që na shohin nga Greqia. Ju them, ju që jeni regjistruar për të votuar. U bë një mishmash, jo DHL, jo ku e di unë se ca. Por, tanimë mundësia është. Do ju lutesha atyre që janë regjistruar, të marrin zarfin, të marrin votën, të vendosin edhe ata për ta çuar në vend këtë amanet shekullor, për t’iu dhënë fëmijëve në Greqi dhe vetes tyre, këtë pasaportë europiane. Shqiptarët e Greqisë e janë ata që mund ta kuptojnë më mirë se gjithë shqiptarët, se ca do të thotë. Kjo pasaportë nuk është një dokument tjetër udhëtimi, kjo nuk është thjesht që ne kur shkojmë në aeroporte të mos na nxjerrin ashtu si të huaj, si qytetarë të dorës së dytë, për të filluar të na kontrollojnë. Ata që kanë kaluar malet, që janë rropatur dhe presin me ankth a do ju njihet pensioni, nuk mund ta lënë zarfin rrugëve, nuk mund ta lënë votën për të cilën janë regjistruar të mbetet si një copë letre pa vlerë. Duhet të shkojnë e ta marrin me çdo kusht dhe ta dërgojnë në Tiranë. Ka edhe disa ditë kohë, është e mundur, u bëj thirrje ta dërgojnë në Tiranë,”- tha Rama.

Në Greqi po shfaqen probleme me votimin e diasporës. Kjo situatë që ka shqetësuar të dyja partitë e mëdha. Partia Demokratike ka shprehur shqetësimin në KQZ, ndërsa socialistët janë angazhuar në terren për t’i bërë thirrje votuesve të tyre që të shkojnë në zyrat e postave. Kompania e ngarkuar me shpërndarjen ka vendosur që t’i mbajë sportelet hapur edhe të shtunë të dielë, me qëllim përfundimin sa më shpejtë të shpërndarjes të zarfeve me vota./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

"Çdo orë vlen sa një ditë"/ Zbulohet mesazhi i Sali Berishës për strukturat e PD: Intensifikoni fushatën, 16 orë PUNË!

Zgjedhjet/ Edhe 8 ditë FUSHATË, Rama-emigrantëve: Votoni! Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka dërguar një mesazh për të gjitha strukturat, që nga drejtuesit politikë, tek kandidatët për deputetë dhe të gjithë demokratët që janë përfshirë në fushatë zgjedhore. Në mesazhin më të fundit që ka dërguar, Berisha u thekson demokratëve rëndësinë e ditëve të fundit të fushatës, duke u kërkuar intensifikimin e punës në terren. Numri një i opozitës kërkon deri në 16 orë në ditë punë nga të gjithë për të arrituar fitoren e Partisë Demokratike. Vetëm kështu sipas tij, mund t'ja dalin me sukses më "11 maj".

"Këto janë ditët vendimtare! Çdo orë kushton sa një ditë! Intensifikimi i fushatës, puna së paku 16 orë e udhëheqësve politikë të Qarqeve, drejtuesve dhe kryesive të degëve, kandidatëve të listave të mbyllura dhe të hapura, shtabeve elektorale, strukturave të Partisë është vendimtare për fitoren tonë! Ndaj dhe mobilizoni të gjithë forcat dhe energjitë për përmbushjen e këtij misioni! “Shqipëria Mashështore”! Fitore! Përshëndetje, Sali Berisha,"- thuhet në mesazhin e kreut të PD.

Ndërkohë na ndajnë vetëm 8 ditë nga zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj, ku do të zgjidhet kryeministri që do të qeverisë për 4 vitet e ardhshme. Dy partitë kryesore, ajo Socialiste dhe Demokratike kanë përveshur mëngët dhe po organizojnë takime elektorale në çdo qytet të vendit./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

8 ditë na ndajnë nga zgjedhjet, PS dhe PD përveshin mëngët

Zgjedhjet/ Edhe 8 ditë FUSHATË, Rama-emigrantëve: Votoni! Berisha
Sali Berisha dhe Edi Rama

TIRANË- Na ndajnë vetëm 8 ditë nga zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj, ku do të zgjidhet kryeministri që do të qeverisë për 4 vitet e ardhshme. Dy partitë kryesore, ajo Socialiste dhe Demokratike kanë përveshur mëngët dhe po organizojnë takime elektorale në çdo qytet të vendit. Këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me qytetarët e Gjirokastrës, ku prezantoi planin e tij për 4 vitet e ardhshme.

Po ashtu, Rama nga Gjirokastra informoi se aeroporti i qytetit që deri më tani është përdorur për aktivitet sportive, në vitin 2030 do të kthehet në sezonal, ku do të mirëpresë turistët. Nga ana tjetër, nuk munguan as akuzat ndaj opozitës. Nga Gjirokastra, Rama ironizoi kryedemokratin Sali Berisha për kontratën e lobingut me kompaninë amerikane “Continental” se nëse u habit me Lulzim Bashën kur tha 7x7= 42, për Berishën bëjnë 7x7= 6 milionë dollarë.

Ndërsa, nga ana tjetër kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi takimin e radhës në Peqin dhe në Gramsh. Gjatë takimit, nuk munguan as akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, ku Berisha i bëri edhe thirrje të përballen së bashku në një debat poliitk. Teksa prezantoi programin e PD-së, Berisha u shpreh se pensionet dhe rrogat do të rritën.

Ndërsa, nuk mungoi as ironia ndaj takimeve elektorale të organizuara nga Rama. Kryedemokrati kritikoi edhe prezencën e Noizyt në takim duke u shprehur se makina e tij “Lamborghini”, nuk paguan pensionet apo pagat. Më tej, ai shtoi se Rama po ndjek të njëjtën fushatë si kandidatja amerikane demokrate për presidente Kamala Harris, por që në fund humbi./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Aeroport në Gjirokastër, Rama: Fluturimet do të nisin që nga viti 2030

Zgjedhjet/ Edhe 8 ditë FUSHATË, Rama-emigrantëve: Votoni! Berisha
Edi Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit elektoral në Gjirokastër u shpreh se deri në vitin 2030 do të ndërtohet aeroporti në këtë qytet. Rama tha se aeroporti, i cili përdoret për aktivitetet sportive do të kthehet në një aeroport turistik për jugun. Rama shtoi se nuk do të jetë një aeroport si i Vlorës, por më i vogël.

"Dua ta mbyll duke ju thënë që tanimëështë shumë e qartë sepse nga një anë turizmi, nga ana tjetër zhvillimi i agroturizmit, nga ana tjetër agro-përpunimi për të cilin ne do të vendosim mbështetje të veçanta, Paketa e Maleve që është për të gjitha malet, nuk është vetëm për veriun, do t’i japë një dorë shumë të mirë sidomos zonave më të thella dhe aeroporti i Gjirokastrës që sot është një aeroport funksional për aktivitetet sportive, për fluturime sportive, ka rezultuar që të jetë pika më ideale për të bërë atë aeroportin turistik të jugut. Ne u nisëm me projektin e Sarandës, atje bëmë edhe garë, nuk rezultoi e suksesshme, kemi marrë konsulencë ndërkombëtare, kanë parë të gjithë ato parametrat e korridoreve të ajrit etj, dhe duke pasur tani këtë lidhjen e shkurtër dhe të shpejtë midis Gjirokastrës dhe bregdetit, rezulton nga ekspertiza ndërkombëtare që pika më ideale për të ndërtuar aeroportin është Gjirokastra dhe projekti, koncepti i përgjithshëm është gati dhe ne kemi shumë besim sepse nuk është një aeroport i madh si Vlora, është një aeroport sezonal turistik dhe kemi shumë besim që në Shqipërinë 2030 do të ketë fluturime që ulen dhe ngrihen nga aeroporti i Gjirokastrës", tha Rama./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

"Lamborghini i Noizyt nuk është rroga", Berisha: Kamala mori të gjithë Hollivudin me vete, po përfundoi atje ku e meritonte

Zgjedhjet/ Edhe 8 ditë FUSHATË, Rama-emigrantëve: Votoni! Berisha
Sali Berisha

PEQIN- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë takimit elektoral në Peqin i ka bërë sërish thirjre kryeministrit Edi Rama për debat politik. Berisha komentoi edhe pjesëmarrjen e reperti Noizy në fushatën e Ramës, duke thënë se makina e tij nuk paguan pensionet dhe rrogat. Me ironi, Berisha tha se edhe kandidatja demokrate amerikane për presidente Kamala Harris bëri të njëjtën gjë duke thërritur yjet e Hollyëood, por në fund nuk arriti të fitojë.

"Të dashur miq, Edi Rama pasi zhyti qytetarët në varfëri, i la pensionistët në mjerim me pension mesatar 172 mijë lekë, të cilin nuk e marrin 57 përqind e pensionistëve se marrin më pak. Pasi përzuri në 10 vite rreth 45 përqind të shqiptarëve nga Shqipëria. Pasi ndërtoi një parajsë të vërtetë, saraje dy herë më të mëdha se vila e Enver Hoxhës. 57 metra të gjatë e kanë themelin, me kopsht katër herë më të madh se vila e diktatorit. Duke deklaruar se kishte gjithsej 3800 euro. Pasi u martua me një pallat në pajë, 5 kate pallati pa asnjë faturë. Pasi zhduku në kontot e tij bankare 130 milionë euro të djegësit të Tiranës.

Pasi plaçkiti dhe grabiti 225 mijë metër katrorë tokë tek kanioni i Gjipesë në zonën më të bukur në detin Jon. Pasi ka rrëmbyer me baxhanakun e tij qindra milionë euro tek AKSHI dhe tendera të tjera. Pasi i dha të vëllait 38 mijë metër katrorë tokë të pronarëve tiranas tek Rrapi i Treshit. Pra miq, tani çfarë bën? U vë perde para syve, në një akt cinik, në një akt të papërgjegjshëm u vë qytetarëve shqiptarë perden. Dhe në vend se të japë llogari pensionistëve se pse i la me atë pension, u nxjerr marrëzitë e tij. Tallavara. U nxjerr banalitete. Organizon takime siç bëheshin në vitet ’50 që i organizonte fronti, veçmas burrat, veçmas gratë. U kthye në gjenet e të atit.

I kërkohet të vijë të ballafaqohet, refuzon. Po pse refuzon? Sepse del hajdut para jush. Nuk thotë një fjalë se ku janë 130 milionë euro. Nuk justifikon dot kurrë sarajet e tij në Surrel. Nuk justifikon dot kurrë 225 mijë tokë në Gjipe pa asnjë dokument kadastral, me falsitet, falsitet, falsitet. Pra të gjitha këto kërkon t’u vërë perde ju. Tallet me ju, tallet me shqiptarët, merr daullen, i bie daulles. Gjen edhe Noizin me Lamborghini. Po Lamborghini i Noizit nuk është pensione, nuk është rroga. Ai ta gëzojë, po ç’punë ka pensionisti me të, apo si ta mashtrojë? Po ç’punë ka i sëmuri që vdes për ilaçe? Historia ka qenë e hidhur. Edhe Kamala mori të gjithë Hollivudin me vete, po përfundoi atje ku e meritonte", tha Berisha./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Kontrata e lobingut të PD-së, Rama: 7x7= 6 milionë dollarë

Zgjedhjet/ Edhe 8 ditë FUSHATË, Rama-emigrantëve: Votoni! Berisha
Edi Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish kontratën e lobingut të Partisë Demokratike me kompaninë amerikane “Continental”. Rama ka ironizuar kryedemokratin Sali Berisha se ka të njëjtën aritmetikë si Lulzim Basha që bënte 7×7 baras 42, sot është 7×7 baras gjashtë milionë dollarë.

“Këtu në këtë pasqyrë unë ndaloj sa herë bëj këtë prezantim me shumë kënaqësi sepse kjo është një lloj, si të them, përplasje në fytyrë e faktit konkret për të gjithë ata që ndër shumë përqeshje të tjera bëjnë edhe atë përqeshjen “300 mijë vende pune, ku i ke 300 mijë vende pune?”. Kjo është shifra dhe këtu nuk jemi në kushtet e anketimeve, këtu jemi sa ekzaktësisht njerëz të punësuar ka pasur në librat e llogarive të shtetit në 2013 kur unë dhe ne thanë “Do ta shtojmë me 300 mijë”. 1 milion e 23 mijë, ajo është 2024 1 milionë e 327 mijë. Midis 1 milionë e 23 mijëshit dhe 1 milionë e 327 mijëshit unë kam përshtypjen, se këtu në Gjirokastër është vendi i duhur për të mbështetur aritmetikën sepse edhe aritmetika është në hall të madh, aritmetika ka hyrë në një situatë të panjohur për të sepse në Shqipëri është bërë e interpretueshme edhe aritmetika, 7x7=42. Ne habiteshim dhe qeshnim por nuk kishim parë gjë akoma sepse u bë 7x7 6 milionë tani me këtë kontratën e patriotëve që befasisht 3 patriotë nga e njëjta familje në Tropojë ju lindi në zemër të nxjerrin 6 milionë që të mbrojnë Shqipërinë nga unë dhe nga ju dhe që të tregojnë në Amerikë se sa e bukur është këneta.

Është e habitshme se si pastaj, shikoja në një nga ato raportet që më vijnë, në kënetë thuhet: ‘’po ça kanë këto, ça janë këto 6 milionë? këto s‘janë asgjë në krahasim me ça ka bërë narkoregjimi; këto s’janë asgjë në krahasim me ç’ka bërë Edi Rama’’. Domethënë është fundi ky, fundi”, tha Rama./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

“Kam qejf ta ha të gjallë Ramën”, Alizoti nga Peqini: Megjithëse ai nuk hahet, vetëm po t'i hedhësh kripën e Nusretit

Zgjedhjet/ Edhe 8 ditë FUSHATË, Rama-emigrantëve: Votoni! Berisha
Tomor Alizoti

PEQIN- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike Tomor Alizoti ka përsëritur deklaratën e tij të bujshme që tha disa ditë më parë në Elbasan. Në takimin e krydemokratit Sali Berisha në Peqin, Alizoti gjatë fjalës së tij tha se “kam qejf ta ha të gjatë kryeministrin Edi Rama”. Alizoti përsëriti thirrjen e Partisë Demokratike për një debat televiziv mes kryesocialistit Rama dhe kryedemokratit Berisha.

“Në fjalimin e fundit janë mërzitur shumë grupe kriminale dhe shumë ata që duhet të mërziteshin, sepse demokratët e kanë thyer frikën. Është fshehur duke bërë monolog me mikrofon para pasqyrës se ka frikë të përballet. Po deshi le të dali me mua se unë kam qejf ta ha të gjallë. Megjithëse se ai nuk hahet, vetëm po ti hedhë pak kripë Nusreti. Na ishte mërzitur Taulant Balla, e kuptoni sa qesharak. Çuni i Kristaqit e ka në gjenetikë i ha shokët e vetë. Doktor të kanë frikë doktor”, tha Alizoti./ZËRI

Poll

MOS HUMB