Rama mbyll fushatën në Shkodër: Ju nënvlerëson bufi, uroj të ndryshoni mos dilni nga treni i fitores së PS

SHKODËR-Kryeministri Edi Rama në takimin përmbyllës elektoral në Shkodër, u kërkoi qytetarëve që të ndryshojnë kursin që kanë bërë gjatë 33 viteve të fundit. Rama uroi që më në fund Shkodra të ndryshojë, t’i bashkohet fitores së socialistëve në të gjithë Shqipërinë.
Edi Rama: Shpresoj që Shkodra të mos dalë veç nga treni i fitores tonë në të gjithë Shqipërinë, që Shkodra ta ketë kapërcyer problemin psikologjik që kishte falë këtyre dy viteve se me thënë të drejtën ma ka nxi jetën. Vija këtu, fol e fol, kot. Bum! Humbje. Edhe thosha ca njerëzish janë këta, si ka mundësi që jetojnë mes plehrave, që jetojnë në këtë qytet që ka më shumë se të tjerët bekimet e zotit, me lum, liqen, det e mal dhe këta janë sikur jetojnë në 90. Të paktën të thonë po mirë mo hajt ta provojmë njëherë këtë budallin e gjatë. Se i provuam këta të mençurit dhe na mbajtën në bërllok. Komunizmi ka vdekur me kohë, edhe Shkodra i shërbente vetëm dy njerëzve një të vdekur dhe një të gjalli, që sot ka vdekur po kujton se është gjallë. I pari Enver Hoxha, matanë në botën tjetër, ka jetuar me kënaqësinë që shkodranët i qëndruan deri në fund mallkimit të tij dhe u vetë izoluan me një komunizëm që nuk ekzistonte më. I mbajti peng Hoxha 30 e kusur vite, ndërkohë që i besonin bufit që erdhi nga komunizmi dhe përdori të gjithë metodat e komunizmit. Madje edhe para një muaji e gjysmë prapë komunist deri në fund, nga ata më të këqinjtë. Se ka pasur burra të ndershëm komunista, por nga ana më të poshtrit që i thtoë PD hajde se do të bëjmë primare, dhe ku dolën fituesit i mori dhe i futi në bark. I zhduku. Kaq keq ka rënë pazari këtu në Shkodër? Kaq poshtë ka shku PD? Kaq shumë ju demokratët dhe shkodranët e mëdhenj iu nënvlerëson bufi sa iu ka sjellë Luçiano fake Pavarotti këtu në krye të listës? Por Luçianon Pavarottin të vërtetin Shkodra e ka dëgjuar msheftas. Tani sjell Luçianon nga Elbasani. Ç’punë ka ai këtu? Do të drejtojë Shkodrën? Kaq pa mend e pa tru as me drejtuar shtëpinë tuaj iu mendon bufi juve demokratëve të Shkodrës. Kaq çyryk ju di bufi ju, që s’keni një njeri t’ju drejtojë por ju sjell Luciano fake Bavarotin qëe e fitoi Elbasanin para 4 vitesh dhe doli dhe thoshte na e vodhi elektronika votat?
Rama nga Shkodra: Në 2013 shkollat nuk kishin shkumësa! Berisha: I vodhët, kishim dhe internet

TIRANË-Kreu i qeverisë Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha janë përplasur sërish në distancë. Shaka është bërë një deklaratë e Ramës nga qyteti i Shkodrës, ku tha se në vitin 2013, shteti shqiptar rrezikonte falimentin, madje nuk kishin as shkumsa në shkolla.
Edi Rama: Shqipëria në 2013 ishte në fije prag të kolapsit të dytë të ngjashëm me piramidat. Borxh ndaj kompanive ishte shumë i madh. Popuplli e ka shpëtuar vendin në fije të perit. Asnjë rrugë nuk kishte përfunduar, ishin tendera për të hapur gropa gjithandej e për t’u rënë daulleve se po punojmë. Nuk kishte shkumësa në shkolla, sepse nuk kishte më lekë. Invalidët nuk kishin marrë më asnjë lek, 40 mln euro i kishte shteti atyre dilnin me karroca e paterica në protesta po i mbysnin në dru.
Gjatë fjalimit të tij në Tropojë Berisha iu përgjigj kryeministrit Edi Rama duke deklaruar se në atë periushë shkollat kishin kompjuter me internet dhe vazhdoi duke akuzuar se i ka vjedhur Rilindja.
Sali Berisha: Deklaroi sot se në 2013 shkollat shqiptare nuk kishin shkumësa. Kishim 26.500 kompjuter dhe kishte internet që e blinim nga sateliti. Por i vodhi Rilindja. Është njeri i cili nëse në Vlorë ia thash një të vërtetë, do të betohem para Isamil Qemalin se këtë tradhtar do ta çoj në Beograd ku e ka vendin. Këtu betohem se nuk do të dalë dot nga kufiri shqiptar pa dhënë llogari për të këqijat që u kë bërë shqiptarëve.
Berisha mbyll fushatën në vendlindje: Sot qeveris argati i Vuçiç! Tropojasit s'duhet të votojnë PS

TROPOJË-Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi këtë të dielë takimin përmbyllës të fushatës në vendlindjen e tij, në Tropojën, që sikurse tha, nuk do e ndërronte me asnjë vend tjetër.
Sali Berisha: Edhe 1 mijë herë, po të zgjidhej vendlindja, nuk do zgjidhja kurrë një vend tjetër përveç Tropojës. Por, unë vij sot në Tropojën Madhështore, në një kohë kur madhështia e vendit dhe Tropojës ka bjerrur si rrallë herë në historinë e saj, kur këtë tokë të bekuar e braktisin çdo muaj djemtë dhe vajzat e saj. Sot në Tropojë pasuritë e saj nuk janë të qyfterëve, taksat e tyre nuk shkojnë për rroga dhe pensione, sot vendi qeveriset nga konglomeratë, e pushtetit me krimin. Tropoja është vendi i njerëzve krenarë, atdhetar. Sot, në Tiranë qeveris një njeri që bota e ka quajtur kryeministri me i mirë i Serbisë pas Pashiqit, qeveris një argat i Vuçiçit.
Në fjalën e tij Berisha u bëri thirrje banorëve të mos votojnë Partinë Socialiste, pasi kjo do të ishte tradhti.
Sali Berisha: Mos votoni për Pashiqin shqiptar sepse keni tradhtuar gjakun e sakrificat e të rënëve. Rama nuk ka asgjë shqiptare. U ndry 3 muaj pa dalë para asnjë gazetari e donte t’ju mashtronte me buf, kënetë, çyryk, zhapinj. Kërkonte që të zezat që ju ka bërë ju t’i mbulojë si hokatar. Me banalitete, me tallje. Por kë tallte ai? Tallte qytetarin. Organizonte mbledhje si në vitet ’50 veçmas me burrat e veçmas me gratë.
'Në 2013 Shqipëria ishte në fije të kolapsit", Rama: Na dukej tmerr aritmetika e Lulit, tani 7x7 bëjnë 6 mln

SHKODËR-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim pasqyrues të investimeve dhe punëve 10-vjeçare nga qeveria, në Shkodër dhe rang kombëtar.
Rama deklaroi sot se niveli i papunësisë në vend ka zbritur për herë të parë nën 9%, duke e cilësuar këtë si një arritje historike për ekonominë shqiptare. Rama ironizoi opozitën duke thënë se “e dëgjonim Lulin, artistin, kur thoshte ‘7×7=42’, dhe na dukej një tmerr i madh, tani eshte 7×7=6 milionë’, dhe ka edhe një x pas saj sepse nuk dihet çfarë ndodh më pas.”
Edi Rama: Prodhimi i brendshëm është rritur me 2.5 herë. Projeksionet tona nuk janë si përrallat e bufit, si këto që lëshojnë partitë që vijnë vërdallë, janë projeksione të qeverisë së vendit, nuk janë projeksione për të marrë vota. Punojmë shumë me ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë. Drejtpërdrejtë me mua punon krye ekonomisti i Merkel që punoi me të për 10 vite. Nuk mund të dalim si qeveri të bëjmë projeksione surreale sepse pa mbaruar mbledhja me vjen një telefonate nga grupet negociatore e më thonë, çfarë është kjo? Sepse negociatat janë marrëveshje mes një shtëpie të pasurish me 27 anëtarë dhe një shteti që duhet të kalojë check up dhe të provojë që është një shtet me institucione që flet e bën gjërat siç duhet. Nuk mund të hedhim fishekzjarrë e të themi do të bëjmë 500 euro pensionet. Ne nuk jemi në garë me Gjermaninë, dikur ishim të dytët pas tyre. Ne krahasohemi me veten dhe rajonin. Jemi në një rajon që ishte më parë se ne. Që ka trashëguar një bazë industriale që ne e shkatërruam në fillim të viteve 1990. Për herë të parë niveli i papunësisë është nën 9%. Nuk qëndron pretendimi i tyre se është ulur pasi janë larguar njerëzit, jo është llogaritur në bazë të fuqisë punëtore. Këto janë shifrat, se jemi në hall edhe me matematikën sot. Ku thoshte Luli artisti 7×7=42 na dukej një tmerr i madh. Tani është 7×7=6 mln dhe ka edhe një x më pas sepse nuk dihet se çfarë ndodh më pas.
Rama deklaroi se me ardhjen në qeveri, shpëtoi vendin nga kriza, ku sipas tij në vitin 2013, shteti shqiptar rrezikonte falimentin.
Edi Rama: Borxhi i fshehur kishte bllokuar qeverinë. Shqipëria në 2013 ishte në fije prag të kolapsit të dytë të ngjashëm me piramidat. Borxh ndaj kompanive ishte shumë i madh. Popuplli e ka shpëtuar vendin në fije të perit. Asnjë rrugë nuk kishte përfunduar, ishin tendera për të hapur gropa gjithandej e për t’u rënë daulleve se po punojmë. Nuk kishte shkumësa në shkolla, sepse nuk kishte më lekë. Invalidët nuk kishin marrë më asnjë lek, 40 mln euro i kishte shteti atyre dilnin me karroca e paterica në protesta po i mbysnin në dru.